AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të burgosurit rumunë protestojnë kundër kushteve të këqija

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta në burgjet rumune. Foto: ziaruldeiasi.ro

Protestat në burgje janë përhapur në Rumani gjatë kësaj jave, ku të burgosurit po shprehin pakënaqësinë e tyre me kushtet e këqija, pavarësisht përpjekjeve për të pakësuar mbipopullimin gjatë dekadës së shkuar.

Protesta në burgjet rumune. Foto: ziaruldeiasi.ro
Protesta në burgjet rumune. Foto: ziaruldeiasi.ro

Rreth 500 të burgosur në 19 burgje rumune protestuan të enjten, ku disa refuzuan ushqimin, përplasën hekurat, goditën dritaret me shishe, i vunë flakën rrobave dhe thirrën “Poshtë qeveria!”, raportoi media.

Një i burgosur në një burg të Rumanisë qendrore tentoi vetëvrasjen të enjten, sipas raporteve.

Ministrja e Drejtësisë, Raluca Pruna, tha se autoritetet po ndjekin me kujdes zhvillimet në të gjitha burgjet e Rumanisë dhe se situata ishte nën kontroll.

“Ne do të fillojmë të kontrollojmë pretendimet e të burgosurve dhe ku të jetë e nevojshme do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje,” tha të enjten Pruna.

“Kushtet në burgje janë përmirësuar në vitet e fundit, por shumë probleme vazhdojnë të ekzistojnë ende,” shtoi ajo.

Protesta nisi në fillim të javës në një burg të sigurisë së lartë në Iasi, në lindje të vendit dhe u përhap më pas në pothuajse gjysmën e 44 burgjeve të Rumanisë.

Pruna tha megjithatë se shumë media i kanë ekzagjeruar protestat, duke ndezur situatën.

Disa politikanë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres.

Me gjithë përpjekjet për modernizim, burgjet rumune ende nuk i përmbushin standardet europiane.

Mbipopullimi, kujdesi i pamjaftueshëm mjekësor dhe ushqimi i keq mbeten problemet kryesore, sipas aktivistëve.

Rumania ka rreth 30,000 të burgosur, por situata është përmirësuar krahasuar me dhjetë vjet më parë, kur kishte rreth 52,000 të burgosur në një sistem me kapacitet për vetëm 20.000.

Sipas të dhënave zyrtare, shteti shpenzon rreth 500 euro në muaj për çdo të burgosur, ku pjesa më e madhe e parave përdoret për të paguar pagat e atyre që punojnë në sistemin e burgjeve.

Numri i madh i të burgosurve është ende një barrë për shtetin.

Shumë burgjet ende kanë kushte higjienike të papërshtatshme, pamjaftueshmëri uji të ngrohtë, mangësi higjiene, ndriçimi dhe ajrosjeje, si dhe cilësi të dobët të ushqimit, sipas aktivistëve.

Shumë prej burgjeve janë të vështira për të rinovuar për shkak të mënyrës së ndërtimit.

Në prill, qeveria miratoi disa masa për përmirësimin e kushteve në burgjet rumune – masa të cilat kërkojnë 838.5 milionë euro investime gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Administrata Kombëtare e Burgjeve planifikon të krijojë 10,895 vende të reja në burg dhe të modernizojë 1651 vende në burgjet vendase deri në 2023. Planifikohen gjithashtu të ndërtohen dy burgje të reja.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Europian e të Drejtave të Njeriut, GJEDN, vendosi që Rumania të paguajë 100,000 euro kompensim për 18 të dënuar që kanë shlyer dënimet ose që janë aktualisht të burgosur, për shkak të kushteve të këqija të burgjeve vendase.

Etiketa: AdministrataaktivistAktivistëBurgburgjeEuroGjykatainvestimekompensimMasaMediaMjekmjekëPagatProtestaProtestatQeveriaRumaniRumaniaThirrë
Tjetri
Shkollat e ndara të Bosnjës thellojnë ndasitë etnike

Shkollat e ndara të Bosnjës thellojnë ndasitë etnike

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.