AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

“Gazetaria investigative mund të ndryshojë jetët e njerëzve në vendet në tranzicion”

Erna MackicDenis DzidicngaErna MackicdheDenis Dzidic
10 years më parë
në Intervista, Media Watch, Në Fokus, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gazetaria investigative mund të sjellë ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve, thanë për BIRN redaktorët e njohur Marty Kaiser dhe Blake Morrison, ndërsa shpjegonin rëndësinë e raportimit të pavarur dhe të thellë në shoqëritë në tranzicion dhe më gjerë.

Marty Kaiser Photo by BIRN
Gazetari amerikan Marty Kaiser. Foto: BIRN

Gazetari amerikan Marty Kaiser, gazetarët e të cilit janë vlerësuar tre herë me çmimin prestigjioz Pulitzer ndërsa ai ishte redaktor në Milwaukee Journal Sentinel, tha se e filloi profesionin me shpresën për të bërë ndryshime pozitive dhe beson se gazetaria investigative ende mundet ta arrijë atë synim.

“Kam punuar me një grup historish që kanë shpëtuar jetët e foshnjave. Ne pamë ekzaminimet që ndodhnin në spitale’ pamë se si bëheshin testet e gjakut dhe kur shpëton jetët e foshnjave kupton vlerën,” tha Kaiser për BIRN.

“Ne gjithashtu analizuam ligjet për ngarjen e makinës në gjendje të dehur në Uiskonsin, prej nga ku unë vij, që ishin aq tolerante, saqë zbuluam se më shumë se 200 njerëz vdisnin nga efekti i alkoolit ndërsa drejtonin makinat dhe i thamë njerëzve diçka që nuk e dinin, ndaj ata vepruam dhe i bënë komunitetet tona një vend më të mirë,” shtoi ai.

Kaiser po fliste në qytetin Konjic të Bosnje-Hercegovinës, ku ishte një nga mentorët e Shkollës Verore për Gazetarinë Investigative të BIRN që mbahet çdo vit dhe zgjat një javë. Blake Morrison ishte gjithashtu pjesë e mentorëve, me një eksperiencë si redaktor i projekteve investigative të agjencisë së lajmeve Reuters në Nju Jork.

Morrison citoi një artikull rreth birësimit me të cilin ai punoi me Reuters si një tjetër shembull se si gazetaria investigative mund të ndryshojë dhe madje shpëtojë jetë.

“Punova mbi një histori që bëri vërtet një diferencë, rreth fëmijëve të birësuar nga vende të huaja dhe të sjellë në SHBA dhe më pas prindërit vendosnin se nuk mund të kujdeseshin më për ata fëmijë dhe në vend që të siguroheshin që fëmijët të merrnin kujdes të veçantë, ata fëmijë reklamoheshin online dhe jepeshin te të tjerët,” tha ai.

“Kisha një gazetare të talentuar që ndoqi historinë dhe ishte e jashtëzakonshme të shihje ndryshimet që historia solli, ajo shpëtoi jetët e fëmijëve që po abuzoheshin dhe personat abuzues janë tani në burg,” shtoi ai.

Morrison i tha BIRN se ai ishte i lidhur me gazetarinë nga dëshira për t’i bërë pyetje të vështira njerëzve në pushtet.

“Kam zbuluar se është shumë e rëndësishme që një gazetar të përfaqësojë njerëzit. Ne përfaqësojmë lexuesit. Ne përfaqësojmë njerëzit që varen nga ne për t’i kërkuar llogari njerëzve që mbajnë detyra zyrtare, që shpenzojnë dollarët e taksave apo njerëzve që drejtojnë vendet tona,” shpjegoi ai.

“Ndaj pjesë e përgjegjësisë sonë është t’i bëjmë atyre pyetje të vështira, të cilat njerëzit nuk mund t’i pyesin, ndoshta sepse nuk kanë akses te ata persona,” shtoi ai.

Kërkimi investigativ është shpesh i kushtueshëm, por çmimi ia vlen të paguhet sepse shoqëria përfiton nga e vërteta që thuhet, argumentoi Kaiser.

“Kjo gazetari është gjithnjë e shtrenjtë – kërkimi, koha dhe përpjekja që nevojitet. Është problem në Shtetet e Bashkuara dhe ne po humbasim një betejë teksa kompanitë mediatike pakësojnë numrat e gazetarëve, por kjo e bën edhe më të rëndësishme që redaktorët dhe liderët të marrin vendime të vështira dhe të themi që duhet të bëjmë histori që kanë ndikim,” tha ai.

Blake Morrison, redaktor i projekteve investigative të agjencisë së lajmeve Reuters në Nju Jork. Foto: BIRN
Blake Morrison, redaktor i projekteve investigative të agjencisë së lajmeve Reuters në Nju Jork. Foto: BIRN

Morrison tha se edhe më e rëndësishme se paraja, është ruajtja e një mentaliteti investigativ.

“Çdo ditë kur shkoja në punë, pavarësisht nëse titulli im ishte gazetar investigativ, gazetar apo çfarëdo që të ishte, unë isha një gazetar investigativ. Synimi im ishte të gjeja diçka që njerëzit nuk donin që unë ta dija apo që ata nuk e dinin,” tha ai.

“Nuk kishte nevojë për një buxhet të madh, nevojitej këmbëngulje dhe vendosmëri,” shtoi ai.

Pasi kaloi një javë në Konjic, Morrison argumentoi se gazetaria investigative është jetësore për çdo vend që kalon në periudha tranzicioni.

“Ndonjëherë ndryshimet vijnë ngadalë për një shoqëri, por një nga ndryshimet e para që duhet të ndodhin është që shoqëria të jetë transparente dhe e drejtë. Edhe nëse ndryshimi nuk ndodhi, ndryshimi që ndodh është ekspozimi i të vërtetës dhe kjo nuk mund të kalojë pa rëndësi,” tha ai.

Kaiser shtoi se ai ishte frymëzuar nga gazetarët e rinj që takoi të cilët punojnë në kushte të vështira në shoqëri të tilla.

“Kur shoh këtë situatë, kuptoj se sa të llastuar janë gazetarët amerikanë ndonjëherë. Gazetarët këtu bëjnë shumë punë për të raportuar në mënyrë të pavarur, të ndarë nga partitë politike dhe interesat e veçanta, për t’i dhënë njerëzve informacionin e nevojshëm për të qenë të lirë dhe për të qeverisur vetë,” tha ai.

“Gazetarët e mirë ofrojnë informacion që ndihmon në përmirësimin e jetës së të tjerëve”.

Etiketa: BIRNBosnjeBurggazetargazetaregazetariandikimParaSHBAShtetet e Bashkuara
Tjetri

Prishtina në protestë, “ Demarkacioni ” tërhiqet nga rendi i ditës (i përditësuar)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.