AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Logjika strategjike e Shtetit Islamik

Fawaz A. GergesngaFawaz A. Gerges
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të ISIS. Foto: Beta/AP

Vetëm duke kuptuar logjikën e Shtetit Islamik përmes sulmeve në dukje rastësore në vende të ndryshme të botës dhe duke ndërprerë kanalet që po e mbajnë atë gjallë, SHBA dhe Europa do të mund të mposhtin një herë e mirë Shtetin Islamik.

Mbështetës të ISIS. Foto: Beta/AP
Mbështetës të ISIS. Foto: Beta/AP

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) vazhdon të jetë një sfidë serioze jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën. Ndërsa përpjekjet e një koalicioni të udhëhequr nga SHBA kanë dobësuar ISIS, shkatërrimi i grupit ka rezultuar i vështirë – dhe ka vazhduar të frymëzojë sulme në vende të largëta nga Brukseli në Bangladesh.

Për të kuptuar si të mundet ISIS një herë e mirë, në fillim duhet të kuptojmë strategjinë e tij. Dhe mos u gaboni: edhe nëse sulmet ndërkombëtare të ISIS duken të rastësishme, fushata globale e grupit ka një logjikë strategjike.

ISIS po lufton për mbijetesë. Nuk ka as paratë dhe as fuqinë njerëzore për të luftuar një luftë tradicionale ndaj koalicionit të kryesuar nga SHBA dhe aleatëve vendas – të paktën jo për shumë gjatë. Çfarë ka është një mesazh që rezonin me grupe të caktuara – zakonisht të margjinalizuara, të rinj të zhgënjyer dhe të munduar – në një grup të madh vendesh, në Lindjen e Mesme, Europë dhe gjetkë. Dhe është bërë shumë i aftë të ndërveprojë me këtë persona.

Ndërmjetësit e grupit kanë bërë vazhdimisht thirrje te ndjekësit dhe mbështetësit e tyre kudo në botë që të godasin armiqtë, veçanërisht Perëndimin. Duke frymëzuar vetmitarë dhe grupe të brendshme ose qeliza vendase të vogla të kryejnë sulme në distancë, vendet e paparashikueshme janë arma më e fortë e të dobëtit në konflikte asimetrike. Kjo i jep mundësinë ISIS të marrë meritat e sulmit, ndonëse nuk ka pasur asnjë kosto.

Përfitimet janë të mëdha. Sulme të tilla shpërqendrojnë vëmendjen nga humbjet e ISIS në Siri dhe Irak dhe mund ta bëjnë grupin të duket sikur po forcohet. Kjo jo vetëm që shton kapacitetin e ISIS për të rekrutuar dhe frymëzuar më shumë terroristë; gjithashtu penetron në mendimin e qytetarëve për vendet e koalicionit. ISIS shpreson se, teksa kostot njerëzore dhe ekonomike të luftës kundër tij të mblidhen në këto vende, veçanërisht në Europë, opinioni publik të kthehet kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Siri.

Teksa presioni ndaj ISIS shtohet – veçanërisht në Mosul, qytetin e dytë më të madh të Irakut dhe Raqqa, qytetin sirian që është bërë de fakto kryeqendra e kalifatit të vetëshpallur, – thirrjet e tij për intensifikim të sulmeve do të shtohen. Duke marrë parasysh gatishmërinë e përhapur – nga San Bernardino në Nisë – nëse ato thirrje marrin një përgjigje, rezultatet mund të jenë dërrmuese.

Sigurisht, ISIS nuk mbështetet krejtësisht te frymëzimi. Ai gjithashtu rekruton luftëtarë të aftë nga kudo – përfshirë Tunizinë, Marokun, Libinë, Jordaninë, Turqinë, Francën, Belgjikën dhe Britaninë – të cilët më pas i dërgon të kryejnë operacione spektakolare si ato në Stamboll, Bruksel dhe Paris. Ka raportime të besueshme se ISIS madje ka themeluar një degë të jashtme përgjegjëse për kompletimin e operacioneve terroriste jashtë vendit.

Nëse Mosuli dhe Raqaa bien vitin e ardhshëm, siç duket me gjasa, mijëra luftëtarë të betejave të ISIS do të kthehen në vendet e tyre, ku me gjasa do të vazhdojnë të kryejnë sulme terroriste. Si rezultat, viti i ardhshëm ka gjasa të jetë të paktën po kaq i përgjakshëm sa ky i fundit.

Kush do ta mbajë barrën e dëshpërimit të ISIS? SHBA kryeson listën e armiqve të ISIS. Por dërgimi i luftëtarëve atje nga Lindja e Mesme është një sfidë logjike. Dhe mund të jenë vetëm 100 amerikanë që luftojnë me ISIS, që do të thotë se në SHBA, frymëzimi është taktika kryesore e ISIS.

Vendet europiane dhe myslimane janë shënjestra më të lehta dhe jo vetëm në kuptimin gjeografik. Shumica e luftëtarëve ISIS janë nga bota arabe dhe rreth 4000 burra e gra europiane i janë bashkuar grupit.

Nga vendet europiane, Franca, që ka marrë një rol lideri në luftën kundër ISIS, është më e prekura. Ajo ka vuajtur më tepër nga sulmet se të gjitha vendet fqinje të marra bashkë, me 235 njerëz të vrarë në 18 muajt e fundit.

Një arsye për këtë është prej ndjesisë së përjashtimit dhe izolimit të ndjerë nga një segment i madh i komunitetit mysliman të Francës, gjë që e ka lehtësuar rekrutimin nga ISIS në vend. Rreth 1200 francezë i janë bashkuar ISIS si luftëtarë – kontingjenti më i madh perëndimor në grup. T’i shtojmë kësaj hendeqet serioze në sigurinë e brendshme të Francës dhe gjasat e sulmeve të ardhshme duken ende të larta.

Por sado që ISIS do ta lëndojë Perëndimin, vendet e Lindjes së Mesme – veçanërisht regjimet shiite të Irakut dhe Sirisë, plus aleatin e tyre iranian – mbeten shënjestra kryesore. Mbi të gjitha, përpjekja e ISIS për të ndërtuar një kalifat kërkon kontroll të territorit. Lufta ndaj Amerikës, Europës dhe madje Izraelit duhet të shtyhet derisa një shtet islamik suni të ndërtohet në zemër të Arabisë.

Prej kësaj, është thelbësore që të mos nënvlerësohet kërcënimi i sigurisë që vjen prej sulmeve terroriste, veçanërisht nga liderët perëndimorë, ku ideja e shpërbërjes së pseudo-shtetit të ISIS në Irak dhe Siri duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Por edhe nëse kjo detyrë përmbushet, ISIS ende do të përdorë ideologjinë e vet si armë për të tërhequr luftëtarë që do të sulmojnë në Irak dhe Siri dhe në terrorizmin jashtë vendit.

Kjo është arsyeja përse është e nevojshme të ndërpritet oksigjeni social dhe ideologjik që ka ushqyer ngritjen spektakolare të ISIS. Kjo do të thotë të zgjidhet politika e thyer e Lindjes së Mesme, duke përfshirë shkaqet (si rivaliteti gjeostrategjik mes Arabisë Saudite suni dhe Iranit të drejtuar nga shiitët) dhe simptomat (përfshirë luftërat civile të përhapura në zemër të Arabisë). Vetëm atëherë bota arabo-islamike dhe komuniteti ndërkombëtar mund ta mposhtë ISIS dhe të tjerët si puna e tyre.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Strategic Logic of the Islamic State

Etiketa: BangladeshBrukselBrukseliEuropaFrancafushatagraIrakISISkostoLindjaLindja e MesmeLuftamyslimanepaktProject SyndicatePunaSHSHBAShpresONSirisirianStambollTerrorist
Tjetri
Festivali i Filmit në Sarajevë shihet ende si një mënyrë për t’iu gëzuar jetës

Festivali i Filmit në Sarajevë shihet ende si një mënyrë për t’iu gëzuar jetës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.