AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dashuria dhe përkujdesi në shtrëngimin e duarve të të moshuarve në rrugët e Tiranës (Foto)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto të shkrepura nga viti 2014 deri në vitin 2016 të çifteve të të moshuarve në Tiranë, në projektin personal “Dashuria ështé në ajër në Tiranë”. Fotot: Ivana Dervishi

Çdo fotografi synon të ngjallë emocione te audienca dhe për të krijuar këtë efekt, fotoreporterët ndonjëherë duhet të tregojnë ndjeshmëri shikimi përtej lajmeve të ditës dhe t’i kthejnë sytë nga personazhet e thjeshta të jetës së përditshme në rrugë.

Foto të shkrepura nga viti 2014 deri në vitin 2016 të çifteve të të moshuarve në Tiranë, në projektin personal "Dashuria ështé në ajër në Tiranë". Fotot: Ivana Dervishi
Foto të shkrepura nga viti 2014 deri në vitin 2016 të çifteve të të moshuarve në Tiranë, në projektin personal “Dashuria ështé në ajër në Tiranë”. Fotot: Ivana Dervishi

Fotoreporterët hidhen çdo ditë nga një protestë në një konferencë, në ndjekje të lajmit të ditës. Është detyra e tyre të tregojnë me imazhe, ngjarjen më të rëndësishme të orës së fundit. Dhe ata shpesh kthehen në redaksi me qindra foto, por ndonjëherë pa një histori ku do të gjejnë veten mijëra apo miliona njerëz.

Ky është një fat që reporterët nuk e presin çdo ditë.

Megjithatë, ndërsa shkrepjet më të shumta bëhen në ato vende ku lajmi ka ndodhur ose po ndodh, ndonjëherë fotolajmi (në formën e tij të pazakontë) dhe fotoreporteri hasen në rrugicën më të pagjasë, në formën më natyrore të një pamjeje të thjeshtë të jetës së përditshme.

Këto imazhe universale nuk lidhen me temën e ditës, ato nuk përbëjnë ngjarje që tërheqin klikime të papara dhe janë plotësisht në dorë të rastësisë.

Në tetor të vitit 2014,  kur po përgatitesha t’i vija kapakun objektivit të aparatit tim fotografik dhe ta quaja ditën e punës të mbyllur, një imazh sa i thjeshtë, aq edhe i ngrohtë më bëri të ndërroj mendje.

Në bulevardin Bajram Curri, u shkëmbeva përballë me një çift të moshuarish që ecte ngadalë në rrugë me gishtat të ndërthurur.

Tërheqja mes tyre vuri një buzëqeshje në fytyrat e të gjithë kalimtarëve. Me po të njëjtën buzëqeshje në fytyrë, unë eca disa hapa dhe pastaj vendosa të kthehem për t’i shkrepur një foto.

Në foton që më pas u pëlqye nga qindra njerëz, nuk shfaqeshin persona publikë, por dy të dashuruar që i rrezatonin njëri-tjetrit respekt dhe përkushtim dhe që përcollën atë ditë një mesazh më të fuqishëm e më të ëmbël se çdo lloj lajmi tjetër.

Dy vite kanë kaluar që nga ajo ditë dhe raste të tjera të çifteve të të moshuarve të kapur për dore janë fanitur para objektivit tim, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Kruja apo Pogradeci.

Sytë tanë shohin mijëra imazhe çdo ditë dhe ndonjëherë e humbin ndjeshmërinë ndaj të përditshmes që në pamje të parë nuk ofron asnjë ‘lajm bombastik’.

Megjithatë, në duart e të moshuarve që i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme dhe që po e mbajnë premtimin, të gjithë ne mund të gjejmë shpresë për frikën e vetmisë në të ardhmen apo lëndimet e të tashmes.

Këta të moshuar parakalojnë çdo ditë përpara nesh. Ata nuk japim deklarata dhe nuk mbahen më të madhe, përkundrazi kalojnë pa u vënë re, të lumtur dhe në paqe me jetën e tyre.

Në imazhin e dy njerëzve që kanë sfiduar vitet dhe kanë kapërcyer çdo vështirësi politike, sociale, ekonomike – ne mund të shohim atë që ka vërtetë rëndësi: personat tanë më të dashur dhe pohimin, se gjërat do të bëhen mirë, se jeta vazhdon, se koha i shëron gjërat dhe se në fund gjithçka do të shkojë aty ku ka vendin.

Është dhembshuria e përkujdesi njerëzor, ato që ne nuk i mendojmë çdo ditë ndërsa të verbër për të ardhmen mendojmë vetëm për të sotmen, për ngjarjen e ditës, apo lajmin e orës.

Për këtë arsye, është po aq e rëndësishme sa raporti më i fundit mbi korrupsionin në Shqipëri, që media e shkruar dhe vizuale t’i kushtojë rëndësi historive njerëzore që vënë një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve dhe që i pasqyrojnë atyre shembujt e përkryer të shpresës që nuk vdes…

 

Këto janë disa prej fotove të çifteve të të moshuarve të shkrepura gjatë dy viteve të fundit në rrugët e Shqipërisë.

https://www.instagram.com/p/BK3EBrLDMdU/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BK3FhDqDs5q/?taken-by=reporter.al

 

https://www.instagram.com/p/BI5UbfwjYiJ/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BJIFkRnjDox/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BKN_BLgDRHt/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BJNONVaD9Tz/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BK3Om-EjQB2/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BHu3eAVjYvV/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BKXoZE-jpYr/?taken-by=reporter.al

https://www.instagram.com/p/BK22cyUDGr5/?taken-by=reporter.al

 

 

Etiketa: BajramfotografiInstagramIvana DervishiklikimeMediapaqeParaPogradeciPunëRaportireporterreporter.alSHshqipShqipëriTiranëvdes
Tjetri
Amnesty denoncon “kushtet shokuese” të refugjatëve në Hungari

Amnesty denoncon “kushtet shokuese” të refugjatëve në Hungari

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.