AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Korrupsioni, Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Rasim Doda u arrestua vitin e kaluar pas kallëzimit të një biznesmeni që raportoi se i qe kërkuar 80 mijë euro për një vendim gjykate favorizues ndaj firmës së ndërtimit dhe në dëm të një qytetareje.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot (8 korrik) dënimin me 5 vjet burg për ish-gjykatësin Rasim Doda të Sarandës, i cili akuzohet për korrupsion pasiv pasi i pati kërkuar pronarit të një firme ndërtimi 80 mijë euro në shkëmbim të një vendimi favorizues për një kompani ndërtimi përballë një qytetareje.

Doda, i cili mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u arrestua në qershor 2015 pasi i kishte shpëtuar drejtësisë në disa akuza për fshehje pasurie dhe vendime të padrejta dhe po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Doda u deklarua i pafajshëm gjatë procesit duke argumentuar se është viktimë e një puçi nga brenda sistemit të drejtësisë.

Sipas akuzës, gjatë një procesi civil për çështje pronësie mes qytetares Gjinovefa Shehu dhe kompanisë së ndërtimit të shtetasit Hasan Bushi, Doda e pati ndaluar në rrugë Bushin duke i bërë të ditur se kishte ndër mend të pranonte kundërpadinë e tij ndaj qytetares Shehu duke i akorduar 88.6 milionë lekë dëmshpërblim, por në këmbim të kësaj, kërkonte një shumë prej 80 mijë eurosh ryshfet. Bushi i tha se nuk i dispononte këto para dhe e humbi gjyqin, por kreu kallëzim ndaj gjykatësit, i cili u arrestua.

“Shtetasi, të cilit i ishte kërkuar pagesa prej 80 mijë euro, nuk ka pranuar të bëjë këtë “transaksion” në favor të gjyqtarit dhe, për këtë arsye, ai ka humbur në procesin gjyqësor civil”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga hetimet ka rezultuar se më datën 19.04.2015, në mbrëmje Hasan Bushi  ka qënë duke shkuar te zyra e avokatit, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nësërmen.

Në fletën e palosur ishte i shkruar dispozivi i vendimit gjyqësor  sipas të cilit  Bushi përfitonte një dëmshpërblim në shumën 88.659.066 lekë.

“Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro”-thuhet në aktpadinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sipas të cilës kur Bushi është shprehur se nuk kishte para, gjytari është larguar, duke i bërë me shenjë me gjeste se nuk do ta fitonte gjyqin, si dhe duke i lënë në dorë kallëzuesit fletën në të cilën ishte shkruar dispozitivi i vendimit.

Si provë të përfshirjes së gjytaritë në korrupsion, organi i akuzës ka dokumentuar edhe  komunikimet telefonike mes tij dhe Bushit, i cili  i lutet gjytarit për një vendim të drejtë pasi nuk kishte para të paguante.

Në orën 22:49, të po asaj dite, Bushi i shkruan kryegjyqtarit se, “mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”.

Të nësërmen, më datë 20.04.2015, para shpalljes së vendimit të çështjes civile, kryegjytari  ka telefonuar Hasan Bushin në orën në orën 07 të mëngjesit.  Në dosjen hetimore është dokumentuar  sms ky përfaqësuesi i shoqërisë e qun gjytarin mashtrues.  “Mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk mbake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. H.B”.

Pas këtij komunikmi, në seancën gjyqësore, Rasim Doda ka shpallur  një vendim që ishte  krejtësisht në kundërshtim me dispozitivin që Hasan Bushi kishte lexuar një natë më parë.

Doda është akuzuar gjithashtu nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh si dhe transferta të dyshimta.

Po ky gjyqtar, në vitin 2009,  u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, ai u akuzua për veprën penale të fyerjes.

Etiketa: AkuzaBurgEuroFshehje pasurieGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetIna RamaKEKorrupsionkorrupsion pasivParaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaRamaRasim DodaryshfetSarandëTransfertaVendimVendimi
Tjetri
Mbi dy rrota për një aventurë të shkurtër verore

Mbi dy rrota për një aventurë të shkurtër verore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.