AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Beogradi i vë rrugës emrin e aleatit të Millosheviçit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkrimtari nacionalist Brana Crncevic. Foto: Wikipedia

Një rrugë në Beograd do të marrë emrin e shkrimtarit nacionalist Brana Crnceviç, i cili ishte një aleat i presidentit Sllobodan Millosheviç dhe të dënuarit serb të Bosnjës për gjenocid Radovan Karaxhiç.

Shkrimtari nacionalist Brana Crncevic. Foto: Wikipedia
Shkrimtari nacionalist Brana Crncevic (majtas). Foto: Wikipedia

Qyteti i Beogradit vendosi të enjten se një rrugë në komunën Vracar të qytetit duhet të marrë emrin Crncevic, një shkrimtar i shquar, i njohur për idetë e tij nacionaliste dhe mbështetjen për liderët e luftës si Millosheviçi dhe Karaxhiçi.

“Brana Crncevic ishte një lojtar dhe dëshmitar në ngjarje të mëdha sociale, politike dhe historike,” tha qyteti në një deklaratë.

Crncevic, i cili vdiq në vitin 2011, ishte një bashkëthemelues i Partisë Progresive Serbe së bashku me kryeministrin aktual Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç e propozoi idenë e emërtimit të rrugës pas Crncevicit në qershor, duke thënë se pesë vjet pas vdekjes së tij, rëndësia e tij për historinë dhe kulturën serbe është e padiskutueshme.

“Ai ishte një bashkëbisedues me autoritet, një bashkëpunëtor i rastit dhe padyshim një mik i rëndësishëm bashkëkohor i disa njerëzve të rëndësishëm dhe të pushtetshëm – burra shteti, politikanë dhe liderë partish që formësuan historinë moderne serbe,” shkroi ai në një artikull për gazetën Vecernje Novosti në atë kohë.

Crncevic fitoi famë dhe lavdi për letërsinë e tij, kryesisht për stilin e tij të butë në librat për fëmijë, të cilët janë lexuar gjerësisht dhe i dhanë atij një çmim në vitin 1987. Aforizmave e tij u vlerësuan për ironinë e tyre të mprehtë në trajtimin e çështjeve bashkëkohore.

Por ai fitoi famë në sferën politike me qëndrimin e tij nacionalist dhe lidhjet e ngushta me figura polemike si Millosheviçi, ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe kryetari i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli.

Si shumë shkrimtarë të tjerë serbë, Crncevic përqafoi nacionalizmin pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Ai u afrua shumë me presidentin Millosheviç, duke mbështetur armatosjen e rebelëve serbë të Kroacisë gjatë luftës së vitit 1991-1995.

Crncevic mbështeti gjithashtu politikat nacionaliste të Karaxhiçit, i cili u dënua për gjenocid në Gjykatën e Hagës këtë vit për organizimin e masakrave të më shumë se 7.000 boshnjakëve nga Srebrenica.

Në vitin 1994, Crncevic tha në një artikull që shkroi për gazetën Politika se “serbët nuk kanë kriminelë lufte”.

Në kulmin e luftës, Crncevic mbajti anën e Karaxhiçit në një mosmarrëveshje me Millosheviçin.

“Në vitet 1990 besoja te Millosheviçi,” tha ai në një intervistë. “Por pasi ai u nda me serbët në Bosnjë, edhe unë humba kontakt me të.”

Pas përfundimit të luftës në Bosnjës, Crnvevic në vitin 1996 iu bashkua një grupi nacionalistësh të famshëm që bënin fushatë për Karaxhiçin dhe publikisht mbrojtën politikanin e arratisur kundër akuzave për gjenocid të ngritura nga Gjykata e OKB-së në Hagë.

‘Ndonjëherë merrja letra nga Radovani në kutinë time postare. Ishin letra miqësore, por pa ndonjë të dhënë se ku ndodhej ai. Edhe pse fshihej, ai ishte më i lirë sesa ne. Ne po jetojmë nën një qeveri që është tradhtare ndaj popullit të saj,” tha Crncevic.

Për pak kohë, ai ishte anëtar i Partisë Radikale Serbe, lideri i të cilës, Shesheli, u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Pasi u largua nga Partia Radikale, ai iu bashkua dy ish-anëtarëve të tjerë, Vuçiçit dhe Tomislav Nikoliçit, në themelimin e Partisë Progresive.

Etiketa: BeogradgjenocidGjykataGjykatëKrimekrime luftekriminelë lufteLufteMillosheviçOKBPartiaPunëPunëtorSHShesheliSrebrenicaVojisllav SheshelivuçiçWikipedia
Tjetri
Mbështetësit e BE-së në Britani shpresojnë që May të negociojë një dalje “të butë”

Theresa May dhe Brexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.