AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Studentët protestojnë kundër “zgjedhjeve burokratike” në Universitetin e Tiranës

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhjetëra studentë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër zgjedhjeve universitare dhe i bojkotuan ato. 20 prill 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup studentësh të Universitetit të Tiranës bënë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve universitare dhe shprehën zhgënjimin e tyre për situatën aktuale të arsimit të lartë në Shqipëri.

Dhjetëra studentë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër zgjedhjeve universitare dhe i bojkotuan ato. 20 prill 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Dhjetëra studentë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër zgjedhjeve universitare dhe i bojkotuan ato. 20 prill 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra studentë të universitetit të Tiranës, organizuar nga lëvizja “Për Universitetin” protestuan të mërkurën përpara Korpusit kundër zgjedhjeve universitare, duke i quajtur ato një farsë burokratike.

Protestuesit bënë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve universitare nga studentët, zëri i të cilëve sipas ligjit të ri të arsimit të lartë ka vetëm 10 për qind të peshës, ndërsa stafi akademik ka 90 për qind të vendimmarrjes. Vetëm për Universitetin e Tiranës pritet të përfshihen në proces rreth 800 pedagogë dhe 40 mijë studentë.

Ata mbanin pankarta si “Bojkoto”, “Arsim publik falas”, “Përfaqësimi është në krizë”, “Arsimi nuk është luks” dhe “Jemi studentë, jo klientë”

“Jemi mbledhur në këtë ditë të errët të demokracisë universitare për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj farsës zgjedhore, ku zgjedhja e cilitdo prej kandidatëve në listë nuk do të përbënte zgjidhje për universitetin, por fundosje të mëtejshme të tij, ku e njëjta burokraci e lodhur universitare synon riforcimin e pushtetit të saj”, thanë studentët protestues në deklaratën e tyre.

“Kjo nuk është demokraci, por burokracia që po shtyp çdo të drejtë studentore. Prej 25 vitesh na qeverisin të njëjtët klientë dhe të njëjtët burokratë”, tha në protestë Klodi Leka, një student aktivist.

“Sot është koha që të vendosim në vend demokracinë e shkelur nga klientelat private,” shtoi ai.

Protestuesit kritikuan gjithashtu urdhrin e ministrisë së arsimit për pajisjen me certifikatë të gjuhës së huaj të të gjithë studentëve përpara nisjes së studimeve master, duke argumentuar se kjo rëndon mbi kostot e arsimimit të tyre.

“Bojkotojmë sepse sot në votime kemi vetëm një alternativë: të zgjedhim të njëjtën kastë që ka shkatërruar universitetin. Vizioni i vetëm i kësaj kaste është të rrisë tarifat dhe të privatizojë universitetet,” tha Arlind Qori, profesori i universitetit të Tiranës.

Studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, të cilit ishin pjesë e protestës, kërkuan që godina e tyre të rikonstruktohej dhe të vazhdojë të shërbejë si ambient për studimet e tyre.

Studentët protestues performuan gjithashtu një votim simbolik, ku hodhën votën e tyre kundër situatës aktuale të universiteteve në Shqipëri.

Lëvizja “Për Universitetin” që proteston prej gati dy vjetësh për reformimin e universitetit publik në mënyrë që t’i japë më shumë të drejta studentëve dhe të jetë falas për të gjithë, paralajmëroi përshkallëzim të protestave.

Analiza: Zgjedhjet universitare, mes akuzave për kërcënim dhe indiferencës së studentëve

Dhjetëra studentë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër zgjedhjeve universitare dhe i bojkotuan ato. 20 prill 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Dhjetëra studentë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër zgjedhjeve universitare dhe i bojkotuan ato. 20 prill 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: aktivistArlind QoriArsimiBIRNdemokraciIvana DervishiKlodi LekamasterprotestuesSHshqipShqipëristudenttë drejtaTiranëvotimZgjedhjet
Tjetri
Histori të pa treguara të dëbimeve me dhunë në Kroaci gjatë luftës

Histori të pa treguara të dëbimeve me dhunë në Kroaci gjatë luftës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.