AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Protesta masive rrit tensionet politike në Shkup

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Sarena Revolucija

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë masive anti-qeveritare në Shkup të Maqedonisë të hënën në mbrëmje – ku tensioni qe i lartë për shkak se autoritetet nuk iu përmbajtën ultimatumit të protestuesve.

Foto: Sarena Revolucija
Foto: Sarena Revolucija

Në protestën e mbrëmjes së hënë, grupet e protestuesve thyen dritaret e Ministrisë së Drejtësisë në qendër të Shkupit, u përpoqën të shembin statujën prej bronzi të Prometeut para ndërtesës së parlamentit dhe hodhën sërish bojë ndaj institucioneve shtetërore, të cilat shumë i shohin si simbole të ish-kryeministrit dhe liderit të partisë në pushtet, VMRO -DPMNE Nikola Gruevski.

Protesta, e quajtur “Qytetarët janë të ardhur për Drejtësi”, e organizuar si pjesë e protestave anti -qeveritare të pagëzuara si “Revolucioni shumëngjyrësh”, filloi para Prokurorisë Speciale, ku pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për këtë institucion, para se të niseshin për nga ndërtesa qeveritare.

Duke iu drejtuar njerëzve, aktivisti Pavle Bogoevski përsëriti kërkesat imediate të protestuesve, që përfshijnë garanci se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nuk do ta shkrijë Prokurorinë Speciale, formuar vitin e kaluar për të hetuar krimin e nivelit të lartë, ku dyshohet se janë përfshirë shumë politikanë të partisë në pushtet.

Protestuesit kërkuan edhe formimin e një gjykate të veçantë që do të merret me rastet e Prokurorisë Speciale, formimin e një qeverie kalimtare që do të kryejnë reformat për zgjedhje të lira, dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov dhe përfshirjen e përfaqësuesve nga radhët e tyre në procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja për zgjidhjen e krizës.

Protesta erdhi pas autoritetet  nuk iu përmbajtën një afati, i cili skadoi të shtunën, vendosur nga protestuesit, për të përmbushur këto kushte kyçe.

Gjatë protestës, Radmila Shekerinska, nënkryetar i Social Demokratëve të opozitës, i tha turmës së protestuesve: “Kjo krizë ka vetëm një fund – drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë. Ata që kanë vjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi. Njerëzit kërkojnë drejtësi dhe paqe… dhe i them Gruevskit se nuk do të ketë tolerancë për një tjetër zgjedhje kriminale”.

Para tubimit, organizuesit e protestës dhe aktivistë civilë bënë thirrje për një protestë të qetë në një përpjekje për të shuar frikën se mund të shpërthente dhuna, veçanërisht në qoftë nëse policia do të përpiqej t’i bllokonte rrugën protestuesve ose nëse partia në pushtet VMRO DPMNE mobilizonte përkrahësit e vet, por gjithsesi pati incidente të vogla të dhunës.

Marshimi i çoi protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë, të cilën protestuesit e spërkaën me bojë, këtë herë me ngjyrë të kuqe dhe thyen disa dritare.

Turma më pas u transferua në ndërtesën e parlamentit, ku një grup i protestuesve u përpoq të shembë statujën prej bronzi të Prometeut, e cila qëndron përballë parlamentit, por policia ndërhyri në këtë incident, duke nxitur demonstruesit të tërhiqen.

Statuja, pjesë e riorganizimit të madh të qeverisë të quajtur “Shkupi 2014”, shihet nga shumë njerëz në Maqedoni, si një simbol i sundimit nëntëvjeçar të Gruevskit.

Kriza në Maqedoni sillet rreth pretendimit se qeveria e kryesuar dikur nga Gruevski, ka përgjuar në mënyrë të paligjshme mbi 20.000 njerëz , në mesin e krime të tjera.

Gruevski , i cili mori pushtetin në vitin 2006 dhe dha dorëheqjen si kryeministër në fillim të këtij viti sipas kushteve të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja, thotë se shërbimet e jashtme të inteligjencës kanë “fabrikuar” përgjime dhe ia kanë dhënë opozitës për të destabilizuar vendin.

Etiketa: aktivistBEdhunaDhunëGjykataGjykata KushtetueseGruevskiKrimeKrizakushtetueseliraMaqedoniNikola GruevskipaqeParaPartiaPoliciaProtestaQeveriaSHShkupShkupi 2014VMRO DPMNEzgjedhje
Tjetri
Gjobat nuk do ta kurojnë futbollin kroat, paralajmëron eksperti

Gjobat nuk do ta kurojnë futbollin kroat, paralajmëron eksperti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.