AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (9)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nuk ka asnjë mundësi që të gjithëve t’u pëlqejë dasma jote; do të keni të paktën një grindavec që do të gjejë diçka për të cilën mund të ankohet. Nuk ka problem – të paktën nuk je ti personi që po ankohet!

Dusica, blogPlanifikimi i një dasme nuk është edhe aq qejf megjithëse ne shtiremi sikur është. Kalon ditë dhe javë duke bërë gjithçka që duhet që ëndrrat të të bëhen realitet, por në të vërtetë shpesh bie dakord për atë që të ofrohet. Nëse ngjan naive (dhe gjithashtu e sjellshme), ata do të përfitojnë prej teje, do të rrjepin dhe do të bëjnë gjithçka duke i rënë shkurt.

Shumica e tregtarëve janë të sjellshëm dhe gjithçka shkon vaj deri në çastin kur i jepni kërkesat tuaja. Fillojnë “nuk e bëjmë dot këtë” dhe kështu me radhë. Ata do të thonë se ngjyrat që ke përzgjedhur janë “qesharake” dhe “askush nuk e ka bërë këtë” dhe papritur fillojnë të justifikojnë përse diçka nuk do të bëhet apo nuk është e përfshirë në paketë, megjithëse të kanë bërë kastile të mendosh se gjithçka ishte në rregull.

Nuk mund ta parandaloni të gjithë këtë, por të paktën mund të përgatiteni dhe të siguroheni që të bëni pyetjet e duhura (nëse nuk po përdorni një planifikues dasmash, por po e organizoni të gjithën vetë, si unë).

E di që shumicën e herëve gjërat funksionojnë shumë mirë në fund dhe unë vazhdoj ta ngushëlloj veten, në përpjekje për ta besuar ëktë. Nga ana tjetër, i gjithë shqetësimi mund të jetë edhe fitimprurës: mund të humbni ca kilogramë ndërsa ata luajnë me nervat tuaja, kështu dieta bëhet më e lehtë.

Gjithsesi, të kthehemi aty ku e lashë, jo të gjithë do ta pëlqejnë dasmën tuaj. Qindra gjëra mund të shkojnë gabim por në një farë mënyre besoj se gjithçka mund të rregullohet sipas rastit, përveç muzikës. Muzika na mori mëse një muaj për ta vendosur.

Kisha idetë e mia, ai të tijat dhe filluam të telefononim njerëzit. Morëm rreth gjashtë oferta dhe pyetëm për eksperiencat e njerëzve me to. Së fundmi, u përpoqëm të bëjmë një zgjedhje mes dy bandave. Sigurisht, një ishte e preferuara ime dhe tjetra e preferuara e tij.

Ndryshimi në çmim midis të dyjave ishte shumë i madh. Do të mendoni se do ta kishit marrë vendimin më të lehtë, por jo në rastin tonë. Banda ime ishte më e shtrenjtë. Isha e bindur se ata mund të bënin çdo gjë që ne donim dhe e kisha dëgjuar nga të gjithë se ishin të shkëlqyer në dasma. Por çmimi…

Për bandën e tij nuk kisha dëgjuar kurrë, ndaj shkuam ta dëgjonim një mbrëmje në një bar. Ishin mirë dhe ndërsa isha ulur atje, mendova: “më mirë të zgjedh këtë bandë dhe më pas të ankohem për ta gjatë gjithë jetës sesa të zgjidhet banda ime dhe të më vrasin në natën e dasmës sepse dolën keq”. Kështu që isha dakord me vendimin.

Epo, mendova se isha ok, por pastaj kuptova se duhej të përfshihesha më shumë në muzikë; mund të kesh ushqimin perfekt, dekorimin fantastik, mund të jesh po aq e bukur sa një mëkat, por nëse muzika nuk është mirë, dasma jote është një dështim. Ndaj i kërkova kryetarit të bandës një listë këngësh.

“Pse? Mos u shqetëso; do të shkojë shumë mirë”.

“Epo, nuk dua të shqetësohem, por e dua listë”.

“Nuk ka nevojë… dëgjo”, ai bën një pushim psikologjik: “Kjo nuk është dasma jonë e parë, e di!”

“Epo, është si të thuash, dasma ime e parë dhe dua ta bëj siç duhet”, u përpoqa të thosha me shaka.

“Në rregull, pa problem. Do të ta sjell listën”.

Disa javë më vonë patëm të njëjtën bisedë. Seriozisht, të njëjtën! Dhe pastaj, disa javë më pas, të njëjtën bisedë, por nën mosbesimin e tij të qartë se i kishin kërkuar një marrëzi! E pashë që ishte çasti të jepja një argument tjetër, me shpresën se do të mjaftonte ta bindja atë; e kam fjalën, nëse është një menaxher profesionist i bandës, apo çfarëdo qoftë.

Ndaj i them: “Dëgjo, a do të ketë ndonjë këngë për nënën e nuses, babain e nuses, vëllain e nuses dhe të tilla?”

“Sigurisht, përse jo, mjafton të kërkosh dhe ne do t’i luajmë”.

“Epo,” tani e bëra unë ndalesën psikologjike: “Ata janë të gjithë të vdekur, ndaj nuk mendoj se këngë të tilla do të vlerësoheshin. E kupton tani pse më duhet lista?”

Në rregull, thotë ai, do ta organizojë të hënën tjetër. Kanë kaluar tre të hëna. Ende nuk e kam listën.

Nuk e kam idenë nëse këta njerëz e kuptojnë se çfarë këngësh dua apo jo në dasmën time. A më kuptojnë? Çfarë problemi ka lista?

Nëse do të ishim në një vend tjetër në botë, do ta kisha marrë së pari listën dhe pastaj do të zgjidhja cilën bandë të zgjidhja. Nëse do të ishim gjetkë, do të bënte gjithçka që ta kënaqte gruan që do të martohej.

Por jo, ne jemi në Ballkan dhe përshkrimi i repertorit është: “E ke parasysh, ne luajmë muzikën që pëlqejnë njerëzit”, ose “do të shkojë gjithçka mirë”, ose “mos u shqetëso, e di pikërisht atë që do”.

Ata nuk e dinë. Ai nuk e di. Ata nuk na njohin dhe nuk kanë bërë kurrë një festë për neve. Nuk ia kanë idenë!

Pra, çfarë të bëj? Të mos e vras shumë mendjen dhe të mos më interesojë? Apo duhet të mos e vras mendjen dhe të shpresoj? Apo duhet ta kërkoj këtë listë deri në ditën e fundit? Apo ndoshta duhet të anuloj këtë bandë dhe të marr një tjetër?

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6), Dasma ime ballkanase prej të rriture (7), Dasma ime ballkanase prej të rriture (8),

Etiketa: BallkanBandaKEKESHpaktSHzgjedhje
Tjetri
Paradoksi i meritokracisë

Paradoksi i meritokracisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.