AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Amnesty denoncon “kushtet shokuese” të refugjatëve në Hungari

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtarët hungarezë në pikat kufitare. Foto: Sandor Ujvari/A{

Ndërsa shkelin në Hungari, refugjatët dhe emigrantët përballen me paraburgime të paligjshme, rrahje dhe madje ndiqen nga qentë e policisë, thotë raporti më i fundit i organizates monitoruese Amnesty International.

Ushtarët hungarezë në pikat kufitare. Foto: Sandor Ujvari/A{
Ushtarët hungarezë në pikat kufitare. Foto: Sandor Ujvari/A{

“Policia më tha të kthehesha dhe më vërsuli qenin,” është cituar të ketë thënë një 16-vjeçar afgan në raportin më të fundit të Amnesty International mbi trajtimin e refugjatëve dhe emigrantëve në Hungari.

Në deklaratën për shtyp të martën, organizata e të drejtave shkroi se refugjatët dhe emigrantët përballen me “kushte shokuese” në Hungari.

Ato përfshijnë “abuzim të dhunshëm, sprapsje ilegale dhe paraburgim të paligjshëm nga autoritetet e Hungarisë dhe një sistem abuzues i projektuar për t’i penguar ata”.

Raporti erdhi përpara referendumit të 2 tetorit në Hungari që do të vendosë nëse do të pranohet apo jo kuota e detyrueshme e BE-së për marrjen e migrantëve, që synon të rialokojë 160,000 refugjatë në vendet anëtare.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka “zëvendësuar sundimin e ligjit me sundimin e frikës,” tha në një deklaratë John Dalhuisen, Drejtori i Amnesty International për Europën.

“Përpjekjet e tij për të parandaluar refugjatët dhe migrantët që të mos arrijnë në Hungari është shoqëruar nga një model edhe më shqetësues i sulmeve mbi ta dhe ndaj rregullave ndërkombëtare të krijuara për t’i mbrojtur ata,” shtoi ai.

Raporti deklaroi se emigrantët dhe refugjatët që kërkojnë të hyjnë në BE duke kaluar kufirin Serbi-Hungari janë të detyruar ose të presin për muaj për të hyrë në mënyrë të ligjshme në Hungari ose të përballen me dhunë dhe paraburgim nëse e kalojnë kufirin ilegalisht.

Që kur Hungaria ndërtoi një gardh përreth kufirit me Serbinë në shtator 2015, refugjatët lejohen të hyjnë në vend vetëm përmes “zonave transit”, kontenierë të mëdhenj prej metali ku autoritetet shqyrtojnë 30 kërkesa për azil në ditë.

Në kohën kur Amnesty International vizitoi kufirin Hungari-Serbi, më shumë se 600 persona po qëndronin në kampe të improvizuara, shumica për disa muaj,” shkroi organizata monitoruese.

“Ne i shpëtuam vdekjes, nëse nuk e keni parë me sytë tuaj nuk mund ta imagjinoni horronin. Vdekje, frikë, shpërthime, masakra, kjo është arsyeja përse duhet të largoheshim [nga Siria]. Por ka qenë një udhëtim shumë i gjatë,” tha për Amnesty International R. një grua kurde nga Siria që ka udhëtuar për shtatë muaj me burrin e saj, katër fëmijët dhe mbesën e vogël.

“Çdo ditë ne vuajmë jashtëzakonisht. Fëmijët më pyesin ‘përse na sollët këtu, ku po na çoni, çfarë po ndodh?’ Është e vështirë si nënë. Ne duam vetëm një jetë normale për fëmijët tanë, të flenë pa frikë,” shtoi ajo.

Në qershor 2016, Hungaria miratoi ligje të reja që ashpërsojnë procedimin penal ndaj atyre që hyjnë në vend ilegalisht dhe parashikoi kthim të menjëhershëm të atyre që gjenden tetë kilometra larg kufirit me Serbinë.

Megjithatë, sipas Amnesty, këto “kthime” shoqërohen ndonjëherë me dhunë, pasi dëshmitarë të ndryshëm pretendojnë se janë rrahur, shkelmuar dhe ndjekur nga qentë.

Organizata citoi një 17-vjeçar të kapur nga policia rreth 10 kilometra brenda Hungarisë që tha: “Një burri nga grupi i shkelmuan aq shumë këmbën, saqë njëra iu thye”.

Edhe ata që hyjnë në vend legalisht vuajnë nga dhuna sipas raportit.

“Kur erdha, mendova se Hungaria është Europë, se mbase do të ishte OK. Por kuptova se ata na urrejnë neve këtu,” tha për AI një azilkërkues nga Afganistani.

Meshkujt që udhëtojnë vetëm shpesh paraburgosen për rreth katër javë pas hyrjes në zonat e tranzitit derisa kërkesa e tyre për azil refuzohet, pasi ata kanë hyrë në vend nga Serbia, i cili të konsiderohet një “vend i tretë i sigurt”.

Ata që kalojnë pikat e kontrollit dërgohen në qendra të mbyllura apo të hapura strehimi azili, ku burrat shpesh përballen me izolim dhe dhunë.

Sipas Amnesty “rreth 60 për qind e 1200 azilkërkuesve të regjistruar në Hungari janë futur në paraburgim ndërsa u shqyrtohej azili”.

Raporti thotë se qendrave u mungon shërbimi dhe ofrojnë pak aktivitete dhe edukim apo kujdes shëndetësor për fëmijët. AI gjithashtu zbuloi prova se disa fëmijë të pashoqëruar strehohen në të njëjtin vend me burra të rritur.

Ndërsa procedimi i BE-së kundër veprimeve të Hungarisë nuk është mbyllur ende, Amnesty i ka bërë thirrje Komisionit Europian të përgjigjet ndaj shkeljeve të vendit anëtar ndaj rregullave dhe standardeve të BE-së.

“Liderët europianë duhet të organizohen jo të “Orbanizohen”. Dështimi i tyre për të sfiduar shkeljet e Hungarisë ndaj ligjit të BE-së do të forcojnë dorën e ksenofobëve dhe populistëve dhe mund të shkaktojnë një kërcënim serioz ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut,” shkroi Dalhuisen.

Raporti i Amnesty ka kryer 143 intervista me persona, kryesisht refugjatë dhe emigrantë dhe kërkimi është kryer në Serbi, Hungari dhe Austri.

Etiketa: abuzimafganAfganistaniAmnesty InternationalAustriazilazilkërkuesBEdhunaHungariizolimkujdes shëndetësorOrbanparaburgimPoliciapopulistProcedimiRaportiSerbiSerbiaSHshtatorSiriastrehimivdekjeViktor Orban
Tjetri
Dhuna me bazë gjinore “shumë e përhapur në Bullgari”

Dhuna me bazë gjinore “shumë e përhapur në Bullgari”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.