Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
09:01 | 07/07/2016
Në Artikull kryesor Mjedisi, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Share on FacebookShare on Twitter

Një projektligj i propozuar nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni kërkon lejimin e industrisë ricikluese të importojë mbetje si plastikë dhe karton me argumentin se prodhimi vendës i mbetjeve nuk është i mjaftueshëm dhe se industria e riciklimit punon me vetëm 30 për qind të kapacitetit.

Landfillo i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara
Landfillo i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Tre deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një amendim për ligjin e shumëdebatuar të menaxhimit të mbetjeve, për t’i rihapur rrugë importit të mbeturinave, të cilat u ndaluan pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2013. Relacioni i projektligjit, i firmosur nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni dhe i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, thotë se propozimi i tyre vjen si kërkesë e Shoqatës së Ricikluesve, një organizatë që përfaqëson interesat e disa kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

“…Investimet në këtë fushë zënë rreth 120 milionë euro dhe janë të punësuar rreth 35 mijë punonjës,” thonë të tre deputetët në relacion pa dhënë burimin e këtyre statistikave.

“Ndalimi i importit solli si pasojë që industria e riciklimit të punojë me 30% të kapaciteteve, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik, si dhe shkurtim të fuqisë punëtore,” vijon më tej relacioni, i cili argumenton se Shqipëria sot, për shkak se ka Inspektoriat Mjedisi, është në gjendje të kontrollojë situatën dhe të mos lejojë që bashkë me mbetjet për riciklim, në Shqipëri të importohen edhe mbetje për groposje.

Qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Sali Berisha u përball me protesta dhe me nismë për një referendum pas vitit 2011, kur miratoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur mes të tjerash, lejonte importimin e mbetjeve të tilla si hekur, plastikë, karton etj., për të furnizuar industrinë e riciklimit.

Pas pengesave të shumta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ia doli të kapërcejë procedurat për të realizuar referendumin e parë të kërkuar nga qytetarët në historinë e Shqipërisë. Presidenti i Republikës përcaktoi datën 24 dhjetor 2013 për zhvillimin e këtij referendumi, por gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, Partia Socialiste e premtoi anulimin e ligjit në mbi 100 raste gjatë takimeve të ndryshme elektorale dhe e mbajti premtimin në ditët e para të ardhjes në pushtet, duke e bërë të panevojshëm zhvillimin e referendumit.

Që nga çasti i anulimit të neneve që lejonin importin e mbetjeve, presioni mbi qeverinë ka qenë i shumtë nga ana e ricikluesve, të cilët thonë se importi i mbetjeve i mundëson atyre të shtojnë prodhimin dhe eksportet.

Deputetët që kanë firmosur projektligjin argumentojnë se lejimi i importit të plehrave “do të hapin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëramijëra vendeve të reja të punës, rritje e rëndësishme të PBB-së dhe dyfishim të eksporteve,” argument që i referohet shoqatës së ricikluesve.

Tjetri
Pikëpyetja mbi largimin e Britanisë nga BE-ja

Pikëpyetja mbi largimin e Britanisë nga BE-ja

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

09:01 | 07/07/2016
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.