AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Maturantët protestojnë para kryeministrisë: Raundi i dytë nuk jep siguri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra maturantë kërkuan që shqetësimet e tyre për shkollimin të mos bien në vesh të shurdhër dhe i bënë thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Nikolla që të tërhiqen nga sistemi aktual i Maturës.

Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra maturantë protestuan të martën përpara Kryeministrisë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për sistemin aktual të përzgjedhjes së maturantëve fitues në fakultete, ndërsa kërkuan kthimin e sistemit meritë-preferencë.

Në të njëjtën kohë me protestën e tyre, kryeministri Edi Rama zhvilloi brenda kryeministrisë një takim me maturantët e ekselencës -ndër të paktët që siguruan një vend në fakultete gjatë fazës së parë.

Maturantët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Mos na e vidhni ëndrrën”; “Arsimi që nuk duam”apo “Reformë e dështuar, ministri e korruptuar”. Në shenjë revolte, ata hodhën bojë të kuqe në drejtim të kryeministrisë.

Të pyetur nga BIRN për takimin paralel të kryeministrit, protestuesit e quajtën atë joproduktiv dhe i bënë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e tyre, pasi ata janë më të prekurit nga sistemi i ri.

Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Maturantët akuzuan gjithashtu Ministrinë e Arsimit se po favorizon universitetet private dhe se po bën pazar me të ardhmen e shkollimit të tyre.

“I kërkojmë ministrisë të anulojë sistemin aktual dhe nëse kjo nuk ndodh, do të kuptojmë se nuk është sistem rastësor, por është bërë qëllimisht… për të na shtyrë drejt universiteteve private”, thanë maturantët në protestë.

“Refuzojmë që të jemi pjesë e reformës që po na shkatërron të ardhmen dhe po na lë pa shkollë,” tha në protestë maturanti Aleksandër Ndoci.

“Ata [zyrtarët e arsimit] thonë se ne të gjithë do ta marrim shkollën, por mesa duket nënkuptojmë se do ta marrim te privati”, shtoi ai.

Maturantët nisën valën e protestave një javë më parë, pasi mijëra maturantë e gjetën veten jashtë listave paraprake të fituesve në fakultete dhe pretenduan se ministria e Arsimit ka ndryshuar rregullat në minutë të fundit, pasi ata i kishin bërë tashmë zgjedhjet që do të ndikonin në renditjen e tyre në listat kualifikuese.

Listat e fituesve u frynë gjithashtu pasi ndryshimet e reja shpallin fitues një maturant me mesatare të lartë në shumë degë njëkohësisht, duke bllokuar vendet e tjera derisa të mbyllet faza e parë e fituesve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se faza e dytë do të jetë ajo që do të sistemojë maturantët e mbetur në kuotat e lira, duke siguruar kështu arsim të lartë për pjesën më të madhe të të pakënaqurve.

Megjithatë, maturantët dyshojnë se faza e dytë do të sjellë ndryshime pozitive për ta.

“Sistemi aktual ka dështuar. Raundi i dytë nuk na jep asnjë siguri për t’u shpallur fitues në degët e preferuara,” tha për BIRN maturantja Sibjana Mustafaj, me një mesatare 9.28 sipas sistemit të vjetër dhe 8.81 sipas llogaritjes së re.

“Nuk do të isha e lumtur edhe nëse ky sistem do të më garantojë fitimin e një dege çfarëdo sa për të ndjekur shkollën e lartë, unë kam investuar shumë, edhe në kurse private për të ndjekur ëndrrën time,” shtoi ajo.

Mustafaj i tha BIRN se gjatë këtyre ditëve të paqarta, prindërit e ndjerë nën presion e kanë këshilluar të regjistrohej në një universitet privat, por ajo ka kundërshtuar.

“Kam të drejtën të vazhdoj arsimin tim në shtetëror, pasi i plotësoj të gjitha kriteret,” përfundoi maturantja Mustafaj.

maturantet protestojne (2)
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
maturantet protestojne (1)
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
maturantet protestojne (8)
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
maturantet protestojne (6)
Maturantët protestojnë përpara kryeministrisë, kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër meritë-preferencë. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
maturantet protestojne (3)
Maturantët hedhin bojë ndaj godinës së kryeministrisë gjatë protestës së tyre. 13 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

 

Fotogaleria e plotë

…

Etiketa: ArsimiBIRNEdi RamaIvana DervishiKryeministri Edi RamaLindita NikollaliraMinistria e ArsimitpaktParaRamashtatorstudentuniversitetZgjedhjet
Tjetri

Dy emigrantë gjenden të mbytur në Danub

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.