AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Filmi për luftën e Sarajevës eksploron trashëgiminë e traumës

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Stafi pas “Sarajevo Roses”, i shfaqur premierë pak kohë më parë në kryeqytetin e Bosnjes shpreson që dokumentari i tyre mbi mënyrën se si njerëzit u përballën me traumat e kohës së luftës do të ndihmojë të tjerët.

Një skenë e dokumentarit "Sarajevo Roses". Foto: Haris Begic
Një skenë e dokumentarit “Sarajevo Roses”. Foto: Haris Begic

“Sarajevo Roses”, një ndër filmat më të pritur në festivalin e 22 të filmit në Sarajevë i drejtuar nga regjisori dhe fotoreporteri amerikan, Roger M. Richards shiti me shpejtësi shfaqjen e parë dhe organizatorëve u duhej të organizonin një tjetër për të plotësuar kërkesat e publikut.

Filmi i rikthehet luftës së Bosnjes, por përqendrohet veçanërisht në historitë personale të pesë banorëve të Sarajevës, të cilët mbetën në qytet gjatë rrethimit ushtarak 1992-1995 dhe luftës së tyre personale për të tejkaluar traumat e vuajtura prej tyre.

Të qetë pas shfaqjes së dytë, grupi i xhirimit-regjisori dhe producenti Richards dhe dy producentët ekzekutivë, Oggi Tomic dhe Peggy Meder thonë se nuk e prisnin që të kishin kaq reagim pozitiv.

“Isha shumë nervoz kur mbërrita këtu,” pranon Richards. “Isha i pasigurtë mbi reagimet mbi filmin, pasi pasi kur merr përsipër që të flasësh mbi traumën e një kombi të tërë, përballesh me një përgjegjësi të madhe. Gjithë sa mund të bësh… është të përpiqesh të jesh sa më i ndershëm”.

Tomic ka lindur në Sarajevë dhe e përjetoi luftën edhe vetë, para se të zhvendosej në Britani.

“Drejtësia…nuk ka qenë e dashur me këta njerëz,” thotë ai për personazhet e dokumentarit. “Duke u dhënë atyre hapësirë në ekran…mundësinë që t’u thonë njerëzve “ne jemi mirë, e patëm të vështirë por tani mund të jetojmë normalisht”…kjo do të thotë shumë”.

Një konflikt profetik  

Roger Richards në Sarajevë në vitin 1993.
Roger Richards në Sarajevë në vitin 1993.

Richards tregon se dokumentari është rezultati final i më shumë se 20 viteve punë në Bosnje, të cilën ai e vizitoi fillimisht gjatë luftës teksa punonte si fotoreporter.

“Që gjatë luftës dëshiroja të realizoja një film. E kisha atë në mendje prej momentit kur nisa të shkrepja fotot e sulmit në Sarajevë, vetëm se nuk kisha një video-kamera me vete,” kujton ai.

“Pas përfundimit të konfliktit unë vazhdova të vija këtu…dhe realisht i gjithë projekti nisi të lëvizte,” shton ai.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevën e rrethuar, Richards tha se ndjeu nevojën të tregonte përmes fotografive të tij atë që njerëzit e kryeqytetit të Bosnjes po përjetonin. Disa prej fotografive të tij të asaj kohe-si imazhi i një vajze 23 vjeçare të quajtur Sanda Skrabic-një ndër personazhet e dokumentarit që u fotografua nga Richards ndërsa po vraponte larg snajperëve, u kthye në një simbol dramatik që shpjegonte se si ngjante lufta në sytë e banorëve të rrethuar të qytetit.

Gjatë luftës-thotë Richards, shtypi luajti një rol të rëndësishëm duke detyruar liderët botërorë të ndërhynin për të ndalur konfliktin.

“Mori kohë, por ishte një moment kur [falë raportimeve] liderët nuk mundeshin më të injoronin atë që po ndodhte në Bosnje. Atyre u desh të ndërhynin, pasi ata po bënin premtime në media, kështu që ose do të tërhiqeshin dhe të shkatërroheshin nga opinioni publik, ose do t’u duhej të ndërhynin,” shpjegon ai.

Lufta në Bosnje i parapriu pasigurisë dhe dhunës që shoqëroi fundin e Luftës së Ftohtë, sipas autorëve të filmit.

“Ajo që ndodhi në Sarajevë mund të ndodhte gjithandej dhe kjo është arsyeja pse [ruajtja e kujtimit të luftës] është me dobi për të gjithë botën, pasi sot i gjithë globi është i paqëndrueshëm,” thotë Meder.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, gjithkush mendoi se bota do të ishte një vend më i sigurtë, por ndarja e ish-Jugosllavisë tregoi se kjo nuk ishte e vërtetë,” shton Richards.

“Bosnja…lëshoi kumbimin për tragjeditë që e pasuan, nga Ruanda në Lindjen e Mesme dhe sot në Siri,” argumenton ai.

“Karaxhiç nuk fitoi”

Sanda Scrabic duke u larguar me vrap nga snajperët në Sarajevën e rrethuar. Foto: Roger Richards.
Sanda Scrabic duke u larguar me vrap nga snajperët në Sarajevën e rrethuar. Foto: Roger Richards.

“Sarajevo Roses” hapet me ndarjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe përfundon me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Luftës në Hagë për dënimin e liderit serb të Bosnjes, Radovan Karaxhiç me 40 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe genocide të kryer kundër bosnjakëve të Srebrenicës.

“Kur Karaxhiç u arrestua në 2008, vendosa që e doja këtë film të përfunduar në kohën kur ai do të dënohej,” thotë Richards.

“Dëshiroja që narrativën e ngjarjeve të filmit ta lidhja me të…Karaxhiç shkatërroi shumë jetë, veçanërisht mes serbëve të Bosnjes dhe doja të tregoja që ai nuk fitoi,” shton ai.

Gjithsesi, ai argumenton se politikanët e Bosnjes kanë krijuar një atmosferë të tillë në vend në të cilën është thuajse e pamundur të lësh pas traumën e krijuar gjatë luftës.

“Udhëheqësit e Bosnjes kanë krijuar një atmosferë ku ti nuk e di se çdo të bëjnë fqinjët e tu,” thotë ai. “Ka një nivel pasigurie që i mban njerëzit në zgrip dhe të vetmit që përfitojnë prej kësaj situate janë ata që mbajnë pushtetin,”.

Sipas stafit të “Sarajevo Roses”, dokumentari ka si qëllim të ndihmojë njerëzit të përballen me të shkuarën.

“Idea jonë me këtë film ishte që t’i ndihmojmë njerëzit të ecin përpara,” shpjegon Richards. “Por janë ata që duhet të vendosin për veten e tyre dhe unë s’mund të bëj asgjë përveçse të përpiqem t’i ndihmoj ata të shërohen,”.

“Njerëzit e Bosnjes kanë me të vërtetë nevojë të shkëputen nga e shkuara,” bie dakord Tomic, para se të shtojë me shpresë:”Ky film do t’i ndihmojë ata të jenë më pozitivë dhe të shohin përpara”.

Etiketa: BanorëBosnjaBosnjeBritaniBurgDhunëDrejtësiaFinalGjykatëGjykatëskonfliktKrimeLuftaMediaParaSarajevëSarajevoSHShpresONSirivideo
Tjetri
Bullgaria nuk do të pranojë refugjatët e kthyer nga Europa

Bullgaria nuk do të pranojë refugjatët e kthyer nga Europa

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.