AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bosnja nxitet të zgjidhë trafikimin e veprave të artit

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Galeria Kombëtare e Artit në Bosnje. Foto: Emir Kapetanovic/ Wikicommons.

Me mijëra vepra arti u zhdukën nga koleksionet boshnjake gjatë dhe pas luftës dhe autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar tregtimin e paligjshëm të tyre, thonë ekspertët.

Galeria Kombëtare e Artit në Bosnje. Foto: Emir Kapetanovic/ Wikicommons.
Galeria Kombëtare e Artit në Bosnje. Foto: Emir Kapetanovic/ Wikicommons.

“Me mijëra vepra arti u grabitën” gjatë luftës dhe krimet vazhduan edhe pas konfliktit, tha për BIRN Denan Jusufoviç, drejtori i Qendrës Boshnjake Kundër Trafikimit në Veprat e Artit, një OJQ që po kryen fushatë për një mekanizëm kombëtar për të ndaluar tregtimin e jashtëligjshëm të artit.

Nuk ka të dhëna të sakta për këtë problem, por një numër i madh veprash arti janë vjedhur nga koleksione private dhe publike, tha Jusufoviç.

“Rreth 1,500 punime janë vjedhur vetëm nga Shoqata Boshnjake i Artistëve Vizualë, rreth 45 të tjera nga Galeria Ndërkombëtare e Portreteve të Tuzlës,” shtoi ai duke marrë këto raste si shembull.

Strajo Krsmanoviç, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Bosnje, tha për BIRN se muzeu ishte ankuar për zhdukjen e rreth 50 portreteve në vitin 1993, por, deri më tani, asnjë nuk është gjetur.

“Fillimisht, e denoncuam vjedhjen në vitin 1993 dhe së fundmi e kemi rinovuar ankesën tonë tek autoritetet në kantonin e Sarajevës. Ne e dimë që Interpoli po punon gjithashtu për këtë çështje, por deri më tani, nuk ka pasur asnjë rezultat,” tha Krsmanoviç.

Ai tha gjithashtu se njerëzit që trafikonin vepra arti gjatë luftës nuk mund të ndiqen më penalisht, sepse krimi e ka kaluar statutin e limitimeve.

“Megjithatë, shqetësimi ynë kryesor nuk është të ndëshkojmë këta kriminelë, por të rimarrim mbrapsht veprat tona të artit,” tha Krsmanoviç.

“Ne po kërkojmë të krijohet një sistem efikas për identifikimin dhe gjurmimin e këtyre veprave, në mënyrë që të bëhet e pamundur shitja e tyre dhe prandaj, kushdo që i ka ato tani do të stimulohet që t’i rikthejë ato,” shtoi Krsmanoviç.

Muajin e kaluar, 44 portrete që u zhdukën nga Muzeu i AVNOJ (Këshilli Antifashist për Çlirimin e Jugosllavisë) në qytetin boshnjak Jajce, u dërguan në ambasadën boshnjake në Beograd nga një individ anonim.

“Ndoshta ka qenë rasti i dikujt që s’ka mundur t’i shesë më këto portrete,” tha Krsmanoviç.

Jusufoviç u shpreh se për të trajtuar trafikimin e jashtëligjshëm të veprave të artit në vend, duhet të ngrihet sa më shpejt një regjistër i centralizuar për të gjitha veprat e vjedhura.

“Është e nevojshme të krijohet një bazë qendrore të dhënash për të gjurmuar të gjitha veprat e vjedhura të arrit dhe të rritet bashkëpunimi në të gjitha nivelet e qeverisë boshnjake, përfshirë bashkëpunimi me policinë dhe prokuroritë,” tha ai.

Ministria boshnjakë e Çështjeve Sociale, e cila është përgjegjëse për çështjet kulturore në nivel shtetëror, konfirmoi për BIRN se nuk ka ende asnjë autoritet të centralizuar që merret me problemin e trafikimit të veprave të artit në vend.

“Ministria jonë nuk ka ndonjë rregullore që e lejon atë të veprojë në këtë fushë. Ajo koordinon vetëm aktivitetet e saj në dy entitetet për të vënë në zbatim Konventën e UNESCO-s (kundër trafikimit të veprave të artit),” tha ministria në një përgjigje me shkrim.

Ajo tha lufta kundër trafikimit të veprave të artit kërkon koordinim midis disa organeve zyrtare dhe ministrive.

“Ne po punojmë për të siguruar bashkëpunimin e saktë dhe shkëmbimin e informacioneve midis të gjitha këtyre niveleve të qeverisë,” tha ajo.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjaBosnjekrimiLuftaMuzeuSarajevëUNESCO
Tjetri
Fushata solidarizuese i jep kurajë komunitetit LGBTI në Shqipëri

Fushata solidarizuese i jep kurajë komunitetit LGBTI në Shqipëri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.