AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Bullgaria nderon gjahtarët vigjilentë të migrantëve

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjestarë të Organizatës Nacionaliste për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë. Foto: Facebook/OBZG

Policia i ka dhënë një çmim një grupi vullnetar të “patrullës kufitare” që ka fituar popullaritet në Bullgari, ku grupe të njerëzve të zakonshëm kapin emigrantët dhe ia dorëzojnë ata autoriteteve.

Pjestarë të Organizatës Nacionaliste për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë. Foto: Facebook/OBZG
Pjestarë të Organizatës Nacionaliste për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë. Foto: Facebook/OBZG

Policia kufitare e Bullgarisë ka dhënë një çmim për një patrullë kufitare vullnetare që ka ndaluar 23 refugjatë pranë kufirit të vendit me Turqinë, tha të enjten shefi i policisë kufitare Antonio Angelov.

Shefi i policisë kufitare megjithatë i tha vullnetarëve, të cilët janë pjesë e Organizatës Nacionaliste për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë, të informojnë policinë herën tjetër që ata do të shkojnë në patrullë në pyjet në afërsi të kufirit në mënyrë që autoritetet të mund të reagojnë shpejt nëse ata hasin përsëri një grup emigrantësh.

“Dua t’i inkurajoj ata, sepse kanë reaguar shumë mirë. Grupi i migrantëve ishte mjaft i qetë, por nuk është gjithnjë kështu,” tha Angelov për televizionin bullgar Nova.

“Ky patrullim vullnetar është shumë i rrezikshëm. Nuk është një lojë fëmijësh,” tha ai.

Sipas uebsajtit të Organizatës për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë, më 3 prill, 11 anëtarë të grupit dolën për një shëtitje në pyll me një skuadër nga programi televiziv “Toka e Askujt”.

Ata vunë re një grup prej 23 emigrantësh – 18 burra, tri gra dhe dy fëmijë – dhe i ndalën si dhe telefonuan policinë kufitare. Vullnetarët nuk mund të jepnin vendndodhjen e tyre të saktë për autoritetet, ndaj i shoqëruan refugjatët në fshatin më të afërt, Bliznak.

Policia mbërriti një orë më vonë dhe mori në pyetje patrullën dhe gazetarët për një orë në lidhje me aktivitetet e tyre para se t’i linte të largoheshin.

“Çdo shtetas bullgar ka të drejtë të ecë në pyjet e shtetit. Ndalimi i emigrantëve dhe njoftimi i policisë është detyrimi ynë qytetar”, tha në një deklaratë Organizata për Mbrojtjen e Shtetasve Bullgarë.

Ajo  i bëri thirrje më shumë bullgarëve të “ecnin nëpër pyje” që të ketë më shumë mundësi “të ndalnin skemën anti-bllugare të trafikimit”.

“Ne duam të ndihmojmë shtetin”, tha organizata.

Arrestimet e qytetarëve nuk janë të lejuara sipas legjislacionit bullgar, por ato janë bërë popullore në mesin e grupeve nacionaliste që rregullisht patrullojnë zonën përreth kufirit të Bullgarisë me Turqinë.

Ka pasur pak kundërshtim për aktivitetet e tyre në Bullgari.

Grupi i të drejtave të njeriut, Komiteti bullgar i Helsinkit muajin e kaluar i ka bërë thirrje zyrës së prokurorit të shtetit të hetojë rastin e 29-vjeçarit Dinko Valev nga qyteti jugor bullgar Yambol.


Valev kishte pranuar në televizionin kombëtar se ai kishte ndaluar me forcë një grup prej 12 emigrantësh.

Vlerësuar nga moderatori i televizionit për kapjen e 12 emigrantëve “me duart e tij”, ai shpejt fitoi popullaritet kombëtar dhe mbështetje të gjerë publike.

Më 25 mars, dhjetëra njerëz protestuan kundër marrjes në pyetje të Valev nga policia në Burgas, një qytet në bregun e Detit të Zi.

Një tjetër grup të rinjsh nga Burgas, që e quan veten Skuadra Civile për Mbrojtjen e Grave dhe Besimit, ka pranuar gjithashtu se ka bërë patrullimin e kufijve dhe madje duke i detyruar emigrantët që kishin hyrë tashmë në Bullgari të ktheheshin përsëri në Turqi.

“Nëse jeni një imigrant i paligjshëm, ne do t’ju kthejmë në një mënyrë apo në një tjetër,” tha për uebsajtin lentata.bg një anëtar i skuadrës që mbante një veshje antiplumb.

Ai mohoi të ketë rrahur refugjatët.

Ai shpjegoi se emigrantët mendojnë se vullnetarët janë policë, ndaj dorëzohen, duke besuar se do të regjistrohen si azilkërkues në Bullgari.

“Por ne nuk duam t’i regjistrojmë këtu,” tha ai.

Në seancën dëgjimore në parlament të enjten, ministrja e brendshme Rumyana Bachvarova i bëri thirrje publikut të mos ndërhyjë në punën e policisë që ruan kufijtë e vendit, por i kërkoi atyre të lajëmronin autoritetet nëse vinin re kalim të paligjshëm.

Bachvarova shtoi se gardhi 130 kilometra në kufirin me Turqinë, që Bullgaria po ndërton për të ndaluar emigrimin e paligjshëm, do të përfundojë në fund të qershorit.

Etiketa: azilkërkuesBullgariBullgariaFacebookgazetargrambështetjeMjaftParaparlamentPoliciaPunëPYJepyjetSHTokaTurqivullnetarë
Tjetri
Inflacioni, sërish pranë zeros, në mars qe 0.3 për qind

Inflacioni, sërish pranë zeros, në mars qe 0.3 për qind

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.