AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pasojat strategjike të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

Sinan ÜlgenngaSinan Ülgen
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stambolli

Grushtet e dështuara të shtetit mund të kenë po aq shumë pasoja sa edhe grushtet e suksesshme. Puçi që dështoi në Turqi do të ketë pasoja të gjera për marrëdhëniet e jashtme të këtij vendi dhe rolin rajonal të Turqisë, veçanërisht për shkak se marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në pritet të përkeqësohen gjatë muajve të ardhshëm.

Stambolli
Stambolli

Një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur zakonisht pasohet nga një përmbytje analizash mbi drejtimin e ardhshëm të vendit pas thyerjes së qeverisjes demokratike. Por grushtet e dështuara të shtetit mund të kenë gjithashtu pasoja të gjithanëshme.

Përpjekja e dështuar e disa elementëve të ushtrisë së Turqisë për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdoğan do të ketë pasoja të mëdha për marrëdhëniet e jashtme si dhe për rolin e Turqisë në rajon. Marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, në veçanti, pritet të kenë trazira të konsiderueshme.

Tentativa për grusht shteti hap një fazë të re dhe aspak të lehtë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, për shkak se autoritetet turke kanë lidhur grushtin e shtetit me Fethullah Gülen, një predikues islamik m e bazë pranë Filadelfias që nga viti 1999 por me një grup mbështetësish në Turqi.

Gülen është akuzuar më herët me krijimin e një strukture shtetërore paralele, veçanërisht brenda policisë, drejtësisë dhe ushtrisë. Së fundmi, autoritetet e Turqisë e klasifikuan lëvizjen Guleniste si një organizatë terroriste – një etiketë që i jep një kuptim të ri grushtit të dështuar të shtetit. Por, pavarësisht provave në rritje në lidhje me Gülen dhe ndjekësit e tij, përshtypja në Ankara është që SHBA-të deri tani kanë refuzuar të kufizojnë aktivitetet e rrjetit të tij, të cilat përfshijnë një numër të madh shkollash dhe shumë organizata të shoqërisë civile.

Ky rrjet i lejon lëvizjes Guleniste të angazhohet në grumbullim fondesh të konsiderueshme, të cilat, autoritetet turke pretendojnë se përdoren për të ushqyer operacione të liga të anëtarëve të saj në Turqi. PËr rrjedhojë, vijimi i qëndrimit të Gülen në rezidencën e tij në Pensilvani është bërë jo vetëm një problem i vazhdueshëm për marrëdhënien dypalëshe, por edhe burim i rëndësishëm i anti-Amerikanizmit në rritje në Turqi.

Grushti i dështuar i shtetit dukshëm do ta forcojë këtë tendencë. Në periudhës pas grushtit të shtetit, SHBA-ja do të vihet në presion të vazhdueshëm në lidhje me sjelljen e saj prej laissez-faire për Gülen. Pala turke sakaq ka sinjalizuar se do të fillojë procedura për kërkesë formale ekstradimi për Gülen.

Grushti i shtetit për rrjedhojë ka sjellë një nevojë të re urgjente për dy aleatët në NATO që ta zgjidhin kërë mosmarrëveshje të rëndësishme. Dështimi për të gjetur mirëkuptim nën këtë situatë të acaruar mund të dobësojë perspektivën për bashkëpunim në shumë nivele. Efikasiteti i luftës së përbashkët kundër Shtetit Islamik (ISIS), i cili mbështetet shumë në sulmet ajrore me origjinë nga baza Incirlik në Turqinë e jugut, pa dyshim mund të vihet në rrezik. Më gjerësisht, një thuerje në këtë marrëdhënie kyçe dypalëshe mund të dobësojë kohezionin e politikës së NATO-s përballë Rusisë dhe Turqia mund të kërkojë të shkojë përtej kuadrit konfrontues të përcaktuar në samitin e fundit të Aleancës në Varshavë.

Pasojat e grushtit të shtetit të dështuar ka gjithashtu gjasa të prekin marrëdhënien e Turqisë me Europën. Në mars, Turqia dhe Bashkimi Europian ranë dakord për një paketë ambicioze masash të dizenjuar për të ndërprerë fluksin e refugjatëve drejt Europës. Por, ndërsa marrëveshja ka qenë një sukses i qartë, ajo mbetet politikisht e dobët. Për Turqinë, çmimi më i madh qe angazhimi i BE-së për të hequr vizat për udhëtimet e qytetarëve turq në Zonën Shengen, një lëvizje që duhej të realizohej në qershor. Por në fakt liberalizimi i vizave u shty për deri në tetor, për shkak të refuzimit të Turqisë për të zbatuar disa kushte të mbetura.

Në thelb të ngërçit diplomatik është kërkesa e BE-së që Turqia të amendojë ligjet e veta kundër terrorizmit në mënyrë që këto ligje të jenë në përputhje me normat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Synimi është që të kufizohet zbatimi i ligjeve antiterror vetëm në rastet e terrorizmit dhe të parandalohet përdorimi i këtyre ligjeve si mjete për të kufizuar lirinë e shprehjes. Por mjedisi post-puçit të shtetit do të reduktojë dëshirën e Turqisë për të amenduar ligjet e veta kundër terrorizmit.

Për rrjehdojë, një krizë diplomatike është e mundshme këtë tetor, ku Turqia mund të pretendojë se BE-ja ka refuzuar të respektojë premtimet e veta. E gjithë paketa e refugjatëve, nën të cilën Turqia vijon të mbajë më shumë se 2.8 milionë refugjatë sicianë, mund të vihet në rrezik pas kësaj dhe dallga e azilkërkuesve mund të rikthehet.

Në fund, grushti i dështuar i shtetit do të ketë pasoja për aftësinë e Turqisë për të kontribuar për sigurinë rajonale. Ushtria e Turqisë do t’i nënshtrohet tani një procesi të dhimbshëm të spastrimit të elementëve gulenistë dhe kohezioni moral do të preket në mënyrë të pashmangshme në një kohë kur forcat e armatosura kanë rol vendimtar në përpjekjet e Turqisë për të luftuar separatistët kurdë dhe terrorizmin e ISIS dhe në fuqizimin e kontrollit të kufijve të Turqisë, gjë që ka ndihmuar për të parandaluar fluksin e xhihadistëve të huaj drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS në Siri. Dobësimi i besimit pas tentativës për grusht shteti do ta bëjë bashkëpunimin mes agjencive të ndryshme pra mes ushtrisë, policisë dhe shërbimeve sekrete, veçanërisht problematike.

Njësoj si grushtet e shtetit të suksesshme, grushtet e dështuara mund të kenë masoja madhore të politikën e jashtme dhe të sigurisë së një vendi. Grushti i dështuar i shtetit në Turqi sakaq ka shtuar gjasat për krijimin e problemeve të konsiderueshme mes këtij vendi dhe SHBA-së e Europës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Strategic Consequences of Turkey’s Failed Coup

Etiketa: Bashkimi EuropianBEforcat e armatosuraGjykatëGjykatësgrusht shtetiISISMarrëveshjaMjedisiNATOpasojapërmbytjeProject SyndicaterajonrrezikSHSHBAShengenShtetet e BashkuaraSiritraziraTurqiTurqiaUshtriaxhihadistë
Tjetri
Takimi Rama-Basha, ku ndahen palët për reformën në drejtësi

Ambasadori Lu, shuplakë PD-së, ndryshoi disa herë qëndrim kundër reformës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.