AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Gratë në Kosovë ende kanë frikë të kërkojnë trashëgiminë

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prishtina. Foto: AP

Ligjet e Kosovës mund t’i japin grave të drejta të barabarta për të trashëguar, por shumë gra në vend ende hezitojnë t’i përdorin ato për arsye morale.

Prishtina. Foto: AP
Prishtina. Foto: AP

Ajo ka mbushur 70 vjeçe tani, por për vite ka jetuar ose me shoqërinë – ose kur ka mundur ta përballojë – ka marrë me qira apartamente.

Gruaja nga Shtimje, e cila nuk pranoi të jepte emrin, po lufton për të drejtën e saj për të jetuar në shtëpinë ku u rrit.

Pasi prindërit i vdiqën, si grua e pamartuar, vëllai e saj e përzuri në vitin 2000.

Pas një gjyqi që zgjati për 15 vjet, gjykata më në fund vendosi në favor të saj vitin e shkuar.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, vëllai i saj nuk e ka lejuar ende të kthehet në shtëpinë që supozohet ta kenë së bashku.

Ajo i ka kërkuar Avokatit të Popullit në Kosovë ndihmë, me shpresën se pas gjithë këtyre viteve, ajo mund të kthehet atje ku mendon se ka vendin.

Ajo kishte edhe një mundësi tjetër, të merrte policinë dhe me ndihmën e tyre të hynte në shtëpi – por kjo mundësi iu duk shumë ekstreme.

Ajo është në fakt, një nga pak gratë e Kosovës që shkojnë në gjykatë për të kërkuar pjesën e saj të trashëgimisë.

Ekspertët thonë se mentaliteti patriarkal e ka fajin për faktin që shumë gra në Kosovë heqin dorë nga të drejtat e tyre për të trashëguar pronë dhe asete që kanë tagrin t’i kenë.

Megjithëse ligji në Kosovë thotë se gratë kanë të drejta të barabarta trashëgimie me burrat, OJQ-të thonë se mbetet një sfidë ndërgjegjësimi i grave për të drejta të tilla.

Në Kosovë, trashëgimia fitohet me ligj ose nga testamenti. Por kur nuk ka akte si testamenti, me ligj trashëgimtaret janë fëmijët e të ndjerit.

Ligji i trashëgimisë në Kosovë i jep grave dhe burrave të drejta të barabarta për të trashëguar nga paraardhësit e tyre.

Por gjithashtu parashikon që një trashëgimtar me vullnet të heqë dorë nga pjesa e trashëguar dhe deklarata të tilla të tërheqjes nga pasuria nuk mund të revokohen.

Në shumicën e rasteve, edhe kur gratë kanë të drejta të plota për të trashëguar, ato ndjekin kodin “moral” dhe nuk e marrin pjesën e tyre, që të mos humbin respektin e familjes.

Kërkimi i kryer në 20 gjykata komunash nga Lidhja e Avokatëve Norma, që është anëtare e Rrjetit të Grave në Kosovë, tregon se norma e trashëgimisë në Kosovë është 1:3 në disavantazh të grave.

Një kërkim i BIRN i korrikut 2016 gjithashtu zbuloi se vetëm 16 për qind e pronave në Kosovë janë regjistruar në emër të grave.

Valbona Salihu, drejtore ekzekutive e Norma, theksoi se ndërsa ligji në Kosovë është ndër më të mirët në këtë fushë, nuk ka asnjë mënyrë për t’i detyruar gratë dhe burrat ta ndjekin atë.

Sociologia Linda Gusia i tha BIRN se arsimi më i mirë do të ishte një hap përpara në arritjen e barazisë së vërtetë sociale dhe në emancipimin e grave.

“Ky fenomen është pasojë e rendit patriarkal të shoqërisë sonë, sipas të cilit trashëgimtarët e familjes janë burrat dhe djemtë,” tha Gusia.

Salihu thotë se pabarazia e vazhdueshme mes burrave dhe grave në Kosovë reflekton nivelin e ulët të arsimit te gratë dhe mungesën e ndërgjegjësimit të mjaftueshëm për të drejtat e tyre ligjore.

Një tjetër rast i një gruaje të cilës iu mohua e drejta e pronës lidhet me Shukrie Berishën.

Ajo më parë i tha BIRN se çështja e saj gjyqësore, që lidhej me të drejtën e saj për të mbajtur shtëpinë e burrit të ndjerë, ku kishte jetuar për 30 vjet, u zvarrit për 11 vite.

Berisha e çoi kunatin në gjyq pasi ai pretendoi se ajo nuk kishte të drejtë të vazhdonte të përdorte pronën, pasi nuk kishte fëmijë.

Pas 11 vitesh, Gjykata e Faktit në Prishtinë në prill të këtij viti i dha Shukrie Berishës të drejtën e pronës. Më në fund ajoi mori pjesën e saj të shtëpisë.

Gjyqe të tilla mbi rastet e trashëgimisë shpesh zgjasin për vite sepse palët akuzuese përdorin plotësisht të drejtat e tyre për t’u animuar, duke shtyrë vendimin përfundimtar.

Salihu thotë se OJQ-të duhet “të vazhdojnë të punojnë për të rritur ndërgjegjen e grave për të drejtat e tyre të garantuara”.

“Gjëja e parë që institucionet duhet të bëjnë është të heqin parashikimin ligjor ku një person mund të heqë dorë nga trashëgimia,” përfundoi ajo.

Etiketa: ArsimiBIRNGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqigraKosovëLigjPabaraziapasuriaPiSPrishtinatë drejtaTestamentiValbona
Tjetri
Streha për gomerët e plakur në Bullgari i shpëton ata nga therja

Streha për gomerët e plakur në Bullgari i shpëton ata nga therja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.