Të indinjuar nga dhuna kundër grave ekspozuar nga video-skandalet në rrjetet sociale, dhjetëra qytetarë bashkuan zërin për të kërkuar barazi gjinore.
Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të premten përpara Piramidës duke mbajtur pankarta që dënonin dhunën ndaj grave. Qytetarët i bënë thirrje autoriteteve të jenë shumë të ndjeshëm ndaj të gjitha formave të dhunës që përjetojnë gratë shqiptare dhe i ndërgjegjësuan këto të fundit të jenë sa më aktive në bërjen publike të dhunës ndaj tyre.