AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kredia e keqe sërish në rritje, në shkurt shkoi 20 për qind

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Megjithë se reduktimi i portofolit të kredive të këqija ka qenë prej dy vjetësh objektivi kryesor i politikave të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë, një sukses i lehtë i shënuar vitin e kaluar u përmbys në muajtë e parë të këtij viti.

Kreditë e këqija pësuan një rritje të re gjatë muajit shkurt 2016, duke zhgënjyer shpresat për rigjallërim të shpejtë të sektorit të kreditimit bankar. Të dhënat statistikore të publikuara nga Shoqata e Bankave, tregojnë se kreditë e këqija u rritën në 18.9 për qind të totalit të portofolit të kredive në fund të shkurtit, nga 18.4 për qind që ishin në janar dhe 18.2 për qind që ishin në dhjetor.

Totali i kredive të këqija për rrjedhojë u rrit nga 106.6 miliardë lekë që qe në dhjetor, në 110.8 miliardë lekë në shkurt. Vetëm gjatë muajit shkurt, portofoli i kredisë totale të dhënë nga bankat për ekonominë u rrit me 1.1 miliardë lekë ndërsa kredia e keqe, e cila përfshin kredinë që ka shënuar vonesa të gjata në shlyerjen e kësteve, u rrit me 3.1 miliardë lekë.

Kreditë e këqija konsiderohen si problemi kryesor pengues në rigjallërimin e rritjes ekonomike të vendit. Kreditë e këqija u rritën gjatë krizës së viteve të fundit nga 7 për qind që qenë në vitin 2009 në 24 për qind në vitin 2014. Disa vendime të Bankës së Shqipërisë detyruan bankat të fshijnë nga bilancet e tyre një pjesë të kredive të këqija, shpresat e rekuperimit të të cilave, qenë pothuajse zero. Kjo solli rënie të kredive të këqija në 18.2 për qind në dhjetorin e kaluar. Por rritja e shënuar në janar dhe shkurt sugjeron se problemi është sërish larg zgjidhjes.

Kreditë e këqija në një masë të madhe kontrollohen nga një numër i vogël biznesesh, të cilat do të duhet të falimentohen ose ristrukturohen për të zgjidhur problemin. Gjithsesi, për shkak të pengesave të karakterit politik, plani për të zgjidhur problemin e kredive të këqija rezulton se nuk ka ecur siç duhet.

Për shkak të volumit shumë të lartë të kredive të këqija, bankat duket se ngurojnë të japin kredi të re, e cila, në një situatë tjetër, do të mund të rigjallëronte investimet dhe punësimin në ekonomi.

Sa i përket bilancit të bankave, ato janë në gjendje të dalin me fitime shumë të larta pasi kanë ulur normat e interesit të depozitave në pothuajse zero dhe kanë mbajtur relativisht të larta normat e interesit të kredive, ndërkohë që sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga komisionet që faturojnë për shërbime të ndryshme bankare, shërbime që biznesi dhe individët detyrohen t’i përdorin sepse kështu është detyrimi ligjor.

Etiketa: BankatekonomikredikrediaMASPunëSHShoqata e Bankaveshqip
Tjetri
Maqedonia dhe Greqia grinden për refugjatët

Maqedonia dhe Greqia grinden për refugjatët

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.