AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Bomba te farmacia e babait të ministrit Tahiri mbetet pa autor

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të policisë, duke vëzhguar farmacinë e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi është dëmtuar nga një shperthim eksplozivi | Foto nga Gent Shkullaku/LSA

Prokuroria njoftoi se hetimet ndaj disa të dyshuarve si autorë të bombës, së shkurtit 2015, referuar si “Dosja Gjuta”, kanë dështuar për mungesë provash dhe se ngjarja mbetet zyrtarisht pa autor të njohur nga autoritetet.

Forca të policisë, duke vëzhguar farmacinë e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi është dëmtuar nga një shperthim eksplozivi | Foto nga Gent Shkullaku/LSA
Forca të policisë, duke vëzhguar farmacinë e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, pasi është dëmtuar nga një shperthim eksplozivi | Foto nga Gent Shkullaku/LSA

Një bombë që shkatërroi farmacinë Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në shkurt 2015, rrezikon të mbetet mister i pazbardhur pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se hetimet ndaj të dyshuarve për këtë ngjarje po mbyllen pa rezultat.

Bomba, e cila shpërtheu më 10 shkurt 2015, u interpretua si një presion i paprecedent i krimit ndaj ministrit të brendshëm, u shoqërua me hetime intensive, dhe me akuza të shumta politike. Dy javë më vonë, më 26 shkurt, Policia e Shtetit kreu një operacion të gjerë duke arrestuar katër të dyshuar dhe duke shpallur në kërkim tre të tjerë.

“Strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një pune intensive dhe profesionale, arritën në sigurimin e provave të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol dhe të mbetur në tentativë,” deklaroi më 26 shkurt Artan Didi, në atë kohë, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Një natë më parë qenë arrestuar si të dyshuar për “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruk, Erjon Dule, si dhe qenë shpallur në kërkim Vladimir Gjuta, Baftjar Bruka.

Por sot, (13 prill 2016), një vit më pas, që të gjithë të dyshuarit pritet të lirohen nga këto akuza për mungesë provash.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme”- thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjitshshme. (Kliko këtu për të parë njoftimin).

Po kështu, organi i akuzës njofton se ka vendosur të pushojë procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria argumenton se vendimi i pushimit të hetimit për këtë vepra të rënda kriminale është marrë pasi nuk siguruan fakte që të provonin se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të vendosjes së sasive të tritolit në kryeqytete.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme”-thuhet në njoftimin zyrtar. Po kështu grupi i hetimit të dosjes “Gjuta” nuk ka mundur të grumbullojë të dhëna konkrete për motivin se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

E ndërsa prokuroria ka mbyllur hetimet, ndaj fisit “Gjuta”, ngjarjet që tronditen kryeqytetin vazhdojnë të mbeten pa autor. Ndërkohë ndryshimi i rrjedhës së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk i sjellë lirin Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës. Ata do të vazhdojnë të jenë nën masën e sigurimit ”arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vepra të tjera penale, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit.

Vladimir Gjuta, 35 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, është i skeduar si një person me preçedent kriminal. Ai  është arrestuar disa herë nga Policia në kohë të ndryshme për “Kundërshtim me dhunë të Punonjësve të Policisë dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”.  Ndaj tij, vijojnë hetimet nga Prokuroria e rrethit të Kukësit, për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit me iniciale A.T, në Durrës, si dhe është i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” , ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Po kështu, edhe  shtetasi, Baftjar Bruka, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, është nën hetim  për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë”  dhe “Armëmbajtje pa leje”, ngjarje këto për të cilat ai akuzohet në vitin 2013.

Etiketa: AkuzaArmëArrestbombaBurgDosjaDurrësGjykataGjyqHetimhetimeHetimetMASoperacionPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSajmir TahiritritolVendimivrasje
Tjetri
Ekonomitë e Ballkanit përgatiten për ndikimin e Grexitit

Çfarë ka të gabuar me normat negative të interesave?

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.