AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë të mos e miratojë propozimin e tre deputetëve për rikthimin e importit të mbetjeve duke argumentuar se nisma e re e deputetëve të së majtës synon të kalojë pa diskutim publik dhe në mënyrë hileqare.

Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara
Landfilli i Sharrës | Foto nga : Gjergj Erebara

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, grupimi i shoqërisë civile që tre vjet më parë arriti të ndalojë me ligj importin e mbetjeve në Shqipëri, deklaroi sot se do të kundërshtojë edhe propozimin e fundit të tre deputetëve të së majtës, të cilët kanë propozuar në Kuvendin e Shqipërisë rikthimin e importeve.

Jemi të “neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile,” tha AKIP në  një konferencë për shtyp.

Propozimi i “tre deputetëve të së majtës që synon të kundërshtojë vullnetin e popullit dhe të lejojë rikthimin e ligjit qe i hapte dyert importit të mbetjeve, bazuar vetëm në ambicie për fitime më të mëdha të disa njerëzve që numërohen me gishtat e dorës dhe të një indulgjencë politike dukshëm korruptive, në dëm të një ndotje të pakthyeshme në mjedisin e vendit. në aludime dhe pretendime që rezultojnë të gënjeshtërta,” vijon më tej deklarata.

Tre deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë së fundmi të miratojë një amendim për ligjin e shumëdebatuar të menaxhimit të mbetjeve, për t’i rihapur rrugë importit të mbeturinave, të cilat u ndaluan pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2013. Relacioni i projektligjit, i firmosur nga deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni dhe i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, thotë se propozimi i tyre vjen si kërkesë e Shoqatës së Ricikluesve, një organizatë që përfaqëson interesat e disa kompanive që punojnë në fushën e grumbullimit të metaleve të përdorura, të plastikës dhe kartonit.

Projektligji gjendet në axhendën e punimeve të kuvendit për dy javët e ardhshme dhe do t’i nënshtrohet një seance në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin më 21 korrik 2016 para se të hyjë në seancë plenare në të njëjtën ditë.

AKIP sugjeroi se axhenda e ngjeshur e punimeve të kuvendit për datën 21 korrik duket se po përdoret nga tre deputetët propozues, për ta miratuar lejimin e importeve të mbetjeve në mënyrë tinzare dhe pa diskutimet e nevojshme paraprake mbi projektligjin.

“Propozimi i projektligjit më 30 qershor dhe vendosja e tij në kalendar për t’u shqyrtuar në seancën plenare të Kuvendit më 21 korrik 2016, datë kur në kuvend do të diskutohen edhe një mori ligjesh të tjera, përfshirë amendimi i Kushtetutës për Reformën në Drejtësi tregon se ka një synim të qartë për ta kaluar tinëz ndryshimin që legalizon përsëri lejimin e importit te plehrave,” deklaroi AKIP, i cili njoftoi edhe hapjen e një peticioni online ku fton qytetarët të shprehen edhe një herë kundër importit të mbetjeve.

Etiketa: deputetEduard ShalsiErvin BushatiGjergj ErebaraKuvendLandfilli i SharrësLigjMaxhorancandotjenismaParaPartiaPartia SocialistePeticioniProjektligjiSharrëshqipShqipërishqiptareshtator
Tjetri
Komandanti i rebelëve serbë të Kroacisë, Goran Haxhiç vdes nga kanceri

Komandanti i rebelëve serbë të Kroacisë, Goran Haxhiç vdes nga kanceri

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.