AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Boshnjaket bëhen gra të dyta të ‘investitorëve’ arabë

Albina SorgucngaAlbina Sorguc
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas një fluksi turistësh dhe investitorësh nga Gjiri në vitet e fundit, Bosnja përballet me një çështje të re – burrat arabë po martohen me gratë vendase duke i marrë ato si gra të dyta ose të treta, të cilat qëndrojnë në atdhe dhe presin vizitat e tyre të shpeshta.

zena sa maramom
Foto ilustruese.

Një grua 36-vjeçare nga Sarajeva, e cila ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë, i tregoi BIRN se si u martua me një arab, për t’u bërë gruaja e tij e dytë.

Ajo thotë se burri i saj i ri, i cili është 51 vjeç, fillimisht mbërriti në Bosnjë për biznes, për të hapur një kompani të vogël në Sarajevë. Ata u takuan, kujton gruaja, kur ai erdhi në vendin e saj të punës. Ajo thotë se ata shkëmbyen shaka dhe ajo e vuri re teksa e shihte.

Pas një farë kohe, një mik i përbashkët që është i martuar me një arabe i prezantoi. Ky mik i shpjegoi se ai ishte në kërkim të një gruaje boshnjake, në mënyrë që ta ndihmonte nëse mundej.

Ajo thotë se iu deshën gati dy muaj që ta njihte nga afër mënyrën e tij të jetës dhe zakonet nëpërmjet telefonit dhe mesazheve video. Babai i saj dha pëlqimin për martesën e tyre, kështu që ata u martuan në Sarajevë.

“E dhashë me vetëdije pëlqimin për këtë lloj martese, duke e ditur që nuk jam gruaja e tij e vetme. Askush nuk më mashtroi”, tha ajo.

Historia e gruas nga Sarajeva paraqet një prirje të re në të cilën gratë boshnjake, zakonisht me pëlqimin e prindërve ose vëllezërve, martohen me biznesmenë nga vendet arabe, të cilët gjithnjë vijnë në Bosnjë, qoftë për biznes ose për pushime që i kalojnë në apartamente ose shtëpi me qira ose të blera.

Vetëm në vitet e fundit dhjetëra mijëra vizitorë nga vendet e Gjirit erdhën në Bosnjë, për shkak të klimës së saj të mirë, natyrës së virgjër, kulturës, si dhe për faktin se të paktën gjysma e popullsisë praktikon fenë myslimane dhe xhamitë janë gjithmonë afër.

Shumica e këtyre njerëzve tashmë kanë një ose më shumë gra, gjë që lejohet nga ligji i Sheriatit Islamik që respektohet në këto vende.

Ceremonitë e dasmës të cilat zhvillohen në Bosnjë-Hercegovinë kryhen nga pjesëtarët e klerit, por certifikata e martesës janë të pavlefshme, si për nga përputhja me rregullat e Bashkësisë Islame në Bosnjë, edhe për nga legjislacioni i Bosnjës.

Nuset boshnjake zakonisht vazhdojnë jetesën në vend dhe presin vizita nga burrat e tyre.

“Ne jemi martuar para Allahut…”, thotë gruaja nga Sarajeva, duke shtuar se ajo është e vetëdijshme për të paktën njëzet gra të tjera, të cilat janë bërë gra të dyta për burrat arabë dhe një që është bërë gruaja e tretë.

Ajo shpjegoi se ky grup prej rreth 20 grash, të cilat kanë burrat arabë, luten së bashku dhe takohen rregullisht.

Bashkësia Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë thotë se nuk ka asnjë të dhënë mbi këtë temë. Në rast se një imam kryen një ceremoni të tillë, ndaj tij duhet filluar procedura disiplinore, sepse ai ka shkelur procedurat e aplikuara në kuadër të Bashkësisë Islame.

Dasma e Sheriatit në Bosnjë dhe Hercegovinë është e lejuar, por vetëm në mënyrë simbolike, pasi çifti të jetë martuar në pajtim me Kodin e Familjes. Sipas këtij ligji, poligamia nuk është e lejuar, pra asnjë nga bashkëshortët mund të martohet me më shumë se një person. Gjithashtu, vetëm dasma e Sheriatit nuk njihet ligjërisht.

Mbrojtje e grave

Myftiu i Sarajevës Enes Ljevakoviç, thotë se Bashkësia Islame nuk ka të dhëna të sakta mbi burrat arabë që martohen me gra boshnjake, si gra të dyta ose të treta.

Ljevakoviç thotë se për këtë arsye ata nuk mund të ndërmarrin masa, për shkak se procedurat e Komunitetit Islamik nuk shkelen ngaqë ata nuk i afrohen “imamëve tanë të autorizuar për të kryer ceremonitë e dasmës” dhe se ata nuk janë “të regjistruar në regjistrin kryesor të martesave të Komunitetit Islam”.

“Bashkësia Islame respekton plotësisht ligjet shtetërore që rregullojnë procedurat e martesës. Kjo gjithashtu siguron të drejtat e grave dhe mbrojtjen e tyre,” thotë Ljevakoviç, duke theksuar se gratë janë të mbrojtura vetëm në rast se shteti njeh një bashkim të caktuar si një bashkim martesor, që arrihet përmes një martese civile.

Megjithatë, sipas gruas nga Sarajeva, kjo nuk i pengon gratë të martohen përsëri me burrat arabë. Ajo tha se ajo e do burrin e saj, por pranon se mbështetjen e tij financiare ndaj saj, ishte edhe një faktor për martesën.

“Po mendoja për të ndryshuar punën, dhe ishte shumë e vështirë. Kur ai më propozoi këtë, mendova se ndoshta ky ishte një shans për një jetë më të mirë”, shpjegon ajo.

Ajo pretendon se shumica e grave në grupin e saj të martuara me arabët e kanë bërë këtë për të dyja arsyet.

“Ky koncept i poligamisë nuk është i huaj për mua. Unë e kuptoj atë, në Bosnje ndodh më shumë nga sa njerëzit e mendojnë”, thotë ajo.

Sipas saj, arabët takohen me gratë e mundshme përmes miqve dhe të tjerëve të cilët e kanë gjetur tashmë një grua të dytë. Ajo shtoi se meshkujt arabë më shpesh martohen me gra besimtare, por theksoi se burri i saj nuk i ka kërkuar të veshë një nikab (një shami që mbulon fytyrën dhe kokën), si ajo që veshin gratë në vendet arabe.

Prokurori Esad Hrvaçiç shpjegon se askush nuk ka të drejtë të praktikojë poligaminë në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ky është postulati themelor i së drejtës europiane. Është e pamundur të zbatosh ligjin e sheriatit, sipas të cilit një burrë mund të martohet me më shumë se një grua,” tha Hrvaçiç, por shtoi se ligji boshnjak për familjen nuk parashikon gjoba për poligaminë.

Një burrë i përbashkët

Gruaja nga Sarajeva thotë se kur ajo pranoi të martohet me burrin arab, ishte në dijeni të faktit se burri i saj nuk do të jetë me të çdo ditë. Ajo shpjegon ai e viziton Bosnje-Hercegovinën pothuajse çdo muaj, në varësi të sasisë së punës që ka në vendin e tij ose në Bosnje-Hercegovinë.

“Sa për burrin tim, ai është një person i mrekullueshëm. Ne flasim me njëri-tjetrin dhe komunikojmë përmes videos çdo ditë. Më jep shumë komplimente dhe puthje,” thotë gruaja nga Sarajeva, duke theksuar se ka ndjerë respektin dhe dashurinë e tij të plotë.

Ajo shpjegon se diferenca e moshës mes grave dhe burrave të tyre arabe varion nga dy deri në 20 vjet.

“Duke pasur parasysh faktin se ata tashmë kanë gra të moshës së tyre, normalisht kërkojnë gra të reja. Megjithatë, në disa raste ata kërkojnë për gra të moshës së tyre,” tha ajo, duke shpjeguar se shumica e arabëve që martohen me gratë boshnjakë vijnë nga Arabia Saudite, Emiratet, Kuvajti, Egjipti dhe Libia.

Një grua boshnjake, e cila u martua me një burrë nga Kuvajti në moshën 23-vjeçare, duke u bërë kështu gruaja e tij e dytë, beson po kështu. Ajo thotë se ishte “një martesë me dashuri”.

Gruaja 23-vjeçare refuzoi të zbulojë emrin e qytetit të saj për shkak të mosmiratimit të bashkëqytetarëve të saj. Sipas saj, një imam identitetin e të cilit nuk dëshiron të bëjë të ditur, zhvilloi ceremoninë e dasmës mesa saj dhe burrit të ri.

“Ne u takuam në një xhami ku lutesha. U takuam me njëri-tjetrin shpesh dhe pastaj ai kërkoi dorën time. Tani, burri im vjen çdo muaj… Ne flasim çdo ditë. Unë kam një vajzë nga martesa ime e parë dhe e dija që ai kishte një grua tjetër. Ky nuk është një problem. Ne kemi të njëjtat të drejta, sipas ligjit të Sheriatit”, shpjegon 23-vjeçarja.

“Duhet të theksoj diçka, për mua, kjo është një martesë me dashuri – me dashuri dhe nder. Kurrë nuk kam parë njerëzit të nderojnë gratë e tyre aq shumë sa ai më nderon  mua”, shton ajo.

Gruaja nga Sarajeva theksoi se gratë që duan të martohen me burra arabë duhet të pranojnë faktin se burrat e tyre nuk do të jetë në vend gjatë gjithë kohës, për shkak se ata janë të martuar dhe kanë fëmijë dhe punë në vendet e tyre.

“Nëse një grua bie dakord ta ndajë burrin e saj me një grua tjetër, ajo duhet të pranojë kushtet që shoqërojnë martesat e tilla,” thotë ajo.

Kur u martua me një arab, gruaja nga Sarajeva mori një Mahr (pronë ose sasi e caktuar parash të dhëna nga bashkëshorti në rast shkurorëzimi). Ajo thotë se nuk është i shqetësuar se një ditë ai mund të mos kthehet më për të, pasi ai ka provuar se është një njeri i nderuar dhe se ajo e njeh mirë atë.

Përveç kësaj, ajo vë në dukje se ai i jep një shumë të caktuar parash çdo muaj për të mbështetur familjen e saj dhe për të mbuluar shpenzimet e tjera.

“Ata më së shumti kërkojnë gra të divorcuara me fëmijë, që të mund të sigurojnë të ardhme më të mirë për ta. Nuk janë të interesuar të kenë fëmijë me ato gra, edhe pse kjo ndodh në disa raste,” tha ajo.

Gruaja nga Sarajeva gjithashtu thotë se ndërsa burri i saj nuk është në Bosnje-Hercegovinë, ajo e kalon kohën me fëmijët ose thjesht e përdor atë “për veten”.

“Kur ai është këtu, i gëzohem faktit,” thotë ajo.

Etiketa: Arabia SauditeBashkëshortiBIRNBiznesmenBosnjaBosnjecertifikatagralibiaLigjmarteseMasambrojtjemyslimanepaktParaProkuroriPunëpushimeSarajevëSHtë drejtaturistvideovizitaxhami
Tjetri
Presidenti maqedonas mohon fshehjen e pasurisë në Panama

Presidenti Maqedonas tërheq plotësisht faljet polemike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.