AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia dhe Greqia grinden për refugjatët

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Përplasjet e dhunshme mes refugjatëve dhe forcave të sigurisë në kufirin Greqi-Maqedoni kanë hapur një mosmarrëveshje të re diplomatike mes Shkupit dhe Athinës.

Refugjatët vrapojnë nga gazi lotsjellës i policisë Maqedonase në kufirin Greqi-Maqedoni. Foto: Beta/(AP Photo/Amel Emric)
Refugjatët vrapojnë nga gazi lotsjellës i policisë Maqedonase në kufirin Greqi-Maqedoni. Foto: Beta/(AP Photo/Amel Emric)

Athina ka dërguar dy notë-protesta diplomatike në Shkup të hënën, duke akuzuar forcat e sigurisë maqedonase se kanë përdorur forcë të tepruar kundër refugjatëve gjatë përleshjeve që shpërthyen një ditë më parë pasi ata u përpoqën të kalojnë kufirin.

Autoritetet maqedonase kanë bërë kundër-akuza, duke thënë se policia greke nuk ka bërë asgjë për të parandaluar disa mijë refugjatë që u përpoqën të hynin me forcë në territorin e Maqedonisë të dielën.

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Shkup, ambasadori Theoharis Lalakos, ka dërguar dy nota proteste të hënën në mëngjes, tha ministria e jashtme greke.

“Përdorimi i dhunës në asnjë mënyrë nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit të refugjatëve dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare,” tha ministria greke.

Ajo i kërkoi Maqedonisë të “shfaqë përgjegjësinë e duhur, vetëpërmbajtje dhe seriozitet”, ndërsa përballet me situata të tilla në të ardhmen.

Foto: BETA
Foto: BETA

Ministria e brendshme e Maqedonisë, tha për BIRN të hënën, megjithatë, se policia greke nuk ka bërë asgjë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Jemi vërtet të habitur nga reagimi grek në një situatë në të cilën forcat e policisë greke vetëm qëndruan atje dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe për të parandaluar këta njerëz nga sulmi i kufirit tonë”, ka thënë një burim nga ministria e brendshme e Maqedonisë në kushte anonimiteti.

Një total prej 23 oficerësh të sigurisë të Maqedonisë u plagosën gjatë incidenteve të së dielës në kufirin jugor me Greqinë. Mjekët pa Kufij, një organizatë mjekësore, raportoi se po trajtohen të paktën 300 persona pas përleshjeve, gjatë së cilës u përdorën me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ministria e jashtme e Maqedonisë është ankuar gjithashtu duke pretenduar mosbashkëpunim nga ana e policisë greke.

“Autoritetet maqedonase kërkuan angazhimin e autoriteteve policore greke, ndërsa sulmet e dhunshme nga territori grek vazhduan në terren. Ka pasur kërkesa të vazhdueshme për bashkëpunim, shkëmbimi informacioni dhe veprim parandalues ​​për të përmbajtur trazirat e dhunshme të emigrantëve dhe kalimin e paligjshëm të kufirit nga Greqia në territorin e Maqedonisë,” tha ministria në një deklaratë.

Përleshjet në kufirin greko-maqedonas, në afërsi të kampit të refugjatëve Idomeni, filloi herët të dielën, pas një përpjekje të dështuar për të negociuar me një grup të refugjatëve që këmbëngulnin për të hyrë në Maqedoni.

Një grup prej rreth 1.000 deri 2.000 persona, kryesisht të rinj kanë filluar protestën në pikën kufitare, duke hedhur gurë ndaj forcave të sigurisë. Policia tha se u përgjigj me gaz lotsjellës.

Mjekët pa Kufi tha megjithatë se kishte trajtuar njerëz me plagë që dukej të ishin qenë shkaktuar nga plumbat e gomës.

Foto: BETA
Foto: BETA

Gjatë përleshjeve, një pjesë e gardhit kufitar me tela me gjemba të Maqedonisë u prish, por policia tha se i kishte penguar refugjatët nga hyrja në Maqedoni.

Më vonë gjatë ditës, përleshjet shpërthyen përsëri kur një grup prej rreth 500 deri në 1.000 njerëzish, jo shumë larg nga vendi i incidentit të parë, arritën të prishnin gardhin me tela me gjemba dhe u përleshën me policinë. Pas disa orësh, grupi u tërhoq në drejtim të Greqisë.

Situata u qetësua në mbrëmje, kur refugjatët u kthyen në territorin grek. Autoritetet maqedonase kanë raportuar se situata të hënën në mëngjes ishte më e qetë.

Rreth 11.000 njerëz kanë ngecur për disa javë në Kampin Idomeni pasi nuk janë në gjendje të kalojnë kufirin maqedonas dhe të udhëtojnë më në veri drejt Europës qendrore dhe perëndimore.

Vendet e Ballkanit i mbyllën rrugën emigrantëve në mars, duke krijuar një ngushtim të mundshëm të refugjatëve në Greqi.

Foto: BETA
Foto: BETA
Foto: BETA
Foto: BETA
Etiketa: AkuzaAthinaBIRNDhunëgazGreqiGreqiaKufiMaqedoniMaqedoniaMinistria e BrendshmeMjekmjekëpaktPoliciaProtestaprotesteSHShkup
Tjetri
Përse Brexit nuk është patriotik

Brexiti dhe balanca e pushtetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.