AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (12)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në këtë seri nusja e ardhshme i hyn kërkimit për fustanin e saj të ëndrrave, por situatat e bëjnë të ndryshojë mendje dhe të futet në mendime për karakteristikat e një fustani ideal për ditën e madhe.

Dusica, blogKur isha e vogël, nuk kam ëndërruar kurrë për një fustan të vërtetë dasme – në përfytyrimin tim të një veshjeje të mrekullueshme kisha një kostum të bardhë me jakë kafe.

Ëndrrat e vajzës së vogël u zhdukën me dasmën e parë. Ndoshta sepse u rrita dhe mendova se kjo ishte një ide e kotë, mund të kem menduar se ishte shumë e çuditshme apo thjesht ndryshova mendje; nuk më kujtohet.

Gjithsesi, bleva një fustan, jo një fustan të vërtetë dasme, por një fustan mbrëmjeje, disi të bardhë, të bukur dhe vajzëror. Por, nuk e vesha kurrë. Përfundova me një tjetër, shumë të thjeshtë, një fustan veror, sepse nuk më vinte ai që bleva; kisha shtuar në peshë.

Kështu – nëse ju kujtohen parametrat që përdora për të vendosur për datën – isha e vendosur të humbja ca kile për dasmën dhe të kisha një fustan të bukur dhe të përshtatshëm. Kisha një ide se çfarë doja dhe fillova të kërkoj në internet.

Teksa shtypa “fustane të masës plus për martesë të dytë” në vendin e kërkimit dhe klikova kërko, faqja u mbush me rezultate dhe i pari që më kapi syrin përputhej me idenë time të një fustani perfekt për dasmën e dytë. Jo i bardhë, jo i stilit përrallor, modest dhe qartazi për një trup të mbushur. E ruajtja foton dhe fillova të kërkoj për dikë që mund të ma bënte.

Ia tregova foton miqve dhe kushërinjve të mi dhe të gjithë më thanë: Jooooooo, do të ngjash më e shkurtër dhe më e shëndoshë në këtë fustan, mos e merr!” Isha e bindur se ata po gaboheshin, por vendosa të mos ia lë shansit dhe lashë disa takime me dyqane të fustaneve të nuseve, që të mund të provoja disa modele të ngjashme për të parë nëse më shkonin.

Provova rreth 20 fustane. Sapo e vesh një fustan, të gjitha idetë se si do të dukej zhduken, ti dukesh krejtësisht ndryshe. Nuk e di nëse është nga fustani në vetvete apo qëndrimi yt në atë fustan, por diçka ndryshon dhe ti papritur fillon të dukesh si personazh nga një përrallë; si Hirushja.

Por, ato dyqane… Ata duan të shesin dhe nuk u intereson shumë se çfarë do ti. Shumica nuk u intereson të të kënaqin dhe nuk e kanë idenë si ta bëjnë; ata thjesht të japin fustane të ndryshme dhe të detyrojnë t’i provosh, duke humbur energjinë për të të bindur se sa bukur dukesh në to. Atyre nuk u intereson.

Ndaj, përfitova nga situata dhe vendosa ta bëj ditën e provimit të fustanit të dasmës argëtuese dhe fillova të tallem me të gjithë. Një aktivitet shumë sadist, por gjithashtu mazokist, duhet ta pranoj. Provova fustane që as i shihja dot me sy, sepse i lashë të më nxirrnin fustanet që mendonin se më shkonin. Dhe më besoni, gjithçka që më ofruan ishte një katastrofë.

Të gjithë përveç njërit!

Shkova në një vend që e shihja shpesh kur kaloja. Kishte gjithnjë fustane të denja, të bukura, të dashura në vitrinë. Ndaj hyra dhe më përshëndeti një grua e dashur, që ndryshe nga shumë përpara saj, më bëri disa pyetje përpara se të nxirrte fustanet.

Secili nga ata që nxorri ajo mund të zgjidheshin lehtësisht prej meje. Ajo jo vetëm që të dëgjonte, por dëgjoi edhe dëshirat e mia dhe po nuk përpiqej të ofronte diçka që nuk e doja.

Fustan pas fustani derisa e humba fare. Në një pikë, ndalova së menduari rreth qepjes së fustanit. Në fund, kishte dy fustane, një që më vinte më së miri dhe një tjetër që më pëlqeu shumë por për të cilin isha shumë e shëndoshë.

Ajo që mendova se do të ishte një ditë për të parë nëse ideja ime për një fustan do të përshtatej u kthye në ditën kur zgjodha fustanin e dasmës që doja. Një fustan i vërtetë dasme; diçka që nuk e kisha dëshiruar, ëndërruar apo menduar ndonjëherë më parë.

Tani, nëse mendoni se ishte aq e lehtë, mendohuni sërish; deri më tani duhet të më keni njohur disi. A ndryshova mendje? A lashë gjithçka dhe thuajse u largova?

Pothuajse!

Rreth një muaj pasi vendosa për atë fustan, më ndryshoi mendja. Papritur kuptova se fustani që zgjodha nuk ishte ajo që doja. Ishte shumë i ekzagjeruar, shumë i rëndë; nuk e di. Nuk po e pëlqeja më, megjithëse të gjithë që e shihnin më thonin se ishte perfekt dhe se më shkonte. Por unë nuk e pëlqeja më.

Ndoshta një nga arsyet për këtë ishte se ne hymë në një periudhë të trazuar dhe po kisha mëdyshje për martesën dhe gjithçka. U ndjeva në depresion dhe e pasigurt. Fillova të kem dyshime dhe të ngre pikëpyetje për motivet e martesës. Fillova të bëj pyetje që e çmendën atë dhe mund ta dalloja se gjithçka po shkatërrohej dhe mendova se ky ishte fundi i gjithçkaje.

Ndaj, në përpjekje për të rindezur shkëndijën brenda meje, u ktheva sërish në dyqanin e fustanit. I thashë se kisha ndryshuar mendje dhe ajo buzëqeshi. Më tha se e dinte që do të ndodhte. Iu afrova fustaneve dhe gjeta atë që ishte shumë i ngushtë herën e parë. E preka dhe thashë: kjo është ndjesia që dua të mbaj veshur, kur dhe nëse them “po”.

E vesha. Këtë herë ma mbërthyen. Më vinte. E pashë veten në pasqyrë. Isha një princeshë. Fytyra më ishte zbehur, sytë më ishin skuqur nga të qarat për dite dhe më ishin formuar rrathë nën to. Por dukesha si një nuse (ndoshta e trishtuar, por ende një nuse). U mundova shumë të bëj një buzëqeshje për një foto me kushërirën që më shoqëronte.

E hoqa fustanin, pagova për të dhe vendosa të mos bëja më pyetje, të mos mendohesha, të mos dyshoja, të mos shqetësohesha dhe të mos e vrisja mendjen me gjithë këtë situatë. Sigurisht ka dyshime dhe shqetësime, për faktin që nuk e njohim të ardhmen. Ka gjithnjë dy rrugë përpara nesh dhe duhet të bëjmë një zgjedhje mes tyre. Nuk e di kurrë nëse ke marrë vendimin e duhur; gjithë çka të mbetet është të nxjerrësh më të mirën prej tij. Këtë do të bëj edhe unë.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6), Dasma ime ballkanase prej të rriture (7), Dasma ime ballkanase prej të rriture (8), Dasma ime ballkanase prej të rriture (9), Dasma ime ballkanase prej të rriture (10), Dasma ime ballkanase prej të rriture (11).

Etiketa: KEMASSHzgjedhje
Tjetri
Serbia i premton BE-së të intensifikojë ndjekjet penale të kohës së luftës

Serbia i premton BE-së të intensifikojë ndjekjet penale të kohës së luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.