AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Irani fton Bullgarinë të bashkohet në një korridor të ri transporti

Maria CheresevangaMaria Chereseva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Borissov dhe Jahangiri në Teheran të hënën. Foto: Facebook

Kryeministri i Bullgarisë, i cili gjendet në një vizitë në Teheran, tha se Irani i ka kërkuar Bullgarisë të bashkohet në një korridor të ri transporti që duhet të lidhë Gjirin Persik me Detin e Zi duke anashkaluar Turqinë.

Borissov dhe Jahangiri në Teheran të hënën. Foto: Facebook
Borissov dhe Jahangiri në Teheran të hënën. Foto: Facebook

Irani e ka ftuar Bullgarinë të bashkohet në një korridor të ri transporti mes Gjirit Persik dhe Detit të Zi. korridor që duhet të lidhë Iranin, Armeninë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, deklaroi të hënën kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov.

Ai po drejton delegacionin e parë të qeverisë Bullgare në vizitë zyrtare që nga viti 1988.

Fokusi kryesor i vizitës është bashkëpunimi në fushën e energjisë, për shkak se Bullgaria po has vështirësi për të gjetur një blerës për pajisje bërthamore të prodhuara nga gjigandi rus Atomstroyexport për projektin e papërfunduar të termocentralit bërthamor të Belene.

“Ky korridor mund të përdoret jo vetëm për mallra por edhe për gaz natyror,” deklaroi Borissov para gazetarëve pasi takoi zëvendëspresidentin e Iranit Eshaq Jahangiri.

Sipas kryeministrit të Bullgarisë, Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në korridorin e ri të transportit duke përdorur portet e Varnës dhe Burgasit.

Ai shpjegoi se brenda dy javëve, ekspertët nga katër vendet – Irani, Armenia, Gjeorgjia dhe Bullgaria – do të takohen në Sofie për të diskutuar detaje të tjera të projektit.

Sipas qeverisë, iniciativa për krijimin e një korridori të ri transporti vjen nga Irani, i cili po kërkon rrugë alternative me ata që kalojnë nëpër Turqi.

Krahas Borissov në Teheran janë edhe ministrat e energjisë, financave, punëve të jashtme, bujqësisë, transportit, zëvendëskryeministri përgjegjës për financimet europiane, zëvendësministri i ekonomisë si dhe një delegacion kompanish private.

Pas një takimi me ministrin e naftës të Iranit, Bijan Zanganeh, ministri i energjisë së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova, njoftoi se Bullgaria mund të fillojë të importojë gaz natyror nga Irani brenda tri apo katër vjetësh.

Irani ka shprehur interes për një ndërlidhës të ri gazi mes Greqisë dhe Bullgarisë, projekt që është nisur më herët këtë vit.

Teherani po mendon gjithashtu të marrë pjesë në projektin e përbashkët bullgaro-grek për një terminal të gazit natyror të lëngëzuar (LNG) në qytezën greke të Aleksantropullit.

Pala bullgare po diskuton edhe me Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit me shpresë se do të shesë pajisjet ruse të Irani.

“Europa është në dijeni të bisedimeve që ne po zhvillojmë. Nëse programi bërthamor i Iranit ka vetëm qëllime për përdorime civile, ne kemi një interes në bashkëpunime të tilla dhe Europa nuk ka problem për këtë gjë,” deklaroi ministri i jashtëm i Bullgarisë Daniel Mitov për agjencinë bullgare të lajmeve Focus.

Etiketa: BullgariaEuropaFacebookgazgazetarGjeorgjiahasIraniParaPunëSHTurqi
Tjetri
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

AKIP kundërshton ligjin e ri për importin e mbetjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.