AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Sejko: Rritja këtë vit, më e ulët nga sa shpresohej

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori Gent Sejko në konferenfë për shtyp më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Banka e Shqipërisë deklaroi sot se rritja ekonomike dhe inflacioni në vitin 2016 do të jenë më të ulëta nga parashikimet e mëparshme të BSH dhe të qeverisë, duke sinjalizuar probleme shtesë në të ardhurat buxhetore dhe nivelin e borxhit publik, duke shtuar se qeveria duhet të “përshpejtojë reformat”.

Guvernatori Gent Sejko në konferenfë për shtyp më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA
Guvernatori Gent Sejko në konferenfë për shtyp më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Rritja e inflacionit dhe rritja ekonomike e Shqipërisë përgjatë vitit 2016 do të jetë më e ulët nga parashikimi fillestar, bëhet e ditur nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, duke folur sot pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, dha sinjalin se rimëkëmbja e shumëshpresuar e ekonomisë ka gjasa do të shtyhet për më vonë.

Me një vendim surprizë, Banka e Shqipërisë uli më tej normën e vet bazë të interesit në 1.25 për qind, nga 1.5 për qind që qe më parë.

“Sot, më 4 maj 2016, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare (2016/II). Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.50% në nivelin 1.25%”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Interesi bazë janë normat e interesit me të cilat Banka e Shqipërisë ndërvepron me bankat e nivelit të dytë. Ulja e normës së interesit nga BSH nënkupton ulje të mëtejshme të normave të interesit të depozitave dhe, që bankat ofrojnë për qytetarët dhe bizneset.

Supozohet se për shkak se interesat janë më të ulëta, nxitja e qytetarëve do të jetë për të shpenzuar dhe jo kursyer si dhe për të marrë kredi. Në fund, normat e ulëta të interesit duhet të ndihmojnë për të rritur kërkesën konsumatore dhe rrjedhimisht, ekonominë në tërësi.

Por praktikisht, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të uljes së interesave që nga korriku i vitit 2011, por këto ulje nuk kanë pasur efektin e pritshëm. Ekonomia ka vijuar të ecë keq, me normë inflacioni të ulët dhe shfrytëzim të aseteve prodhuese nën kapacitetet e tyre. Ndërsa interesi i Bankës së Shqipërisë theu rekord pas rekordi, situata duket se u bë edhe më keq në fillim të këtij viti, kur indeksi i çmimeve të konsumit qëndroi në nivelin minimal prej 0.2 dhe 0.3 për qind për dy muaj me rradhë, shumë poshtë objektivit të BSH për inflacion në nivelin 3 për qind. Kjo situatë e paprecedent ngriti frikën për deflacion, një fenomen në të cilin konsumi bie, dhe rrjedhimisht prodhimi bie në vijimësi. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë zyrtarisht refuzon ta konsiderojë situatën si deflacioniste, duke argumentuar se ecuria e inflacionit përgjatë muajve shkurt dhe mars është kalimtare dhe se situata përshkruhet më mirë me termin dizinflacion.

Duke folur për gjendjen aktuale ekonomike, guvernatori Gent Sejko u shfaq në konferencën e sotme për shtyp me tone jo shumë frymëzuese duke pranuar se gjërat nuk kanë ecur aq mirë sa pritej.

“Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa inflacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës,” tha Sejko. (Kliko këtu për deklaratën e plotë)

Sejko pranoi se vlerësimet më të fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se ecuria e inflacionit dhe prodhimit për vitin 2016 do të jenë më të ngadalta nga sa qe shpresuar më herët. Ky ndryshim në parashikim sugjeron se plani për rimëkëmbje ekonomike do të shtyhet në kohë edhe për këtë vit, pasi dështoi të japë rezultate në vitet 2014 e 2015.

“Ndonëse rënia e inflacionit në tremujorin e parë u ndikua nga goditje të ofertës, presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kërkesa agregate, ekspansioni monetar dhe pritjet inflacioniste, nuk sinjalizojnë rikuperim të shpejtë të inflacionit drejt objektivit,” tha Sejko.

“Rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë disi më e lartë se norma prej 2.6% e regjistruar në vitin 2015, por disi më e ulët në krahasim me vlerësimet tona paraardhëse,” vijoi ai.

Qeveria shqiptare pati shpallur si objektiv rritjen ekonomike prej 3.4 për qind dhe inflacion në masën 2.3 për qind për vitin 2016. Parashikimet e reja të Bankës së Shqipërisë flasin për inflacion prej 1.9 për qind dhe për rritje ekonomike “disi më të lartë se 2.6 për qind”.

Mungesa e rritjes ekonomike pritet të sjellë komplikacione të reja si në të ardhurat e qeverisë për vitin 2016 ashtu edhe në shpenzimet e saj dhe në nivelin e borxhit të brendshëm bruto si përqindje e PBB-së.

Ndryshe nga Banka e Shqipërisë, qeveria vijon të këmbëngulë se plani i saj i rimëkëmbjes së ekonomisë po ecën siç duhet. Në mënyrë të përsëritur, zyrtarë të ndryshëm të qeverisë kanë hedhur poshtë kritikat mbi gjendjen e ekonomisë së vendit duke pretenduar se këto kritika janë të pabaza.

Përveç uljes interesit, Banka e Shqipërisë drejtoi dy vërejtje sot: një për bankat, të cilat u nxitën që të tregohen më të guximshme në vendimmarrjen për kreditim dhe një vërejtje të dytë, ku dukshëm, shënjestrohet qeveria.

“Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e primeve – aktuale apo të perceptuara – të rrezikut në ekonomi”, thuhet në njoftim.

Etiketa: BankatDibraekonomiEkonomiaGent SejkoIndeksiInflacioniKonsumikrediMASPBBQeveriaQeveria shqiptareRritja ekonomikeSejkoSHshqipshqiptareuljeVendim
Tjetri
Kosova merr rekomandimin e heqjes së vizave

Kosova merr rekomandimin e heqjes së vizave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.