AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgarët planifikojnë të restaurojnë monumentin ikonë të komunizmit

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzludzha. Foto: Corey Byrnes/ Flickr

E lënë në harresë totale dhe në rrënim, Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste mund të rikthehet në jetë falë një projekti të ri për ruajtjen e trashëgimisë bullgare.

Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzludzha. Foto: Corey Byrnes/ Flickr
Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzludzha. Foto: Corey Byrnes/ Flickr

E vjetër dhe drejt rrënimit, Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzludzha, e njohur ndërkombëtarisht si UFO e Bullgarisë, mund të rikthehet përsëri në jetë.

Shtysa për ringjalljen e ndërtesës së frikshme, e lënë pas dore që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1989, nuk vjen nga aktivistët politikë apo mbështetësit e të shkuarës totalitare të Bullgarisë.

Përkundrazi, është një projekt rivitalizimi krijuar nga bullgarët e rinj dhe të paangazhuar në politikë që duan të mbrojnë trashëgiminë historike të vendit. Ata kanë fituar së fundmi një vëmendje të konsiderueshme për përpjekjet e tyre dhe mund të marrin mbështetjen e shtetit.

Më 5 qershor, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov premtoi se do t’i japë fund prishjes së ndërtesës polemike, e gjendur në një lartësi prej 1432m, në Bullgarinë qendrore.

Premtimi e Borisovit erdhi pasi ai u takua me arkitekten 26-vjeçare Dora Ivanova, e cili i paraqiti atij një propozim për ruajtjen e monumentit, quajtur Buzludzha – Kujtesa e Kohës.

Ideja Ivanovës është që “UFO” të kthehet në një muze të historisë së Bullgarisë, nga lashtësia në modernitet.

Ajo tashmë ka marrë mbështetje për projektin 2.5 milionë leva (rreth 1.25 milion euro) nga Nikolaj Ovçarov, një nga arkeologët më të shquar të Bullgarisë, i cili e prezantoi atë te Borisov në hapjen e një muzeu të ri në Kazanlak të dielën.

“Më dhanë një projekt për Buzludzhën, do t’ia tregoj BSP (Partisë Socialiste të Bullgarisë, pasuese e partisë ish-komuniste), në qoftë se ata duan që të bëjmë diçka së bashku, për të parandaluar shkatërrimin atje,” u tha Borisov gazetarëve të dielën.

Monumenti në majën Buzludzha është pronë e qytetit bullgar Stara Zagora, i cili e mbylli atë për vizitorët në shkurt.

Kjo është ndërtesa më e madhe ideologjike në Bullgari, e ndërtuar si një tribut për krijimin e lëvizjes socialiste bullgare në vitin 1891.

Projektuar nga arkitekti Georgi Stoilov, ndërtesa u zbulua në vitin 1981 pas 7 viteve ndërtimi, ku u përfshinë më shumë se 6000 punëtorë dhe 20 artistë kryesorë të Bullgarisë, të cilët punuan në dekorimin e saj të brendshëm.

Ylli në majë të kullës prej 107 metrash, është më i madhi në botën ish-sovjetike, dhe tri herë më i madh se ylli në Kremlin.

Në ditët e sotme, ylli është mbushur me të shtëna nga vandalët, të cilët menduan se ishte bërë nga rubini. Shumë nga qelqet dhe mozaikët janë vjedhur dhe e gjithë ndërtesa është shpërbërë.

Ivanova, e diplomuar në universitetin teknik në Berlin, nuk është e vetmja e re bullgare e frymëzuar nga monument i madh prej betoni.

Todor Rusanov, një student 22-vjeçar bullgar në Edinburg, së bashku me kolegun e tij polak Rafal Charnovski, ka zhvilluar projektin Buzludzha VR – një eksperiencë e realitetit virtual bazuar në mjedisin e monumentit Buzludzha.

“Qëllimi kryesor i këtij koncepti është të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me monumentin dhe të sugjerohet një qëllim i ri për megastrukturën e braktisur”, thanë studentët në lidhje me iniciativën e tyre.

Aplikacioni i realitetit virtual, i cili mund të shkarkohet falas, i ofron përdoruesve një turne virtual të ndërtesës, e cila është shndërruar në një kompleks modern me një sallë koncertesh dhe muze.

Jo të gjitha bullgarët, megjithatë, janë aq entuziastë për idenë e restaurimit të monumentit, ndërtuar për nder të lëvizjes komuniste të vendit.

Lajmi se shteti mund të mbështesë projektin e Dora Ivanovës ka provokuar kritika dhe tallje në rrjetet sociale, ku më kritikët kanë thënë se “UFO” duhet të lihet në shkatërrim – si një simbol i rënies së regjimit totalitar.

Etiketa: aktivistAktivistëarkeologBullgariEurogazetarKremlinmbështetjemozaikMuzeuPartisë SocialistePunëPunëtorRrjetet socialestudent
Tjetri
Paradoksi i meritokracisë

Përfitimet e përfshirjes së grave në tregun e punës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.