AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (14)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një ditë përpara ditës së madhe, nusja ballkanase përfshihet nga paniku përpara martesës dhe vë në dyshim gjithçka. A do ta bëjë ajo telefonatën për të anuluar dasmën apo të gjitha këto janë lamtumira e fundit me jetën prej beqareje?

Dusica, blogPata një festë beqarie me shoqet në fundjavë. Isha e tensionuar në pjesën më të madhe të saj. Në mendje kisha programin, dekorimin, lulet, fustanin e dasmës, muzikën dhe gjithë të tjerat. Nuk më hiqeshin nga koka. Doja të qetësohesha, por nuk mundesha.

Kisha vënë në pikëpyetje gjithçka prej ditësh përpara asaj nate. Dhe, nuk po flas vetëm për organizimin, por më tepër për ndjenjat.

Pata një ndjesi vërtetë të çuditshme në vetvete, që më nxiste të mos isha shumë aktive dhe të mos i shijoja gjërat. Kisha ngritur pikëpyetje mbi motivet e mia. Me dukej sikur isha bërë gazi i botës me këtë dasmë dhe doja që gjithçka të ishte perfekt.

A janë të tjerët më të qetë sesa unë, apo jam unë që po martohem dhe të tjerët që mendojnë se kjo është qesharake sepse nuk është dasma e tyre? E ekzagjeroj duke këmbëngulur se gjithçka duhet të jetë në vendin e vet, që dua të kem tradita dhe të shmang dasmën e zakonshme “ulu-dhe-ha”?

Të shtunën në mëngjes thashë: “Nuk po e shijoj më, ndihem e dorëzuar dhe e mërzitur nga e gjitha kjo. Nuk më pëlqen më”. Ai më pa, shumë i befasuar dhe thjesht tha: “Gjithçka do të jetë në rregull; eja, ulu pranë meje”. U puthëm, por nuk më ndihmoi shumë. U ndjeva po njëlloj.

Ndaj atë natë, po merresha me gjithçka, por nuk u bëra gati për të dalë. Çerek ore përpara se të duhesha atje, ai tha: “Nuk do të shkosh?”

Pastaj më çoi deri atje. Shkova. Vesha “maskën” e të guximshmes. U përpoqa të kënaqesha. Epo, isha e vendosur të kënaqesha.

Më veshën një bluzë ku shkruheshin shumë gjëra. Më vunë një vello në kokë. Më dhanë një dhuratë. Dëgjuam muzikë nga rinia jonë gjithë natën. Më treguan foto të jetës sime. Qamë pak. Qeshëm shumë. Më dhanë pesë sfida (i bëra të gjitha).

Vetëm pak kohë afër fundit të natës, u ndjeva më e qetë dhe fillova të kënaqesha me gjithçka që më rrethonte. Shoqet më dhanë pozitivitetin e tyre, më ngritën moralin. E ndjenin se unë nuk isha aq në qejf për festën dhe dasmën në vetvete.

Mëngjesin tjetër dhe gjashtë mëngjese pas tij, ende vras mendjen, duke kërkuar për përgjigjen: “Të martohem apo jo?”

Nëse martohem, nuk do të jem më në gjendje të zgjedh vetë mobiliet, si dhe kur i dua. Nuk ka më pushime kur dhe si i dua. Po netët e argëtimit me shoqet? Nuk del dot më pesë minuta pasi të thonë. Nuk do të kem mundësi të kem një frigorifer të boshatisur prej muajsh dhe të mbaj dietë kur të më vijë. Është kjo ajo që dua? A janë këto çështje të rëndësishme?

Kështu është martesa në të vërtetë? Çfarë ndodhi me të qenët bashkë, planet, biseda, shikimin e televizorit përqafuar në divan që sapo e kemi blerë që të shkojë me ngjyrën e mureve?

Çfarë ndodhi me të qenët entuziaste për një pjatë që nuk e kam përgatitur kurrë më parë, shijimin e recetës së tij dhe dekorimin e tavolinës për një darkë romantike në shtëpi? Po lumturia e të pasurit një person për të dalë kur të duash? Jeta së bashku, kujdesi për njëri-tjetrin, dashuria dhe respektimi i njëri-tjetrit? A nuk janë këto çështje të rëndësishme?

Mos ndoshta po më zë frika? Mbase ai po kalon të njëjtën gjendje? A do të vijë ai nesër në portën time dhe të më kërkojë dorën për martesë? Po sikur të më telefonojë gjatë ditës dhe të më thotë: “Epo, më vjen keq, por e anulojmë?”

Po sikur ta bëj unë atë telefonatë? Sonte, ndoshta…

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6), Dasma ime ballkanase prej të rriture (7), Dasma ime ballkanase prej të rriture (8), Dasma ime ballkanase prej të rriture (9), Dasma ime ballkanase prej të rriture (10), Dasma ime ballkanase prej të rriture (11), Dasma ime ballkanase prej të rriture (12), Dasma ime ballkanase prej të rriture (13).

Etiketa: panikupushimeSH
Tjetri
Shpresat janë të pakëta për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri

Pesë të majtë dhe pesë të djathtë me precedentë penalë në parlament

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.