AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Britania në kërkim të një vendi

Chris PattenngaChris Patten
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy të rinj po puthen në Portën Brandenburg në Berlin më 19 qershor 2016 për të mbështetur fushatën për të qëndruar anëtar të Britanisë së Madhe. (Joerg Carstensen/dpa via AP)

Ata që bënë fushatë që Mbretëria e Bashkuar të largohej nga BE, fushatë e bazuar gjerësisht mbi gënjeshtra dhe zhgënjime, nuk ia kanë idenë se çfarë duhet të bëjnë tani. Por tashmë që mbështetësit e Brexit e kanë thyer poçen në dyqan, është me rëndësi të madhe që copat e interesit kombëtar të Britanisë të rimblidhen.

Dy të rinj po puthen në Portën Brandenburg në Berlin më 19 qershor 2016 për të mbështetur fushatën për të qëndruar anëtar të Britanisë së Madhe. (Joerg Carstensen/dpa via AP)
Dy të rinj po puthen në Portën Brandenburg në Berlin më 19 qershor 2016 për të mbështetur fushatën për të qëndruar anëtar të Britanisë së Madhe. (Joerg Carstensen/dpa via AP)

Vota e Brexit ka bërë copash shumicën e infrastrukturës së marrëdhënieve ekonomike dhe politike të Britanisë me Europën dhe botën. Ata që bënë fushatë që Mbretëria e Bashkuar të dilte nga Bashkimi Europian, fushatë e bazuar gjerësisht mbi gënjeshtra dhe zhgënjime, nuk ia kanë idenë se çfarë duhet të bëjnë tani. Ata janë shkatërruesit dhe jo krijuesit.

Por tashmë që ne britanikët e thyem poçen në dyqan, ne duhet të mbledhim copat e shpërndara të interesit tonë kombëtar. Dhe të gjithë ne, të udhëhequr nga një kryeministre e re dhe e mençur, Theresa May (e cila bëri fushatë për të qëndruar në Europë), duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar vendin tonë nga izolimi dhe rënia.

May ka lëvizur me shpejtësi për të krijuar një skuadër për menaxhimin e divorcit të Britanisë nga BE-ja. Kjo skuadër përfshin Boris Johnson si Sekretar i Jashtëm, i cili nuk ka nevojë të mësojë shprehjen e vjetër që thotë se diplomatët supozohet të shkojnë jashtë dhe të gënjejnë për vendin e tyre. Sfida e tij nuk do të jetë sjellja e tij dorëlëshuar përballë të vërtetës, por sasia rekord e fyerjeve ndaj shumë njerëzve – përfshirë presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe pasardhësen e mundshme të tij Hillary Clinton – me të cilët do të duhet të punojë.

Por më e rëndësishme se sa skuadra është natyra e lojës që do të duhet të luajnë. “Brexit do të thotë Brexit,” tha May. Por çfarë do të thojë kjo për marrëdhëniet tona tregtare dhe për politikën e imigrimit? A jemi ne të angazhuar për të kërkuar akses në tregun e përbashkët të Europës në terma të ngjashme me kushtet aktuale? A do të jemi ne në gjendje të sigurojmë të drejta “pasaportizimi” për bankat dhe shërbimet tona financiare, në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në Britani ndërkohë që kryejnë veprimtari në pjesën tjetër të Europës? Si mund të sigurojmë ne këto objektiva pa pasur nevojë të pranojmë rregullat e tregut të përbashët si Norvegjia apo Zvicra?

Një çështje kyçe është në përgjigjen e këtyre pyetjeve është ajo që ne do të mund të negociojmë në lidhje me lëvizjen e lirë të punës. Për momentin, sjellja jonë ndaj tregtisë dhe migrimit duket se është përmbledhur në një slogan të thjeshtë por kontradiktor: “Të hapur për biznes, por të mbyllur për të huajt.” Shpresoj – dhe dyshoj – se pak fleksibilitet do të jetë i mundshëm në këtë fushë.

Brexit nuk zvogëlon vetëm Britaninë; në përmasa më të vogla, ai zvogëlon gjithashtu edhe BE-në. Vendet e tjera Europiane duhet të dëshirojnë ta bëjnë daljen e Britanisë sa më miqësore që të jetë e mundshme. Megjithatë, përgjatë vitit të ardhshëm, shumë vende mes ish kolegëve tanë mund të kuptojnë se ata, gjithashtu, mund të dëshirojnë ndonjë lloj frenash emergjence për flukset migratore nga një vend i BE-së në një tjetër. Kur të ndodhë kjo, do të duhet të jetë e mundshme t’i ofrohet Britanisë një marrëveshje më e mirë, pa shkatërruar integritetin e traktateve dhe politikave të tjera të BE-së.

Kjo nuk duhet të lejohet të shkaktojë atë lloj racizmi që qe tipari i turpshëm i disave prej mbështetësve të fushatës së “Daljes” në Britani – dhe që ka lënë kaq shumë armiqësi ndaj të huajve. Rastet e raportuara të krimeve të urrejtjes janë rritur me shpejtësi.

Tani, ata që mbështetën fushatën e “Daljes” natyrisht që e mohojnë të kenë të bëjnë me këto sulme. Disa madje argumentuan se ata nuk kanë bërë kurrë thirrje për kufizimin e imigrimit, por kanë folur vetëm për “marrjen nën kontroll” të kufijve.

Kjo është një dalje hipokrite nga e vërtetë. Askush nuk po thoshte, “Ne duam të marrim kontrollin e kufijve tanë në mënyrë që të kemi të njëjtin numër migrantësh”. Dhe mbështetësit më të ashpër të Brexit qenë të hapur për të thënë se do t’i mohonin hyrjen përdhunuesve, kriminelëve dhe të huajve që shumohen me shpejtësi (në veçanti turqve), të cilët mund të sulmojnë këtë vend.

Kjo qe një nga ato lloje gjërash të neveritshme të llojit Trump. Në rastin më të mirë, udhëheqësit më të mençur të fushatës për dalje shihnin nga ana tjetër kur gjakrat nxeheshin në këtë mënyrë. Por ata e dinin se çfarë po ndodhte. “A po mendoni atë që ne po mendojmë?” pyeste një poster fushate nga Konservatorët në vitin 2005. Ajo që po mendojnë disa është që Brexit mund të përdoret si licencë për të abuzuar me burra, gra e fëmijë të cilët jetojnë dhe punojnë këtu. Dhe ajo që ata po bëjnë ka lënë një të çarë të thellë në nderin dhe reputacionin tonë kombëtar. Mbyllja e kësaj të çare në disa kuptime do të jetë detyra më e rëndësishme për May, e cila shprehu se natyrisht, dëshira e saj e sinqertë është të bashkojë kombin.

Por nuk do të jetë e lehtë. Gjatë fushatës së referendimit, nacionalizmi u nxit jo vetëm nga instiktet racore, por edhe nga teoritë populiste të konspiracionit që shanin ekspertët dhe institucionet ku punojnë këta ekspertë. Integriteti i departamenteve të qeverisë, të tillë si Thesari, e pavarura Banka e Anglizë dhe universitetet tona madhështore u vunë nën sulm, siç ndodhi edhe me vetë Parlamentin, pjesërisht për shkak se shumica e deputetëve mbështesnin qëndrimin në BE.

Megjithatë janë këto institucione, të ndërtuara me kujdes përgjatë dekadave e më shumë, të cilat përbëjnë ashtin e shoqërisë sonë. Edmund Burke, mendimet e së cilit kanë formëzuar thellë sistemin politik të Mbretërisë së Bashkuar, do të qe llahtarisur ndaj shpërfillja mendjemadhe e mbështetësve të Brexit ndaj çfarëdolloj ndjesie të vijimësisë kombëtare – dhe i ofenduar nga dëshira e tyre për të hedhur një vendim të tillë në referendum.

Britma nga fushata e “daljes” qe “Ne duam të rimarrim vendin tonë”. Për pjesën tjetër tonën, pyetja mbetet: A do të jetë ky vend sërish një shoqëri tolerante dhe pluraliste, krenare për institucionet e saj dhe traditave të saj konstitucionaliste si dhe e admiruar për vlerat e saj nëpër botë?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Britain in Search of a Country

Etiketa: BankatBarack ObamaBashkimi EuropianBEBoris JohnsonBrexitBritanideputetdiplomatfushatagramarrëveshjeMbretëria e BashkuarNacionalizmiNorvegjiaProject SyndicatePunëReferendumSHSHBASulmtë drejtaTrumpVendimVotaZvicra
Tjetri
Kompania e lobimit qëndron mbrapa fushatës denigruese kundër liderit socialist shqiptar

Fotoja Rama-Obama, një person i dytë pranon fajin për transfertën 80 mijë USD

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.