AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Grupi i kontrabandës me naftë Virxhin dërgohet për gjykim

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Puse nafte ne Shqiperi. Foto: Alexander Svendsen, Flickr

Ish-zëvendësdrejtoresha e Doganave Lula Njebza dhe biznesmeni në arrati Adrian Xhillari akuzohen për evazion fiskal, kontrabandë, falsifikim dokumentesh e abuzim me detyrën pas hetimeve që zgjatën një vit.

Puse nafte ne Shqiperi. Foto: Alexander Svendsen, Flickr
Puse nafte ne Shqiperi. Foto: Alexander Svendsen, Flickr

Prokuroria e Fierit njoftoi se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e njohur si skandali i naftës virxhin të kompanisë “Tea Construction & Petrol”, një skemë që vlerësohet se i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 2 milionë euro si dhe ka sjellë dëm të pallogaritshëm në automjete e mjedis.

“Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, “Tea Construction & Petrol”, ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës dogane, të gjithë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive,” bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në dhjetor 2015, policia shqiptare kreu me urdhër të prokurorisë arrestimin e pesë personave, mes të cilëve edhe Lula Njebza, ish-zëvendësdrejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas prokurorisë, ato qenë përgjegjës për qarkullimin e rremë të dokumenteve mbi një sasi nafte virxhin prej 4.4 milionë litra në regjim doganor, e cila dyshohet se është shitur në treg pa paguar taksat dhe në kundërshtim me standardet e cilësisë.

Organizatori i skemës dyshohet se është biznesmeni Adrian Xhillari, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton se është arratisur nga Shqipëria.

Nga hetimet rezultoi se kompania Tea Oil, e cila përgjatë periudhës pas vitit 2013 shënoi një shumëfishim të xhiros së deklaruar dhjetëramiliona eurosh, kishte në pronësi një sasi nafte virxhin që qe shitur nga rafineria Armo që në vitin 2011. Në verën e vitit 2015, Xhillari pati kërkuar dhe Njebza e bashkëpunëtorët e saj në dogana kishin lejuar transportimin e kësaj sasie nafte nga disa rezervuarë në fshatin Mëzez të Tiranës për në një rezervuar pranë rafinerisë së Ballshit.

“rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga hetimi ka rezultuar se nga punonjësit e nivelit të lartë të administratës doganore kanë lejuar shtetasin Adrian Xhillari me cilësinë e administratorit dhe aksionerit të vetëm të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a të shmangë procedurat e mbikëqyrjes doganore, duke sjellë si pasojë fshehjen e të ardhurave dhe shmangjen e detyrimeve nga këto subjekte.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit akuzon Adrian Xhillarin, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim është dhe Lula Njebza, ish-zv.Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, e hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.

Si të përfshrë në këtë skemë mashtrimi, prokuroria kërkon dënimin për shpërdorim detyre dhe të Mirarbër Teneqexhiu, ish-Kryetar i Degës Doganore, Alfred Bushi, Doganier në Fier, Syrja Misiraj, Doganier në Fier dhe të Adrian Alikaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Nafta virxhin është një produkt që realizohet në rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, të cilat janë dy kombinate të trashëguara nga koha e komunizmit dhe që nuk kanë teknologjinë e nevojshme për të prodhuar produkte me cilësinë e kërkuar nga standardet e sotme. Nafta virgin është në thelb benzinë me oktan të ulët, e cila, teorikisht duhet të eksportohet për përpunim të mëtejshëm të specializuar para se të hidhet në treg për konsum. Por përgjatë njëzet e pesë viteve të fundit, ky produkt rezulton se ka qenë burimi kryesor i kontrabandës së karburanteve në Shqipëri pasi përmes dokumenteve të falsifikuara, sasi të konsiderueshme të naftës virgin janë shitur në tregun shqiptar pa paguar taksat.

Në prill 2016, Iljaz Fisheku, një biznesmen tjetër, u arrestua nga policia për evazion fiskal në bashkëpunim me nëntë punonjës tatimorë.

Etiketa: abuzimAlfred BushiAMPArmoArrestBallshBiznesmenBurgEuroFiergjykimHetimetIljazkontrabandëkryetarMASMjedisnaftaParaPoliciaProkuroriaProkuroria e FieritPunëPunëtorPunëtorëSHShpërdorim detyreshqipShqipëriShqipëriashqiptareSigurimiTaksatTiranëTreg
Tjetri
Festivali i Filmit Mjedisor çel edicionin e katërt

Festivali i Filmit Mjedisor çel edicionin e katërt

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.