AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Brexit dhe Europa e Re

Laszlo BrusztNauro F. CamposngaLaszlo BrusztdheNauro F. Campos
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri britanik dhe lider i Konservatorëve, David Cameron, gjatë një fjalimi. 29 prill 2015. (Carl Court/Pool Photo via AP)

Referendumi i Britanisë për të dalë apo për të qëndruar në BE, e ka bërë tashmë dëmin në imazhin e Europës, si tolerante ndaj mungesës së gatishmërisë së vendeve për t’u integruar plotësisht.

Kryeministri britanik dhe lider i Konservatorëve, David Cameron, gjatë një fjalimi. 29 prill 2015. (Carl Court/Pool Photo via AP)
Kryeministri britanik dhe lider i Konservatorëve, David Cameron, gjatë një fjalimi. 29 prill 2015. (Carl Court/Pool Photo via AP)

Shumë shpesh në politikë, zgjedhja është midis të keqes dhe më të keqes. Për banorët e Europës Qendrore dhe Lindore, referendumi i qershorit në Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian është një rast i tillë.

Një dalje e Britanisë (Brexit) do të impononte kosto të mëdha ekonomike mbi shtetet anëtare të BE-së në qendër dhe lindje, (CEE). Kufizimet migratore do të bëhen më të forta dhe mundësitë e tregtisë dhe investimi i huaj direkt do të pakësoheshin. Por një fitore e atyre që duan që Britania të qëndrojë në BE do të ishte edhe më e kushtueshme për vendet e CEE, ku do të forconte politikanët iliberalë, do të dobësonte aleancat e bashkëpunimit dhe do t’i hiqte shtetasve shumë mundësi të vendimmarrjes në nivel të BE-së.

Marrëdhënia midis vendeve CEE dhe Britanisë gjithnjë ka qenë disi e brishtë. Në vitet 1990, Mbretëria e Bashkuar ishte një shtet i fuqishëm i BE-së për vendet e CEE në një kohë kur liderët në Francë dhe Gjermani ende hezitonin për zgjerimin e BE-së. Por mbështetja e Britanisë kishte një kleçkë: liderët britanikë, hezitues ndaj synimi të BE-së për një “bashkim edhe më të afërt” – që nënkupton një bashkim politik dhe sovranitet kombëtar dhe federal të përbashkët – nuk e mbajtën sekret dëshirën e tyre për të përdorur zgjerimin e anëtarësimit të BE-së pr të parandaluar thellimin e integrimit europian.

Gjatë negociatave me liderët e BE-së përpara referendumit, kryeministri britanik David Cameron ruajti një kauzë të lirisë përjashtimore në rast të një vendimi për ta sjellë unionin edhe më pranë. Nëse ai do të prevalojë në referendum dhe do të bindë votuesit të qëndrojnë, do të dërgojë një sinjal të rrezikshëm për politikanët iliberalë në Europën Lindore. Ata do të arrijnë në përfundimin se mund t’i kenë të dyja, të mbajnë përfitimet e një integrimi ekonomik pa humbur aftësinë për të shkelur të drejtat e shtetasve apo për të përdorur transferuat financiare të BE-së për të ndërtuar marrëdhënie padron-klient dhe për të forcuar grushtin e vet mbi shtetin.

Nacionalistët joliberalë të CEE si kryeministri hungar Victor Orban pëlqejnë të pretendojnë se po mbrojnë sovranitetin kombëtar nga burokratët e Brukselit. Iniciativa e Cameron është në favor të tyre, duke e lejuar Orban dhe aleatët e tij në vendet fqinje të shpallin si të papajtueshëm çdo afrim të mëtejshëm të unionit dhe forcim të autoritetit dhe legjitimitetit federal.

Megjithatë, e vërteta është se vendet e CEE nuk kanë shumë për të humbur në kuptimin e sovranitetit. Shumica e aseteve të tyre produktive dhe financiare zotërohen nga kompani të huaja, ashtu si shumica e rregullave që qeverisin ekonomitë e tyre përcaktohen nga BE-ja. Si kusht i anëtarësimit në BE, vendet CEE duhet të krijojnë institucione që mbrojnë integritetin e tregut europian nga ndërhyrja e brendshme. Dhe institucionet e politikat e BE-së kufizojnë aftësinë e qeverive për të vendosur politika financiare, monetare dhe ekonomike.

Si rezultat, vendet e CEE do të ishin ndër fituesit më të mëdhenj të integrimit të thelluar, pasi do t’i jepnin shtetasve një zë më të fuqishëm në procesin politik të BE-së. Aktualisht, BE-ja drejtohet nga politikanët që nuk japin llogari ndaj të gjithë unionit. Përfaqësuesit britanikë, gjermanë apo francezë që negociojnë politikat e BE-së në Bruksel konkurrojnë për t’u rizgjedhur vetëm në atdhe, duke i dhënë atyre pak stimuj për të marrë në konsideratë interesat e njerëzve në ekonomitë periferike. Ata nuk kanë as gjasa të interesohen në programet afatgjata në nivel të BE-së, në përfitimet e gjera të Europës në kostot e rritjes afatshkurtër në kontributet e buxhetit të përbashkët.

Si rezultat, Brukseli mund të shihet shpesh si kryeqendra e “Shteteve të Ndara të Europës”, dominuar nga shtetet anëtare që duan akses ndaj tregut të lirë kontinental në koston më minimale të ndryshme. BE-ja shpenzon vetëm 0.3 për qind të PBB-së së saj duke adresuar pabarazinë zhvillimore të kontinentit, dhe ka një treg të përbashkët të 500 milionë njerëzve me një administratë që përbën rreth një të katërtën e përmasave të Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara.

Çuditërisht, BE-ja mund të përfitojë nga një tërheqje e tillë. Nëse Britania vendos të rrijë sipas kushteve që ka negociuar Cameron, rezultati do të jetë forcimi i aleancës anti-Be midis liberalëve konservorë dhe nacionalistëve mendjengushtë. Edhe pse kjo do të dëmtonte Europën brenda një afati të shkurtër, Brexit do të mund të parandalonte ngritjen e një bllokade për integrimin.

Lëvizja drejt unifikimit politik do të ndryshonte stimujt e politikbërësve në Bruksel dhe do të rriste legjitimitetin në BE. Nga perspektiva e vendeve të Europës Qendrore dhe asaj Lindore, pyetja kryesore e referendumit britanik në qershor nuk është nëse Britania do të qëndrojë apo jo në BE, por se si do të formësohet e ardhmja e unionit nga ky vendim.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Brexit and New Europe

Etiketa: BanorëBEbllokadeBrexitBrukselBrukseliDavid CameronEuropafitoreGjermaniIntegrimikostoMbretëria e BashkuarOrbanPBBPRProject SyndicateReferendumsekretTregVendimVendimivotuesit
Tjetri
Bosnja gjobit klubet e futbollit për thirrje nacionaliste

Bosnja gjobit klubet e futbollit për thirrje nacionaliste

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.