AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ambasadori Lu, shuplakë PD-së, ndryshoi disa herë qëndrim kundër reformës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas rakimit me ambasadorin amerikan, Donald Lu, paraditen e se henes. Foto:LSA

Ambasadori amerikan thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha fillimisht ra dakord, pastaj ndryshoi qëndrim dhe ngriti pretendimin e sovranitetit, ndërsa paralajmëroi se mosvotimi i reformës do të ketë “pasoja specifike negative për udhëheqësit”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas rakimit me ambasadorin amerikan, Donald Lu, paraditen e se henes. Foto:LSA
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas rakimit me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Foto:LSA

Palët politike u angazhuan në takime të shumëfishta gjatë ditës së martë në kuadër të krizës të shkaktuar nga dështimi i pritshëm i miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi ditën e enjte në parlament, ndërkohë që ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu deklaroi edhe një herë se përgjegjësi për ngërçin është kreu i opozitës, Lulzim Basha. Nga ana e tij, Basha ia hodhi fajin kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit nuk e dëshiron kompromisin.

Lu, i cili foli në një protestë të disa organizatave jofitimprurëse, shpjegoi se Basha fillimisht kishte rënë dakord pasi Rama kishte bërë lëshime për disa pika të nxehta të reformës në drejtësi, por më pas kishte vënë kushte shtesë.

“Dy javë më parë, dëgjova me zë të fortë nga Basha dhe Bylykbashi se nëse e zgjidhnim paragrafin 88, ata do ta votonin reformën që të nesërmen. Më 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund, Rama u dorëzua dhe u ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një proces përzgjedhjeje të quajtur 6 plus 6. Por kjo nuk mjaftonte.  Tani, për herë të parë, ata thonë se për shkak të sovranitetit kombëtar, nuk mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësimet për kualifikimet e komisionerëve”, deklaroi Lu.

Reforma në Drejtësi synon të pakësojë fuqinë e politikës në kontrollin e emërimeve në institucionet e drejtësisë, të rrisë transparencën e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe të krijojë një komision të përkohshëm të njohur si komisioni i vetingut, me fuqi për të hetuar gjykatësit dhe prokurorët për pasurinë e tyre, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. Palët kanë rënë parimisht dakord për shumicën e paketës, me përjashtim të emërimit dhe funksionimit të komisionit të vetingut.

Për shkak se Partia Demokratike nuk e ka dhënë mbështetjen për reformën, është kërkuar që reforma të votohet në parlament me shpresë që një pjesë e deputetëve të opozitës ta votojnë reformën bashkë me deputetët e maxhorancës, por vetë maxhoranca, e cila ka rreth 90 vota në parlament nga 94 që nevojiten për të ndryshuar kushtetutën, nuk është në tërësi mbështetëse për reformën pasi Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka rreth 20 vota, ka deklaruar se dëshiron të ketë konsensusin e opozitës që ajo ta mbështesë reformën.

Ambasadori Lu paralajmëroi se çdo politikan që nuk e voton reformën do të ketë pasoja dhe se ai qe ngarkuar nga Uashingtoni që të komunikojë te këto udhëheqës masat që SHBA ka ndër mend të marrë ndaj tyre.

” Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme.  Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni.  Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata”, tha Lu.

Krahas diskutimeve për reformën në drejtësi, palët po përgatiten për mundësitë e mocioneve të besimit dhe mosbesimit kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama kreu një takim publik me dy deputetë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, një parti që ka nominalisht pesë deputetë, (një të marrë nga PD), por që duket se është e ndarë në mbështetës të qeverisë dhe mbështetës të opozitës. PDIU mund të jetë instrumentale në një skenar që parasheh krijimin e një shumice të thjeshtë prej 71 deputetësh mes Partisë Socialiste, (e cila nominalisht ka 65 deputetë dhe realisht mendohet se ka më pak se kaq) dhe deputetëve të tjerë duke shmangur në këtë mënyrë LSI-në e Metës.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai vetë do të vijojë të presë për kompromis deri ditën e enjte në ora 10. Ai përsëriti tezën e tij se skena politike do të duhet të zgjedhë mes votimit të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga korrupsioni dhe votimit kundër reformës.

Rama u shpreh i bindur se Aleanca për Shqipërinë Europiane, ku bën pjesë edhe LSI, do të votojë në bllok pro reformës pavarësisht qëndrimit jo të qartë të Metës.

Etiketa: aftësitë profesionaleBashadeputetEdi RamaGjykatëgjyqtarIlir MetaIntegrim dhe UnitetKomisionkomisionerKorrupsioniKryeministri Edi RamakushtetueseLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMaxhorancaMetaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistepasojaPDPDIUprokurorRamaReformaSHSHBAshqipShtetet e BashkuaraVota
Tjetri
Kroatët e krahut të djathtë largohen nga monumenti antifashist

Kroatët e krahut të djathtë largohen nga monumenti antifashist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.