AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Turqia i vendos BE-së afatin e fundit për heqjen e vizave

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryeministri turk i tha homologut bullgar të “përçojë mesazhin” se BE duhet të heqë vizat për qytetarët turq në tetor, nëse Brukseli do që emigrantët të kthehen mbrapsht në Turqi-siç është rënë dakord.

Kryeministri bullgar, Borissov gjatë takimit me presidentin turk, Erdogan.
Kryeministri bullgar, Borissov gjatë takimit me presidentin turk, Erdogan.

Kryeministri turk, Binali Yaldirim e bëri të qartë të premten se nëse Bashkimi Europian nuk garanton lëvizjen pa viza të qytetarëve turq deri në fund të tetorit, Ankaraja mund të tërhiqet nga marrëveshja e saj për të frenuar rrjedhën e emigrantëve drejt bllokut europian.

“Ne duam që miqtë tanë europianë të kuptojnë se ka ardhur koha për të marrë më shumë përgjegjësi për çështjen e emigrantëve,” tha Yaldirim, pasi bisedoi me kryeministrin bullgar Boyko Borissov në Stamboll.

“Është me rëndësi jetike që marrëveshja e liberalizimit të vizave të hyjë në fuqi në fund të tetorit. Nëse marrëveshja e liberalizimit të vizave nuk hyn në fuqi, kjo do ta vendoste Europën nën një rrezik të madh,” shtoi ai.

Yaldirim shpjegoi se “ia bëri të qartë këtë” Borissovit, ndërsa shtoi se ai ishte i sigurtë që kryeministri bullgar do ta përçonte mesazhin tek liderët e BE.

Lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Turqisë në Bashkimin Europian është ndër kërkesat kyçe të Ankarasë, në mënyrë që vendet Europiane të kenë mundësinë të kthejnë mbrapsht në Turqi emigrantët, në respekt të marrëveshjes kontroverse që BE firmosi me autoritetet turke në mars.

Por BE tha se Turqia nuk ka plotësuar kërkesat e nevojshme për liberalizimin e vizave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i bëri thirrje Turqisë që të ndryshojë ligjin e saj kundër terrorit.

Pas bisedimeve me Yaldirim dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Borissov fluturoi drejt Berlinit, ku do të diskutojë mbi krizën e refugjatëve në një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e Sllovenisë, Austrisë dhe Kroacisë.

“Kam shumë mesazhe për të ndarë me miqtë e mi. I kam shkuar ato, në mënyrë që të jem i saktë,” tha Borissov të premten.

Borissov tha se Bashkimi Europian ka bërë një marrëveshje me Turqinë për liberalizimin e vizave dhe duhet t’i qëndrojë asaj.

Ai bëri gjithashtu thirrje për solidaritet të gjerë europian me vendet si Bullgaria dhe Greqia, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që “Bullgaria të kthehet në një tampon mes Turqisë dhe Europës”.

Ai e refuzoi idenë e nënshkrimit të një marrëveshjeje bilaterale me Turqinë për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve.

“Nëse ne garantojmë kufirin tonë me Turqinë, kush do t’i garantojë kufinjtë grekë, maqedonas apo serbë?” pyeti ai.

Herët këtë javë, Borissov u ankuar mbi atë që ai e quajti një “mungesë totale të solidaritetit” mes anëtarëve të Bashkimit Europian në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBrukseliBullgariaErdoganGreqiaMarrëveshjamarrëveshjeMerkelRecep Tayyip ErdoganrrezikStambollTurqiTurqiaviza
Tjetri
Filmi për luftën e Sarajevës eksploron trashëgiminë e traumës

Filmi për luftën e Sarajevës eksploron trashëgiminë e traumës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.