AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Alpet Shqiptare: Një aventurë verore për turistët sfidues (Guidë)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 9 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa vapa përvëluese e verës në Shqipëri po dynd një pjesë të madhe të pushuesve drejt plazhit, lugina e Valbonës dhe kalimi drejt Thethit mund të ofrojnë alternativën ndryshe dhe adrenalinën e një risie të freskët nën peizazhin fantastik të Alpeve, për turistët aktivë.

Kalimi Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalimi Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Jeni në kërkim të një aventure të re dhe dëshironi të sfidoni traditën verore të ekspozimit për disa orë në rrezet e diellit buzë një plazhi? Ajri i freskët i malit dhe peizazhi i thyer që kombinon rrëmbimin e kaltër të lumenjve me gjelbërimin e Alpeve dhe majave ende të bardha nga dëbora, mund të jetë një opsion i shkëlqyer.

Rrugëtimi drejt luginës së Valbonës ndërthur këndshëm udhëtimin me autobus dhe traget, por edhe shëtitjet në këmbë me të mbërritur në destinacion.

Ju mund të udhëtoni deri në Koman me autobus ose makinë dhe të kaloni liqenin me traget për dy orë e gjysmë, kohë gjatë të cilës do të mahniteni nga bukuria e natyrës përreth dhe do të mund të shijoni atmosferën e gëzuar të pasagjerëve.

Liqeni i Komanit. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Liqeni i Komanit. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Tingujt e muzikës vendase dhe vallja e Tropojës – nëse jeni me fat – do të lidhin në valle pasagjerët deri në atë çast të panjohur me njëri-tjetrin dhe shumë shpejt miqtë e rinj do të fillojnë të ndajnë përjetimet e tyre për zonën dhe më gjerë.

Me të zbritur nga trageti në Fierzë, rruga për në qytetin e Bajram Currit merr rreth 30 minuta me makinë. Ndalimi për një kafe të shkurtër ose për të konsumuar një drekë të shpejtë në lokalet e vogla, por mjaft mikëpritëse, do t’ju ofrojë mundësinë të shihni jetën e qetë dhe të përditshme të vendasve.

Me të vazhduar rrugën drejt Valbonës nën shoqërinë e lumit me të njëjtin emër, që cilësohet se ka ujërat më të pastër në Shqipëri, do t’ju duhet edhe rreth 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionin e parë, Valbonë.

Valbona, një zonë turistike mjaft tërheqëse e cila vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e turizmit malor në vend për pushuesit shqiptarë dhe ata të huajt, është një copë e parajsës së qetësisë, ajrit të pastër, bukurisë natyrore dhe mirësisë njerëzore të banorëve të luginës.

Rrjedha e lumit të Valbonës. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rrjedha e lumit të Valbonës. 25 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mundësitë e akomodimit janë të shumta. Ato variojnë nga kampingu në natyrë me çadra te bujtinat dhe hotelet më luksoze.

Nëse keni ndjekur itinerarin e mësipërm – i kushtëzuar nga orari 9 dhe 12 i tragetit në Koman – do të mund të mbërrini në Valbonë pasdite, ç’ka do të thotë se mund të konsumoni në freskinë e klimës malore një birrë ose raki ndërsa muzikantët vendas, të veshur me kostume malësore argëtojnë turistët duke u rënë daulleve, duke kërcyer vallet krenare të veriut dhe duke kënduar me çifteli vargjet kuptimplota që rrëfejnë historinë e zonës.

Ushqimi i freskët dhe i çastit do ta bëjë eksperiencën tuaj edhe më të plotë. Menyja e produkteve varion nga llojet e mishit të pjekur në furrë ose në prush deri te flija e famshme – receta e thjeshtë e brumit të lagur nga gjalpi dhe ajkë që piqet në saç me prush.

Nëse dëshironi t’i jepni pushimeve tuaja verore një element më aventuror dhe më aktiv, atëherë përgatituni shpirtërisht për ecjen 6:30 minuta për kalimin Valbonë-Theth.

Për të përfituar sa më shumë nga dita dhe për të shmangur pikun e diellit, është e këshillueshme që ta lini kabinën tuaj të drurit në bujtinë në orën 5 ose 6 të mëngjesit, gjithnjë pas konsumit të vaktit me gjalpin e shijshëm, recelët e ndryshëm, vezët, djathin dhe qumështin e freskët.

Fusha e Gjësë, nisja në mëngjes herët. Foto: Ivana Derivishi/BIRN.
Fusha e Gjësë, nisja në mëngjes herët. Foto: Ivana Derivishi/BIRN.

Ngjitja në shtigje fillon nga Fusha e Gjësë dhe falë sinjalistikave ekzistuese mund të kryhet edhe individualisht, përveçse me një grup të organizuar. Gryka e Valbonës, në lartësinë 1815 metra do të jetë pika më e lartë e udhëtimit tuaj të ngjitjes dhe mund të kërkojë rreth 3 orë ecje për t’u arritur.

Burimet e shumta të ujit dhe lokalet e vogla përgjatë rrugës do t’jua bëjnë ndalesat më të lehta, ndonëse niveli i vështirësisë së këtij kalimi përcaktohet si mbi mesataren. Këpucët e malit janë gjithashtu të rekomandueshme për shkak të terrenit shkëmbor dhe zbritjes së rrëshkitshme në disa pjesë.

Lodhja do t’ia vlejë kur të mund të shihni një pjesë të mirë të luginës së Valbonës nga 1800 metra lartësi në jug-lindje dhe malin më të lartë të Alpeve Shqiptare, Jezercën (në veri-verilindje të luginës. Zbritja për në drejtim të Thethit e cila merr gjithashtu disa orë do t’ju shpërblejë me hije të pemëve të Parkut Kombëtar të Thethit.

Nëse keni fat, pikat e mëdha dhe të nxehta të shiut veror do t’jua bëjnë udhëtimin më interesant dhe do t’ju zbrehin tensionin e padurimit për të mbërritur në destinacion. Në këtë shteg do të hasni aventurierë të të gjitha kombësive dhe moshave, të cilët përshëndeten miqësisht dhe i urojnë njëri-tjetrit një rrugë të lehtë në vazhdim.

Fshati Theth duket përgjatë zbritjes së kalimit Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Fshati Theth duket përgjatë zbritjes së kalimit Valbonë-Theth, qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Thethi, fshati në veri të luginës së Shalës, kërkon të paktën një ditë për të vizituar bukuritë natyrore të ujëvarës apo Syrin e Kaltër të Thethit. Ecja për në këto pika tërheqëse natyrore do të marrë rreth një orë e gjysmë, por që janë të domosdoshme për t’u vizituar. Në brendësi të fshatit ju do të mund të njiheni me historinë e zonës, të vizitoni kullën e ngujimit apo të akomodoheni në një nga disa bujtinat dhe hotelet e zonës.

Ushqimet e freskëta dhe recetat vendase me nga një përbërës ‘sekret’, shoqëruar me ujin e lehtë dhe të freskët të burimit që shërbehet falas dhe me kana mund t’ju shuajnë urinë dhe etjen e rrugës. Një gjumë i mirë në bujtinë dhe një shëtitje në pikat më të bukura të Thethit të nesërmen në mëngjes, do ta përmbushin plotësisht kënaqësinë e një eksperience të freskët malore në sezonin e nxehtë veror.

Infrastruktura mund të mos jetë pika e fortë e kësaj zone, por banorët do t’jua justifikojnë si çmimin që duhet paguar për ruajtjen të paprekur të fshatit.

Udhëtimi i radhës?

Përse jo një rrugëtim disa-ditor me biçikleta përreth Alpeve Shqiptare…

Fotogaleria 

…
Klikoni këtu për ta hapur të plotë fotogalerinë

Etiketa: Alpet ShqiptareBajramBanorëBIRNFushainfrastrukturaIvana DervishiLindjaLiqeni i KomanitLugina e ValbonësMaliMediaMjaftpaktpyjetrakiRrogamsekretSHShalëshqipShqipërishqiptareThethturistValbonaValbonës
Tjetri
Rezultati i Brexit pritet të dominojë Samitin e Ballkanit në Paris

Rezultati i Brexit pritet të dominojë Samitin e Ballkanit në Paris

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.