AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bosnja gjobit klubet e futbollit për thirrje nacionaliste

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tifozë të FC Zrinjski nga Mostari gjatë një ndeshje këtë sezon. Foto: Mario Ilicic.

Gjatë sezonit 2015-2016 të ligës boshnjake të futbollit, klubet e vendit u desh të paguanin një total prej më shumë se 140,000 eurosh në gjoba, shumë për përdorim thirrjesh dhe sloganesh nacionaliste nga ana e tifozëve të tyre.

Tifozë të FC Zrinjski nga Mostari gjatë një ndeshje këtë sezon. Foto: Mario Ilicic.
Tifozë të FC Zrinjski nga Mostari gjatë një ndeshje këtë sezon. Foto: Mario Ilicic.

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Bosnjës tha BIRN se klubet janë dënuar gjatë sezonit të sapo përfunduar të vitit 2015-2016 me gjoba që arrijnë në rreth 140,000 euro për shkelje rregulloresh, përfshirë thirrje nacionaliste, raciste dhe politike nga ana e tifozëve.

Sipas Federatës së Futbollit, klubi që ka akumuluar më shumë gjoba është Klubi i Futbollit i Sarajevës, i cili u urdhërua të paguajë 22,000 euro.

Klubi me bazë në Tuzla, Sloboda, vinte në vend të dytë me një total gjobash prej 17,000 eurosh, i ndjekur nga Zrinjski nga Mostari, Zeljeznicari nga Sarajeva dhe klubi Borac me bazë në Banja Luka.

Të dhënat janë për të gjitha gjobat e marra gjatë sezonit, por komisioni disiplinor tha se ai ka vënë gjoba shumë të rënda për “mesazhe apo thirrje nacionaliste, raciste apo politike”.

Klubet me më shumë gjoba për këto shkelje janë Rudari nga Prijedori, nga Çelik nga Zenica dhe Slavija nga Sarajeva lindore.

Rudari është gjobitur disa herë gjatë 12 muajve të fundit për thirrje nacionaliste nga ana e fansave të tij. Pas dy gjobave që gjithsej arrijnë në rreth 6,000 euro, klubi u urdhërua të luante dy ndeshje me dyer të mbyllura, pa tifozë.

Dënimet erdhën pasi tifozët e Rudarit valëvitën flamuj me mesazhe politike apo nacionaliste dhe thirrën emrat e të dënuarve ose të të pandehurve për krime lufte. Ata mbanin gjithashtu flamujt e entitetit serb të Bosnjës, Republika Srska, dhe të Serbisë.

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit tha se që nga fillimi i sezonit 2015-2016, mbajtja e flamujve nuk konsiderohej më shkelje.

“Pas shumë problemesh, ramë dakord që flamujt nuk do të sanksionohen më,” tha Mehmed Spaho, një anëtar i komisionit disiplinor.

“Klubet e Republikës Srpska shpesh i kanë kundërshtuar tifozët e Federatës që vinin me flamuj dhe zambakë. Megjithatë, mbajtja e atij flamuri nuk mund të sanksionohet duke qenë se ai ishte flamuri zyrtar i Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1992. Ai nuk duhet të ngatërrohet me flamurin e Ushtrisë Boshnjake, i cili është ndryshe,” tha Spaho.

“E njëjta situatë vlen edhe për flamujt e Serbisë, Kroacisë ose Republikës Srpska. Ata janë flamuj zyrtare, kështu që konsiderohen të pranueshëm,” shtoi ai.

Spaho tha se që nga fillimi i sezonit 2015-2016, ka pasur zero tolerancë për mesazhe politike apo nacionaliste.

FC Celik nga Zenica u ndëshkua dy herë gjatë sezonit të kaluar për thirrje raciste. Tifozët e tyre abuzuan me Germain Kouadi nga Bregu i Fildishtë, i cili luante për Travnikun, dhe Harmonia Ikande nga Nigeria, i cili luante për Sarajevën.

Klubi u gjobit me një total prej rreth 5,000 eurosh.

Slavija nga Sarajeva lindore u gjobit me 1,750 euro për thirrje mbi krimet e luftës gjatë ndeshjes së tyre me klubin Zeljeznicar nga Sarajeva.

Megjithatë, gjoba më e madhe e vetme këtë vit është paguar nga Shoqata e Futbollit të Bosnjës, pasi UEFA e urdhëroi atë të paguante 18,000 euro për shkak se tifozët boshnjakë kënduan këngë raciste dhe anti-semite gjatë një ndeshje të ekipit kombëtar kundër Izraelit në qershor të vitit 2015 në Zenicë.

Etiketa: BIRNBosnjaEuroGjobatKrimekrime lufteLufteSarajevëThirrëUEFA
Tjetri
Rumania lufton të blejë skulpturën ikonë të Brancusit

Skulptura me vlerë kombëtare përçan rumunët

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.