AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fëmija i revolucionit kulturor

Ma JianngaMa Jian
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muri i madh i Kinës
Në këtë foto të 15 marsit 2010 turistët po ecin në Murin e Madh të Kinës të mbuluar nga dëbora në veri të Pekinit. Në vitin 220 Para Erës Sonë, Kina bashkoi muret dhe fortifikatat e ndërtuara përgjatë shekujve me shpresën që do të mbronte veten nga “barbarët’ e veriut. (AP Photo/Vincent Thian, File)

Pesëdhjetë vjet më parë këtë muaj, Mao Tseduni nisi Revolucionin Kulturor të Kinës – një dekadë me kaos, persekutime dhe dhunë, të kryera në emër të ideologjisë dhe në interes të pushtetit. Në vend që të reflektojë mbi trashëgiminë e dhimbshme të kësaj periudhe, presidenti Xi Jinping po përdor metodat e saj në përpjekje për të siguruar pushtet absolut.

Muri i madh i Kinës Në këtë foto të 15 marsit 2010 turistët po ecin në Murin e Madh të Kinës të mbuluar nga dëbora në veri të Pekinit. Në vitin 220 Para Erës Sonë, Kina bashkoi muret dhe fortifikatat e ndërtuara përgjatë shekujve me shpresën që do të mbronte veten nga “barbarët’ e veriut. (AP Photo/Vincent Thian, File)
Muri i madh i Kinës
Në këtë foto të 15 marsit 2010 turistët po ecin në Murin e Madh të Kinës të mbuluar nga dëbora në veri të Pekinit. Në vitin 220 Para Erës Sonë, Kina bashkoi muret dhe fortifikatat e ndërtuara përgjatë shekujve me shpresën që do të mbronte veten nga “barbarët’ e veriut. (AP Photo/Vincent Thian, File)

Pesëdhjetë vjet më parë këtë muaj, Mao Zedong nisi Revolucionin Kulturor të Kinës – një dekadë kaosi, persekutimi dhe dhune kryer në emër të ideologjisë dhe në interes të zgjerimit të pushtetit personal të Maos. Megjithatë, në vend që të reflektojë në trashëgiminë shkatërrimtare të kësaj periudhe, qeveria e Kinës po shmang çdo diskutim mbi të dhe qytetarët e Kinës, të kënaqur mirëqenia që erdhi nga tri dekada reformash të orientuara nga tregu, deri tani janë mjaftuar me harresë. Por në një kohë kur presidenti

Xi Jinping po kryen spastrime të pamëshirshme e po krijon kultin e tij të personalitetit, groposja e të shkuarës nuk është pa kosto.

Në gusht 1966, Mao publikoi Bombardoni Qendrën – një dokument që synonte të mundësonte spastrimin e Partisë Komuniste Kineze nga “kriptokapitalistët”: presidenti i asaj kohe Liu Shaoqi. Në dokument, Mao i bëri thirrje rinisë së Kinës “ta rrëzonin perandorin nga kali” dhe të fillonin një rebelim nga poshtë.

Të rinjtë u përgjigjën me zell. “Rojet e Kuqe” grupime paraushtarake studentore, u shfaqën me shpejtësi në të gjithë vendin për të çuar përpara dëshirën e Maos. Brenda 100 ditëve, Mao ia doli të spastronte pjesën më të madhe të udhëheqësisë së partisë, përfshirë Liun dhe Ten Siaopinin.

Por nuk qenë vetëm kundërshtarët politikë të Maos të cilët u vunë nën sulm. Gjatë muajve gusht dhe shtator, Rojet e Kuqe vranë më shumë se 1,700 njerëz, ose duke i rrahur deri në vdekje ose duke i detyruar të kryejnë vetëvrasje, ata përzunë mbi 100 mijë banorë nga Pekini dhe dogjën shtëpitë e plaçkat e tyre. Mësuesit qenë veçanërisht të sulmuar. Sa herë që Rojet e Kuqe shfaqeshin te shkollat fillore, shkollat e mesme apo universitetet, mësuesit dhe drejtorët keqtrajtoheshin.

Nuk kaloi shumë kohë para se Mao të kthehej kundër Rojeve të Kuqe, kur vendosi se anëtarët e tyre qenë “shërbëtorë” të kriptokapitalistëve. Pasi vendosi ligjin ushtarak në të gjithë Kinën, Mao i mbushi Rojet e Kuqe me rebelë të ri proletarë, shpesh duke shpërngulur anëtarët fillestar të grupimeve nëpër fshatra të largëta për “ri-edukim”.

Për Xi, ngjarjet e Revolucionit Kulturor janë gjëra që ai i di nga eksperienca e vet. Babai i tij, Xi Zhongxun, një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste, u rrëzua nga pushteti, u burgos dhe në fund u dërgua në një fabrikë për të prodhuar traktorë, ndërsa familja e tij u shpërnda nëpër fshatra.

Megjithatë në vend që të distancohet nga ideologjia dhe organizata që shkatërroi familjen dhe vendin e tij, Xi po përdor elementët dhe mjetet kyçe të Revolucionit Kultutor për hesap të vet. Xi duket se ka ruajtur brenda vetes aspektin luftënxitës të Revolucionit Kulturor të rinisë së vet. Pushteti është parimi i tij udhëheqës dhe duket se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë. Në këtë përpjekje, ai ka një avantazh kyç: Trashëgiminë e Maos.

Për shumë dekada, Mao promvoi një formë të luftës së klasave në të cilin qytetarët informonin mbi njëri-tjetrin, madje edhe miqtë e tyre më të ngustë, fqinjët dhe familjarët e vet. Për shkak të pasigurisë që krijonte kjo situatë, çdokush – madje edhe joanëtarët – bëhej shërbëtor i Partisë Komuniste. Në këtë mjedis frike, shteti me qetësi dhe efikasitet shkatërroi identitetin personal.

Barbaria kërkonte vendosjen e pushtetit absolut mbi popullsinë dhe ky është një leksion i Revolucionit Kulturor ndaj të cilit Xi duket indiferent. Ai është i shqetësuar vetëm për pjesën e “pushtetit absolut”. Dhe në përpjekjet për ta kapur këtë pushtet, të mbijetuarit e Revolucionit Kulturor – njerëzit që e dinë se çfarë do të thotë të frikësohesh për të zgjedhur politikën mbi personalen – janë bërë kapitali më i çmuar politik i Xi.

Xi e di se ai mund t’ia dalë vetëm duke përforcuar autoritetin e Partisë dhe pozicionin e tij si udhëheqës. Kështu ai ka prezantuar një narativë në të cilën supozon se ka një kërcënim të madh për Kinën që vjen nga brenda – një kërcënim i krijuar nga udhëheqës tradhëtarë të korruptuar – dhe ka deklaruar se besnikëria ndaj Partisë është me rëndësi vendimtare.

Ka vetëm dy lloje njerëzish: ata që mbështesin Partinë dhe ata që nuk e mbështesin. Njësoj si Mao më 1966, Xi beson se pushteti i tij varet nga bërja e të gjithë kinezëve – zyrtarë të qeverisë e qytetarë të zakonshëm – besnikë të bindur përmes çdo mjeti të mudnshë. Pushteti bazohet në represionin e kundërshtarëve, të tillë si fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Liu Xiaobo dhe dhjetëramijëra shkrimtarëve e studiuesve të tjerë të burgosur.

Por Xi nuk mbështetet vetëm te frika për të çimentuar sundimin e tij. Ai po përpiqet gjithashtu të fitojë mbështetje popullore me një ideologji të re unifikuese, të mbështetur në të ashtuquajturën Ëndrra e Kinës, një seri vlerash socialiste dhe qëllimesh që supozohet se do të sjellin “përtëritjen e madhe të kombit kinez.”Kjo është shoqëruar nga një formë galvanizuese nacionalizmi që e paraqet botën, në veçanti Shtetet e Bashkuara, si forca që përpiqen ta mbajnë Kinën të prapambetur duke supozuar se vendi që i takon Kinës është në majë të rendit botëror. Dhe ai ka ushqyer një kult personaliteti të atij lloji që nuk është parë kurrë që nga koha e Maos.

Pesëdhjetë vjet pas Revolucionit Kulturor, krimet dhe mëkatet e tij mbeten të padënuara. Përkundrazi, ai po përdoret për të justifikuar më shumë shtypje politike dhe shoqërore në Kinë. Por, pavarësisht se çfarë bën Xi, përpjekjet e tij për të siguruar autoritet të stilit të Maos ka gjasa do të përfundojnë shumë ndryshe për të, me sundimin e tij ekonomik jokompetent dhe spastrimet politike e represionin që gradualisht po krijojnë trupa sekrete që e kundërshtojnë atë. Ndërsa dështimet ekonomike po shpërthejnë gjithnjë e më shpesh në rebelime politike, Rojet e Kuqe mund të rishfaqen sërish në rolin e tyre qendror në Revolucionin Kulturor, mbështetur nga një gjeneratë tjetër të rinjsh të nuk kanë mësuar nga historia. Por këtë herë, “perandori” që do të rrëzohet nga kali do të jetë pikërisht Xi.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate

A Son of the Cultural Revolution

Etiketa: KapitaliKinakostoKrijonmbështetjeMjedisNacionalizmiParaProject SyndicateQeveriaSHshtatorShtetet e BashkuarashtypjeSulmTreguturistvdekjevrasjeXi Jinping
Tjetri
Nafta e lirë dhe rritja ekonomike botërore

Të shkatërrosh dollarin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.