AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme në dhjetor

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e partive kryesore maqedonase dhe ndërmjetësi i BE-së gjatë bisedimeve të verës 2015. Foto: MIA

Liderët e katër partive kryesore të Maqedonisë ranë dakord të mbajnë zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor, pasi u arrit marrëveshja për krijimin e një qeverie të përkohshme.

Liderët e partive kryesore maqedonase dhe ndërmjetësi i BE-së gjatë bisedimeve të verës 2015. Foto: MIA
Liderët e partive kryesore maqedonase dhe ndërmjetësi i BE-së gjatë bisedimeve të verës 2015. Foto: MIA

Pasi zgjedhjet parlamentare të parakohshme u shtynë dy herë këtë vit, liderët e katër partive kryesore të Maqedonisë më në fund arritën një marrëveshje të mërkurën në mbrëmje për të mbajtur votimin më 11 dhjetor.

Nikola Gruevski, lideri i VMRO DPMNE, Zoran Zaev nga Social Demokratët, Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike të Shqiptarëve ranë dakord se të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë përmbushur.

“Kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 2016 janë përmbushur dhe ne ramë dakord t’i mbajmë zgjedhjet më 11 dhjetor. Parlamenti do të shpërndahet sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë,” shkruhej në një deklaratë të nënshkruar nga katër liderët.

Një qeveri e përkohshme që do të organizojë votimin parlamentar do të zgjidhet në shtator, sipas marrëveshjes të ndërmjetësuar nga SHBA-BE në korrik.

Social Demokratët do të mbajnë ministrinë e brendshme dhe të punës dhe kanë zv. ministra në financë, bujaqësi dhe në ministrinë e administratës.

Si pjesë e paketës së reformave për të siguruar raportimin e balancuar të medias përpara zgjedhjeve – një kusht i marrëveshjes SHBA-BE – katër liderët gjithashtu ranë dakord të caktojnë Santa Argirova si kryeredaktoren e re të televizionit publik maqedonas.

“Zonja Santa Argirova do të caktohet kryeredaktore për MTV 1 më 2 shtator 2016 dhe do të mbajë pozicionin deri në fund të procesit elektoral,” shkruhet në deklaratë.

Argirova ka punuar si gazetare dhe redaktore në disa stacione televizive në Maqedoni, përfshirë televizionin kombëtar. Ajo gjithashtu ka punuar në ministrinë e jashtme.

“Liderët gjithashtu janë zotuar për një fushatë zgjedhore demokratike dhe konkurruese larg dhunës dhe presionit dhe do të dënojnë çdo përdorim të gjuhës apo veprimeve që nxitin dhunë,” shkruhej në deklaratë.

Në korrik, katër liderët kërkuan pastrim të listës zgjedhore, zbatim të reformave të projektuara për të siguruar raportim të balancuar të zgjedhjeve dhe ranë dakord mbi krijimin e një qeverie të përkohshsme që do të organizojë zgjedhjet parlamentare.

Në gusht, Komisioni Zgjedhor i Maqedonisë, DIK, përfundoi “regjistrimin aktiv” për votuesit e diskutueshëm të listës zgjedhore, pasi publikoi emrat e 39 mijë votuesve që kishin konfirmuar të dhënat e tyre personale për të qëndruar në listën me 1.8 milionë votues.

Kriza në Maqedoni përshkallëzoi në shkurt 2015 pasi Social Demokratët në opozitë filluan publikimin e përgjimeve që sipas tyre ishin kryer nga kryeministri i atëhershëm Gruevski, mbi 20,000 persona, përfshirë ministrat e tij. Gruevski i hodhi poshtë akuzat e përgjimeve si të “fabrikuara” nga agjenci të huaja sekrete.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së krizës verën e shkuar, Maqedonia i ka shtyrë zgjedhjet e parakohshme dy herë, në prill dhe qershor, sepse reformat e projektuara për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ishin zbatuar ende.

Etiketa: Ali AhmetiBEDhunëgazetareGruevskiKrizaliraMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeNikola GruevskiPartisë DemokratikePunëSHBAshtatorVMRO DPMNEVotuesvotuesitzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri

"Gazetaria investigative mund të ndryshojë jetët e njerëzve në vendet në tranzicion"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.