AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Brexit dhe mbreti Canute

Anatole KaletskyngaAnatole Kaletsky
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja e re Britanike,
Theresa May, e ndjekur nga bashkëshorti i saj Philip May, hyjnë në ndërtesën 10 Downing Street, në Londër, të mërkurën, 13 korrik 2016. David Cameron dha dorëheqjen pas gjashtë vitesh si kryeministër. Foto: (Stefan Rousseau/Pool Photo via AP)

Legjendat i kanë mësuar britanikët deri më tani se si liderët duhet t’i shërbejnë njerëzve dhe jo pushtetit të tyre. Bashkimi Europian ka mundësinë të reformohet dhe të rifitojë vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar ose të injorojë mesazhin e referendumit duke ccuar drejt shpërbërjes së Europës.

Kryeministrja e re Britanike, Theresa May, e ndjekur nga bashkëshorti i saj Philip May, hyjnë në ndërtesën 10 Downing Street, në Londër, të mërkurën, 13 korrik 2016. David Cameron dha dorëheqjen pas gjashtë vitesh si kryeministër. Foto: (Stefan Rousseau/Pool Photo via AP)
Kryeministrja e re Britanike, Theresa May, e ndjekur nga bashkëshorti i saj Philip May, hyjnë në ndërtesën 10 Downing Street, në Londër, të mërkurën, 13 korrik 2016. David Cameron dha dorëheqjen pas gjashtë vitesh si kryeministër. Foto: (Stefan Rousseau/Pool Photo via AP)

Legjenda e mbretit Canute përshkruan se si një mbret anglo-sakson vite më parë i tregoi njerëzve kufijtë e fuqisë mbretërore. Canute e vuri fronin e tij buzë detit dhe i komandoi dallgët të ngriheshin dhe të tërhiqeshin pas. Kur deti u ngrit si zakonisht dhe mori me vete Canute, ai i tha oborrtarëve të tij: “Le ta dinë të gjithë njerëzit se sa bosh është pushteti i mbretërve”.

Kryeministrja britanike Theresa May, motoja e të cilës është “Brexit nënkupton Brexit”, duket se beson se mesazhi i Canute ishte rreth demokracisë dhe jo astronomisë: ai duhej të kishte mbajtur një referendum. Megjithëse May e kundërshtoi largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, ajo tani ka një thënie të re: “Do ta bëjmë Brexit-in një sukses sepse njerëzit e votuan”.

Kjo nuk ka kuptim. Nëse Britania është i vetmi vend europian përveç Rusisë që del nga tregu i përbashkët i BE-së, nuk do të ketë sukses ekonomikisht, pavarësisht se si votuan njerëzit. Demokracia nuk do t’i kishte parandaluar dallgët e oqeanit, të nxitura nga graviteti, nga mbytja e Canute nëse ai do të kishte qëndruar në fronin e tij dhe një referendum nuk do të kthejë dallgët ekonomike që sjell globalizimi.

Bizneset e kuptojnë këtë. Kjo është arsyeja përse Britania tani përballet me atë që ekonomistët e quajnë “pasiguri radikale”, një situatë ku rreziqet nuk mund të maten racionalisht, duke i bërë ndryshmet në normat e interesit, taksa dhe vlalutë kryesisht jo-efektive. Siç ka theksuar edhe Banka e Anglisë, shumë investime dhe vendime punësimi tani do të vonohen derisa të qartësohen termat e tregtisë së Britanisë. Nëse Brexit vazhdon, kjo do të kërkojë vite.

Teksa ekonomia e Britanisë zhytet në recesion dhe premtimet e qeverisë për një “Brexit të shpejtë dhe të suksesshëm” rezultojnë jorealiste, opinioni publik duhet të ndryshojë. Shumica e vogël parlamentare e May do të vuajë presionin, jo vetëm nga shumë armiq që ajo ka bërë duke spastruar të gjithë aleatët e ish-kryeministrit David Cameron nga zyra. Vendimet kryesore mbi Brexit nuk do të bëhen në Londër,  por në Bruksel dhe Berlin.

Në marrjen e këtyre vendimeve, liderët europianë duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: duhet Britania të mbajnë përfitimet kryesore nga anëtarësia në BE nëse refuzon rregullat dhe institucionet e BE-së? Dhe duhen riformuluar disa nga këto rregulla dhe institucione për ta bërë BE-në më tërheqëse për votuesit, jo vetëm në Britani, por edhe kudo në Europë?

Përgjigjja për këto pyetje është e qartë: “jo” për të parën; “po” për të dytën.

Liderët e BE-së duhet të prezantojnë një zgjedhje të qartë: ose Britania mbetet një anëtare në BE pas negociatave të reformave shtesë për të kënaqur opinionin publik; ose del plotësisht dhe bën tregti me BE-në në të njëjtat kushte si “çdo vend në Organizatën Botërore të Tregtisë, nga Afganistani te Zimbabve”, që është mënyra që Instituti për Studime Fiskale në Britani e përshkruan si alternativën më të kënaqshme ndaj anëtarësisë së plotë.

Duke i bërë kushtet e daljes të panegociueshme, ndërsa ofrohet hapësirë për manovrim me kushtet e vazhdimit të anëtarësisë, Europa mund ta kalojë vëmendjen te një pyetje e dytë: munden votuesit të binden të krijojnë ndjesi pozitive për BE-në sërish?

Përgjigjja ndaj kësaj pyetje duhet të përqendrohet shumë te përfitimet e anëtarësisë në BE përtej abstraksioneve teknokrate rreth tregut të përbashkët: përmirësimeve mjedisore, subvencioneve rurale, financimit për shkencë, infrastrukturë dhe arsim të lartë dhe liri për të jetuar dhe punuar kudo në Europë.

Duke përjashtuar mundësitë e ndërmjetësimit si modelet “norvegjeze” dhe “zvicerane” – që May i ka refuzuar sepse lidhen me lëvizjen e lirë të njerëzve – BE-ja mund t’i bëjë pasojat ekonomike të Brexit padyshim të qarta. Londra do të pushonte së qenë kryeqendra financiare e Europës sepse rregullat do të ndryshoheshin për t’i postuar aktivitetet e biznesit në juridiksionin e BE-së. Për të njëjtën arsye, shumë industri eksporti me bazë në Britani do të bëheshin jopraktike.

Përballë kësaj perspektive, bizneset nga të dyja anët e Kanalit Anglez do të detyrohen të bëjnë fushatë haptazi që Britania të ruajë anëtarësinë e plotë në BE, në vend të lotimit në heshtje për marrëveshje speciale me sektorët e tyre. Media mund të theksojë edhe absurditetin kushtetues të një përfaqësuesi të demokracisë që e trajton një referendum me shumicë të ngushtë si një nga vendimet e përhershme të parlamentit.

Nacionalistët e ashpër mund të mos i kushtojnë rëndësi, por euroskeptikët e moderuar do të merrnin në konsideratë përmbysjen e shumicës 52%-48% të Brexit.

Përmbysja e opinionit publik do të bëhej thuajse e sigurt nëse liderët europianë do t’i vinin veshin mesazhit të votuesve Britanikë, jo të lehtësonin Brexit, por të pranonin se referendumi është një thirrje për t’u zgjuar dhe për reformim të BE-së.

Le ta zëmë se liderët e BE-së do ta ftonin qeverinë britanike të negocionte mbi politikat që dominuan referendumin dhe që po nxisin edhe pakënaqësi në vende të tjera të Europës: humbja e kontrollit vendos ndaj imigracionit; transferimi i pushtetit nga parlamentet kombëtare te Brukseli; dhe erozioni i modeleve shoqërore që varet shumë nga lidhjet e forta të shtetasve me mirëqenien sociale.

Imagjinoni për shembull sikur liderët e BE-së të përqafonin propozimin e fundit të Danimarkës për të lejuar qeveritë kombëtare të bënin diferencën mes pagesave sociale të shtetasve dhe imigrantëve të fundit, ose që të shtrihej plani zviceran për një “frenë emergjence” në të gjithë Europën, përkundrejt valës së papritur të imigracionit.

Imagjinoni lehtësimin e buxhetit kundërproduktiv dhe rregullave bankare që kanë mbytur Europën jugore. Imagjinoni së fundmi, sikur BE-ja të pranonte që centralizimi i pushtetit ka shkuar larg dhe i dha fund formalisht nxitjes për “bashkim edhe më të ngushtë”.

Reforma të tilla konseriderohen të pamendueshme në Bruksel, sepse ato do të kërkonin ndryshime traktatesh dhe do të refuzoheshin nga votuesit. Por votuesit që kundërshtuan traktatet e mëparshme të BE-së për centralizim të pushtetit me shumë siguri do t’i mbështesin reformat që kthejnë autoritetin te parlamentet kombëtare. Pengesa reale për reformim nuk është vështirësia e ndryshimit të traktatit; është rezistenca burokratike ndaj heqjes dorë nga pushteti.

Komisioni Europian mbetet i fiksuar pas mbrojtjes së mbledhjes së fuqive nga Bashkimi, që doktrina e BE-së thotë se nuk duhet t’i kthehet kurrë shteteve. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit dhe këshilltari i tij Martin Selmayr, kanë mirëpritur Brexit si një shans për të “forcuar mbledhjen e pushtetit” duke e centralizuar pushtetin edhe më tepër.

Juncker, ashtu si May, duhet të kenë parasysh mbretin Canute. Dallga e demokracisë kombëtare është në rritje kudo në Europë dhe sloganet rreth “bashkimit edhe më të ngushtë” nuk do ta kthejnë atë pas. Liderët europianë duhet të pranojnë realitetin – ose ta shohin Europën të mbytet.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Brexit and King Canute

Etiketa: AfganistaniBashkëshortiBashkimi EuropianBEBrexitBritaniBrukselBrukseliDanimarkëDavid CamerondemokraciaEkonomiaerozioniEuropaglobalizimiinvestimeKomisioni EuropianLondërmarrëveshjeMediapasiguriProject SyndicatePunëPunësimirecesionReferendumReformaReformimSHtaksatregtiTreguVendimetvotuesitzgjedhjeZimbabve
Tjetri
Altruizmi ekstrem

Ndihma e huaj: Vendet që janë më bujare (Grafik)

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.