AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Trump përballë Perëndimit

Dominique MoisingaDominique Moisi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mbështetës i kandidatit republikan
Donald Trump ka veshur çorape me fytyrën e tij gjatë një fjalimi të Trump në Lidhjen Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive. E enjte, 11 gusht 2016
Majemi. Foto: (AP Photo/Evan Vucci)

Donald Trump nuk është thjeshtë një politikan populist dhe izolacionist; ai është karikaturë e një politikani të tillë. Duke e zgjedhur atë, votuesit amerikanë mund të realizojnë atë që as Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe as radikalët islamistë të botës sot nuk ia kanë dalë kurrë: ata mund të minojnë – dhe ndoshta të shkatërrojnë – sistemin demokratik të fuqisë më të madhe të botës.

Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Në më pak se 50 vitë, ne do të mësojmë se cili do të jetë presidenti i rradhës i Shteteve të Bashkuara. Megjithëse kandidatja demokratike Hillary Clinton po udhëheq sondazhet kombëtare, diferenca është zvogëluar shumë, gjë që do të thotë se edhe kundërshtari i saj republikan Donald Trump mund të triumfojë. Për më tepër, vëzhguesit në SHBA tashmë po ekzaminojnë se si mund të jenë të 100 ditët e para të një Presidenti Trump në zyrë. Kjo nuk është një situatë e këndshme.

Me kandidaturën e Trump, realiteti është bërë më i pabesueshëm se sa fantazia. Asnjë skenarist hollivudi nuk do të kishte guxuar të krijonte një kandidat për president – dhe aq më pak një president – po kaq qesharak sa Trump. Sa për krahasim, te personazhi Frank Underëood i Kevin Spacey, protagonisti djallëzor dhe komplotues në versionin amerikan të serialit televiziv “Shtëpi prej Letre”, i cili kryem vrasje gjatë serialit, ngjan më shumë si një lloj hibridi mes Kant dhe Lincoln.

Trump është ylli televiziv amerikan i stilit të Mussolinit. Ai nuk është thjeshtë një politikan populist dhe izolacionist; ai është një karikaturë e një politikani të tillë. Nëse e zgjedhin për president, votuesit Amerikanë mund të arrijnë atë që as Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe as fondamentalistët islamistë të sotëm nuk ia arritën ta bëjnë: ata mund të minojnë – dhe potencialisht të shkatërrojnë – sistemin demokratik të fuqisë më të madhe të botës.

Mendoni për shembull për mbështetjen që Trump ka marrë nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, njeriu që argumentohet se është edhe armiku më i famshëm autoritar i Perëndimit. Duke parë denigrimin e modelit demokratik të Perëndimit, padroni i Kremlinit e sheh kandidaturën e Trump si një dhuratë nga qielli. Zgjedhja e Trump mund të bëhet provë përfundimtare për faktin që, pavarësisht luftës dyshekullore kundër frymës së Iluminizmit të arsyes dhe lirisë, zotat e despotizmit duket se nuk i kanë harruar përfaqësuesit e tyre në tokë.

Edhe nëse Trump nuk fiton, fakti që ai arriti kaq pranë fitores – dhe që ai nuk u rrëzua menjëherë si kandidat nga votuesit amerikanë, pa përmendur edhe estabilishmentin e Partisë Republikane – përbën një shenjë të keqe për vlerat dhe parimet mbi të cilat mbështetet demokracia Perëndimore. Por fitorja e Trump pa dyshim do të jetë shumë më tepër shkatërrimtare. Dhe thjeshtë supozimi që diçka e tillë nuk do të ndodhë, se ky skenar është tepër absurd dhe i rrezikshëm për t’u marrë parasysh, do ta bëjë zgjedhjen e tij me më shumë gjasa.

Votimi në qershor i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian është një shembull i vlefshëm. Praktikisht të gjithë ekspertët ishin dakord me mendimin se Brexit do të kishte pasoja serioze ekonomike dhe shumë britanikë pro-BE-së ndjeheshim me vetëbesim se votuesit do të mbështesnin qëndrimin, aq me vetëbesim sa nuk u bezdisën të dilnin në votime. Për fat të keq, “dalja” fitoi atë ditë, duke shkaktuar trazira financiare dhe ekonomike si dhe rritje të krimeve të urrejtjes. E ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar dhe Europës mbetet e paqartë.

Forcat udhëheqëse pas Brexit qenë frika dhe një nostalgji false. Britanikëve iu premtua një rikthim te një e shkuar e idealizuar paqeje dhe mirëqenieje, një kohë kur ata qenë padronë të fatit të tyre. Atyre iu tha gjithashtu se forca dashakeqe të huaja – nga imigrantët te institucionet e BE-së – qenë arsyet për të gjitha problemet e tyre. Fushata pro qëndrimit, nga ana e vet, qe e mbushur me fakte dhe e lehtë në emocione.

Krahasimet me fushatën aktuale presidenciale në SHBA janë të rënda. Ndërsa Clinton nuk po arrin të frymëzojë, Trump është në gjendje të ngacmojë pasionet më të egra të njerëzve.

Për amerikanët e bardhë në veçanti – të cilët përballen me evolucionin e një kontinenti i cili, në më pak se 30 vjet do të dominohet nga spanjishtfolësit – përzjerja e frikës me nostalgjinë i ka shërbyer mirë fushatës së Trump dhe ai është në një pozicion të fuqishëm aktualisht. Nuk është surprizë që Trump ka ecur veçanërisht mirë mes burrave të bardhë pa diplomë universiteti dhe veçanërisht keq mes atyre që kanë kujtime më pak pozitive nga e shkuara: minorancat dhe gratë.

Në librin tim të vitit 2009 “Gjeopolitika e Emocioneve“, unë argumentova se, ndërsa shekulli i njëzet ka qenë shekulli i ideologjisë, shekulli i njëzet e një do të jetë shekulli i identitetit. Për fat të keq, vota për Brexit dhe kandidatura e Trump duket se e ka vërtetuar parashikimin tim. Politika e identitetit – përfshirë çështjet e sovranitetit dhe sigurisë – ka zëvendësuar shqetësimet racionale ekonomike si zgjedhjet kryesore të votuesve. Njeriu, në fund të fundit, nuk jeton vetëm me bukë.

Që të jemi të qartë, faktorët ekonomikë kontribuojnë në shfaqjen e politikës së identitetit. Rritja e pabarazisë në të ardhura dhe pasuri ka dobësuar shtresat e mesme, duke shtyrë shumë që të “revoltohen” kundër elitës. Siç e ka shkruar gazetari britanik Martin Ëolf , për shumë, demokracia liberale dhe kapitalizmi i globalizuar nuk duket se janë më të përzjera dhe me të vërtetë mund të jenë duke kundërshtuar njëra-tjetrën. Tashmë, shumë duket se duan të shkatërrojnë ose njërën, ose tjetrën.

Por situata është përshkallëzuar ndjeshëm, për shkak të një kërcënimi terrorist që është nxjerrë jashtë proporcioneve, sëbashku me përhapjen e përgjithshme të frikës nga imigrantët. Njerëzit mund të duken të bindur të jetojnë në varfëri relative në rast se kjo do të nevojitet për të qenë të sigurt.

Por, kur përballen me perspektivën e varfërisë dhe njëkohësisht pasigurisë, frika bashkohet me zemërimin për të mbytur arsyen.

Në një kontekst të tillë, çdo gjë është e mundur – edhe diçka e tillë e paimagjinueshme si një president në formën e Trump. Fakti që estabilishmenti përfaqësohet nga Clinton, me mungesën e saj të popullaritetit dhe portretizimit nga media dhe republikanët si një grua në moshë dhe e dobët, nuk e përmirëson situatën.

Amerikanët – por jo vetëm amerikanët – do të shikojnë pjesën tjetër të fushatës me kuriozitetin me të cilin qytetarët romakë shikonin betejat mes gladiatorëve. Por ne nuk jemi në një cirk romak. E ardhmja e Perëndimit, e ndoshta edhe të vetë demokracisë, varet nga ai se cili prej garuesve do të jetë ende në këmbë në fund të garës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump Versus the West

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimi SovjetikBEbesimBrexitdemokraciaDonald TrumpfushataKapitalizmiKevin SpaceyMediaParapasojapopulistpresidentProject SyndicatePutinrepublikaneSHSHBATerroristtraziraTrumpUniversitetiVëzhguesitVladimir PutinVotaVotimivotuesitvrasjeZgjedhjet
Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.