AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mos bëni budallallëqe ekonomike

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një investitor mbyll sytë në një qendër ndërmjetësimi në Fujang, Kina qendrore më 8 korrik 2015, gjatë krizës së madhe të bursave kineze. (Chinatopix via AP)

Për shtatë dekada, qeveria e SHBA-ve ka qenë zjarrfikësi kryesor i sistemit botëror. Përgjatë kësaj periudhe, ajo është marrë me një mori krizash në të gjithë botën dhe ka mësuar të vlerësojë lirinë e veprimit përballë konsistencës politike.

Një investitor mbyll sytë në një qendër ndërmjetësimi në Fujang, Kina qendrore më 8 korrik 2015, gjatë krizës së madhe të bursave kineze. (Chinatopix via AP)
Një investitor mbyll sytë në një qendër ndërmjetësimi në Fujang, Kina qendrore më 8 korrik 2015, gjatë krizës së madhe të bursave kineze. (Chinatopix via AP)

Më 20 gusht 2013, Shtetet e Bashkuara ishin gati për të nisur bombardime ajrore në Siri, ku më shumë se një mijë civilë patën vdekur në një sulm me gaz sarin të kryer nga ushtria e Presidentit Bashar al-Assad. Por pak orë para se të fillonin sulmet, Presidenti i SHBA-së Barack Obama i anuloi ato, duke habitur aleatët e Amerikës. Në vend të saj, diplomatët amerikanë inxhinjeruan një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në të cilën Rusia mori përgjegjësinë për heqjen e armëve kimike nga Siria. Lufta Civile e Sirisë vijoi, pa e bërë SHBA-në të angazhuar drejtpërsëdrejti në të.

Sipas intervistës së tij të fundit me Jeffrey Goldberg në The Atlantic, Obama “është shumë krenar” për çastin kur ai u mendua, vlerësoi dhe, duke kundërshtuar këshilltarët e tij, vendosi të mos e ndjekë “lojën model të Uashingtonit.” Jo të gjithë e duartrokitën këtë vendim. Sipas Goldberg, Hillary Clinton, në atë kohë Sekretare Shteti, privatisht u ankua se “nëse thua se do të bombardosh, duhet patjetër të bombardosh.” Por Obama refuzoi t’i japë prioritet kredibilitetit: “Të bombardosh dikë vetëm për të vërtetuar se je i gatshëm ta bombardosh,” tha ai, “është arsyeja më e keqe e mundshme për përdorimin e forcës.”

Qëndrimi i Obamës në këtë rast qe në përputhje me politikën e tij tashmë të famshme të jashme dhe të sigurisë: “Mos bëj budallallëqe.” Ky diktum dukshëm aludon për vendimin e gabuar të paraardhësit të tij për të ndërhyrë në Irak; por, në mënyrë më themelore, ajo shprej pëqasjen e Obamës për balancën e rreziqeve që mbartin zgjedhjet madhore në politikë. Dukshëm, ai nuk mendon se shqetësimet për besueshmërinë janë aq të mëdha sa t’ia lidhin duart. Përshtatshmëria e vendimit final ka më shumë rëndësi për të se sa konsistenca me deklaratat e mëparshme. Ruajtja e lirisë së zgjdhjes në trajtimin e një problemi është më e rëndësishme se sa dërgimi i mesazhit të duhur. Gjykimi nuk duhet të errësohet nga ‘parimet’.

Një nga gjërat që politika e sigurisë ka të përbashkët me politikën ekonomike është që ato detyrojnë qeverinë të zgjedhin mes minimizimit të rreziqeve të tanishme përballë ruajtjes së besueshmërisë afatgjatë. Debatet ekonomike shpesh vendosin përballë njëra-tjetrës ata që theksojnë gjykimin sipas rastit me ata që e shohin konsistencën si standardi i artë i një politike të mirë.

Kjo logjikë kosto-përfitim qe e dukshme në verën e vitit 2008, ndërsa kriza financiare botërore u afrua. Pasi qeveria e SHBA-ve vendosi të shpëtojë nga falimenti bankën e investimeve Bear Stearns dhe të mbështesë agjencitë e financimit të kredive për shtëpi

Fannie Mae dhe Freddie Mac, zemërimi nga ana e kongresit e detyroi Presidentin George Ë. Bush dhe administratën e tij të mos financojnë me para publike bankën tjetër të investimeve në telashe, Lehman Brothers. Kur u bë e qartë se asnjë investitor privat nuk do të paraqitej për të blerë Lehman, Thesari i SHBA-ve nuk pati burimet e nevojshme për të shmangur një katastrofë. Dhe katastrofa ndodhi më 15 shtator.

Balanca të tilla kosto-përfitime u shfaqën gjatë zhvillimit të krizës në eurozonë. Praktikisht të gjitha episodet e mëdha përfshinë zgjedhjen mes qëndrimit besnik ndaj parimeve të para dhe gjetjes së mënyrës për të zgjidhur një krizë që zhvillohet me shpejtësi. Por mantra e vetë Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel nuk qe e njëjtë me atë të Obamës. Për të, veprimi jokonvencional mund të justifikohet vetëm në kushtet e një krize ekzistenciale për stabilitetin e eurozonës. Kjo e ashtuquajtura doktrinë ultima ratio u përdor në mënyrë të përsëritur për të shtyrë për më vonë vendimet apo për të hedhur poshtë zgjidhjet e shpejta.

Është e vështirë të mbivlerësosh rëndësinë e kësaj dileme mes zgjidhjes së problemeve të tanishme dhe shmangies së gabimeve morale. Kjo dilemë është e gjithëpërhapur në financë dhe shfaqet shpesh në vendimet politike dhe monetare.

Një shkollë vendimi, mishëruar nga qeveria e SHBA-së, vlerëson rrezikun e shkeljes morale një shqetësim të vlefshëm por mendon se ajo nuk duhet të mbivlerësohet: “Zjarrfikëset nuk shkaktojnë zjarr,” deklaroi ish sekretari i Thesarit Tim Geithner (ose në fjalët e zëvendëskryetarit të Rezervës Federale Stan Fischer, “kondomët nuk shkaktojnë seks”). Gjermania është mishërimi i këndvështrimit tjetër: Pasojat afatgjata të çdo vendimi duhet të jenë përcaktuese në zgjedhjen e politikës dhe pritshmëria për garanci nuk duhet të shkaktojë sjellje të pakujdesshme.

Ekzistenca e një diference të tillë në sjellje nuk ka pse të na habisë: kosto-përfitimi është real në këtë rast dhe politikëbërësit mund të kenë këndvështrime të ndryshme në varësi të eksperiencës dhe parapëlqimeve të gjithësecilit. Shkolla gjermane e mendimit, për shembull, i jep rëndësi sistemit politik të rregullave të përhershme të lojës dhe ka tendencën t’i neglizhojë kostot afatshkurtra. Një arsye tjetër, ndoshta më e madhe, është fuqia. Për shtatë dekada, qeveria e SHBA-ve ka qenë zjarrfikësi themelor i sistemit botëror. Përgjatë kësaj periudhe, SHBA-të janë marrë me një mori krizash në të gjithë botën dhe kanë mësuar vlerën e lirisë së veprimit si alternativë ndaj konsistencës së politikave.

Pra çfarë mund të bëhet për të shmangur politikëbërjen ekonomike idiote? Ajo që ka më shumë rëndësi është transparenca gjatë procesit vendimmarrës dhe pas procesit. Shmangia nga rregullat e prera nuk duhet të sjellë arbitraritet. Një shkëmbim i shëndoshë i argumenteve dhe – veçanërisht kur urgjenca nuk lejon kohë për diskutime të gjata – nevojitet vetëdija që çdo vendim do të duhet të shpjegohet dhe justifikohet ex post. Transparenca është antidoti ndaj abuzimit me pushtetin diskrecionar. Debati dhe llogaridhënia mund të shërbejnë për të vrarë idetë e këqija.

Argumentohet se është më e lehtë të zbatohen politikat ekonomike se sa të veprohet në fushëbetejë. Por edhe vendimet ekonomike e financiare mund të kërkojnë shpejtësi dhe sekret. Kjo nuk është arsye që institucionet e rëndësishme të mos organizojnë proces efektiv të brendshëm që të sigurohen që kontrolli i duhur ex post do të kryhet. Në këtë drejtim, ka ende shumë gjëra për t’u bërë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Don’t Do Stupid Economic Stuff

Etiketa: Angela MerkelArmëBarack ObamadiplomatFinalgazGjermaniaIrakKinaKontrollikostoKrizakrizeLuftamarrëveshjeMerkelParaProject SyndicatePutinQeveriaRusiasekretSHSHBAshkollashtatorShtetet e BashkuaraSiriSiriaSulmTransparencaUrgjencaUshtriaVendimVendimetVendimiVladimir PutinZgjedhjetZjarr
Tjetri
Arti shqiptar nuk është shkëputur ende nga politika

Arti shqiptar nuk është shkëputur ende nga politika

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.