AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Brexiti dhe balanca e pushtetit

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të shkaktonte një mungesë të madhe balancash brenda Europës, por edhe në marrëdhëniet me SHBA-në dhe përkundër fuqive të mëdha të si Rusia dhe Kina.

Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.
Kryeministri britanik David Cameron bën një deklaratë në 10 Downing Street në Londër. 20 shkurt 2016.

Britania iu bashkua atij që u bë Bashkim Europian në vitin 1973. Këtë vit, më 23 qershor, do të mbajë në referendum nëse do të largohet apo jo. A duhet?

Sondazhet aktuale tregojnë një ndarje të madhe të elektoratit. Kryeministri David Cameron pretendon se koncesionet që ka fituar nga partnerët e Britanisë në BE duhet të mjaftojnë për të pushuar shqetësimet e njohura rreth humbjes së sovranitetit në Bruksel dhe një fluksi të punëtorëve nga Europa Lindore. Por Partia Konservatore e Cameron dhe kabineti i tij janë thellësisht të ndarë, ndërsa kryetari populist i Londrës, Boris Johnson, është bashkuar me mbështetësit e daljes së Britanisë.

Çështja e kostove dhe përfitimeve të anëtarësisë së Britanisë në BE ka ndarë edhe shtypin britanik gjithashtu. Shumë publikime të qarkullimit në masë mbështesin “Brexit”, ndërsa shtypi financiar mbështet vazhdimësinë e anëtarësimit në BE. The Economist, për shembull, thekson se rreth 45 për qind e eksporteve britanike shkojnë në vende të tjera të BE-së dhe se atmosfera për negocim të një marrëveshje tregtare post-Brexit do të ishte e ngrirë.

Për më tepër, BE-ja e ka bërë të qartë te jo-anëtarët, si Norvegjia dhe Zvicra se mund të kenë akses të plotë në tregun e përbashkët vetëm nëse pranojnë shumicën e rregullave, përfshirë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të kontribuojnë në buxhetin e BE-së. Me fjalë të tjera, një Britani jashtë Unionit do të fitonte pak në kuptimin e “sovranitetit”; përkundrazi do të humbiste votat dhe ndikimin në lidhje me pjesëmarrjen në tregun e përbashkët. Ndërkohë, qendrat financiare rivale si Parisi dhe Frankfurti do të kapin shansin të krijojnë rregullat që do t’i ndihmojnë ato të fitojnë bizneset e Londrës.

Një tjetër komplikacion është politik: shtimi i nacionalizmit në Skoci dhe efektin e Brexit në mbijetimin e Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2014, Skocia votoi në një referendum për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar; por nacionalistët fituan thuajse shumicën e ndenjësve të Skocisë në zgjedhjet e përgjithshme tetë muaj më pas. Me opinionin skocez më pro-europian se në Angli, shumë besojnë se Brexit do të çojë në një tjetër referendum për pavarësi. Cameron mund të kujtohet si kryeministri që ndihmoi në ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar (dhe me gjasa të Europës).

Në Shtetet e Bashkuara, administrata e presidentit Barack Obama ka theksuar qartazi se beson se Britania dhe Europa janë më të forta së bashku. Ilusioznet e një marrëdhënie speciale me SHBA-në që zëvendëson influencën e Europës janë të gabuara. Por britanikët do të peshojnë gjithashtu mbështetjen e Brexit dhe një dorë amerikane në këtë matje nuk do të ishte produktive.

Njëkohësisht, në fjalët e Douglas Alexander, ish-sekretari i huaj i Laburistëve, “që nga fundi i luftës së dytë botërore, Amerika ka qënë një operatori i sistemit të rendit ndërkombëtar ndërtuar mbi një mbështetje të fortë të Aleancës së Transatlantikut mbi dy shtylla, atë të NATO-s dhe BE-së. Nëse Britania largohet nga BE-ja, aleati më i afërt i Amerikës do të marxhinalizohet… dhe i gjithë projekti europian do të jetë në rrezik të shthurjes pikërisht atëherë kur kërcënime të reja ekonomike dhe të sigurisë përballen me Perëndimin”. Nuk është çudi që Kremlini i Vladimir Putin do të mirëpriste Brexitin dhe të ndërhynte në politikat e brendshme të vendeve europiane në përpjekje për të dobësuar BE-në.

Pasojat gjeopolitike të Brexit mund të mos shfaqen menjëherë. BE-ja mund ta përballojë përkohësisht. Por do të ketë dëm në aspektin e misionit të Europës dhe në tërheqjen e fuqisë së butë. Sigurimi i stabilitetit financiar dhe menaxhimi i imigracionit do të jetë gjithashtu më i vështirë.

Përveç një rigjallërimi  të separatizmit skocez, kthesa për nga brenda e Britanisë në vitet e fundit mund të përshpjetohet. Dhe në plan afatgjatë, pasojat e balancës globale të pushtetit dhe rendit liberal ndërkombëtar –në të cilin Britania ka një interes të fuqishëm kombëtar – do të ishin negative.

Kur vepron si një entitet, Europa është ekonomia më e madhe në botë dhe popullsia prej rreth 500 milionë konsiderohet më e madhe se 325 milionë e Amerikës. Ka tregun më të madh botëror, përfaqëson 17 për qind të tregtisë botërore dhe mbart barrën e thuajse gjysmës së ndihmës së huaj në botë. Ka 27 universitete të renditura në 100 më të mirat në botë dhe industritë kreative të saj kontribuojnë në 7 për qind të PBB. Të ardhurat amerikane për frymë janë më të larta, por në kuptimin e kapitalit njerëzor, teknologjisë dhe eksporteve, Europa është më tepër një e barabartë në aspektin ekonomik.

Për nga shpenzimet ushtarake, Europa është e dyta pas SHBA-së, ku llogaritet për 15 për qind të totalit botëror, krahasuar me 12 për qind të Kinës dhe 5 për qind të Rusisë. Sigurisht, ai numër është diçka që të çon në keqkuptim, duke qenë se Europa ka mungesë të integrimit ushtarak. Franca dhe Britania janë dy burimet kryesore të ekspeditës europiane të fuqisë.

Burimet europiane dhe të SHBA po forcohen të dyja. Investimi direkt në të dy udhëheqësit është më i lartë sesa në Azi dhe tregtia SHBA-Europë është më e balancuar se tregtia SHBA-së me Azinë. Në nivel kulturor amerikanët dhe europianët ndajnë vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut më shumë se kushdo tjetër në çdo rajon të botës.

Përballur me një rritje të Kinës, një Rusie në rënie por ende të rrezikshme dhe perspektivës së zgjatjes së trazirave në Lindjen e Mesme, bashkëpunimi i afërt transatlantik do të jetë thelbësor për të ruajtur një rend liberal ndërkombëtar në kuptimin afatgjatë. Pranimi i faktit se Brexiti, duke dobësuar si Europën dhe Britaninë, do të bënte më të mundshëm një sistem ndërkombëtar të çrregullt, duhet ta kthejë peshore në favor të ruajtjes së status quo-së.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Brexit and the Balance of Power

Etiketa: AmerikaAngliBarack ObamaBashkimi EuropianBEBoris JohnsonBrexitBritaniBrukselEkonomiaEuropaFrancaKinaKoncesionetKremliniLondërmarrëveshjeMASNATOndarjePartiaPartia KonservatorePBBpopulistProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëPutinrajonReferendumrrezikRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSigurimiVladimir PutinZgjedhjetZvicra
Tjetri
Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (8)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.