AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një gjykatës arrestohet për ryshfet, qe nën hetim prej gjashtë muajsh

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese

Hetimet e Policisë çuan nën praga gjykatësin e Tiranës Ibrahim Hoxha, djalin e tij Ledjon Hoxha, qytetarin që i dha paratë ryshfet Dritan Jazexhiu si dhe ish-policin Nevruz Gajde, i cili vepronte si ndërmjetës. KLD pati rrëzuar kërkesën e Ministrit Nasip Naço për shkarkimin e tij dhe e pati vlerësuar punën e tij “shumë mirë”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjyqtari, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Ibrahim Hoxha, 57 vjeç, u arrestua nga policia mbrëmjen e të hënës në Tiranë, në përmbyllje të një hetimi policor gjashtëmujor, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Sipas një njoftimi për shtyp, oficerët e policisë, të cilët kishin të dyshuarit nën përgjim, ndërhynë në kohën kur Dritan Jazenxhiu, 48 vjeç, qe duke dhënë një shumë prej 600 mijë lekësh te djali i gjykatësit 25 vjeçari Ledion Hoxha dhe një ish polici që vepronte si ndërmjetës.

Prokuroria e Përgjithshme sqaroi më tej se hetimet që qenë kryer në bashkëpunim mes policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kishin zbuluar mesditën e së hënës më 2 maj, një bisedë mes ndërmjetësit Gajde dhe gjyqtarit Hoxha ku Gajde flet për një “gjashtëshe” në lidhje me një vendim gjyqi civil ku 48 vjeçari Jazenxhiu qe palë.

Pasditen e së hënës, policia regjistroi ndërmjetësin Gajde duke u takuar me Jazenxhiun në lokalin e këtij të fundit, në Tiranë. Pak më vonë, Gajde u kap duke hyrë në një makinë që i përkiste shtetasit Ledjon Hoxha, djali 25 vjeçar i gjykatësit.

“Në mjetin e shtetasit Ledjon Hoxha ndërhyn Policia, e cila po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë (të reja)”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë.

Për rrjedhojë, gjykatësi Hoxha u arrestua për veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarit”, e cila dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë deri në katër milionë lekë, në rast se shpallet fajtor.

Djali i tij dhe ndërmjetësi, ish polici Gajde, u akuzuan për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe rrezikojnë të dënohen nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Biznesmeni Dritan Jazenxhiu u akuzua për korrupsion aktiv të gjykatësve, vepër penale që parashikon dënim nga një deri në katër vjet burg.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha ka qenë më herët subjekt i inspektimeve për dhënie vendimesh në shkelje të rregullave procedurale. Në dhjetor 2013, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij nga detyra, në lidhje me një vendim të Hoxhës për moslejimin e ekstradimit drejt Italisë së Paro Laçit, një ish-aksioner i skuadrës së futbollit Partizani, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge. Kërkesa e Naços për shkarkimin e tij nuk u miratua në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. I njëjti këshill ka vlerësuar gjykatësin Ibrahim Hoxha dy herë me notën “shumë mirë” për veprimtarinë e tij si gjykatës në periudhën 2006-2009.

Etiketa: BurgDrejtësiaDrogeGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHetimHetimetIbrahim HoxhaKontrolliKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivLaçMinistria e BrendshmeNasip NaçoPartizanipoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëryshfetSHTiranëTrafikTrafik DrogeVendim
Tjetri
Rikonstruktimi i Europës

Rikonstruktimi i Europës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.