AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. Foto: Malton Dibra/LSA

Me një deklaratë të pazakontë, Banka e Shqipërisë i kërkoi qeverisë të kujdeset për të kryer investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë vitit në mënyrë që të mos shkaktojë luhatje në treg.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. Foto: Malton Dibra/LSA
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Edi Rama. Foto: Malton Dibra/LSA

Si asnjëherë më parë, qeveria shqiptare këtë vit i ka mbajtur pothuajse të bllokuara të gjitha investimet publike për pjesën më të madhe të vitit, duke krijuar një situatë të paprecedent ku buxheti i shtetit ka një suficit prej 13.7 miliardë lekësh për periudhën janar-gusht, në një kohë që kishte parashikuar një deficit prej 5.6 miliardë lekësh. Në një vend që përgjatë viteve, tejkalimi i deficitit buxhetor të programuar ka qenë shqetësim i vazhdueshëm, suficiti në buxhetin e shtetit mund të ngjajë si një lajm i mirë, por në fakt, rezulton një lajm shumë i keq. Ndërsa qeveria nuk shpenzon para, shuma e parave të pashpenzuara “fle” në llogarinë e qeverisë pranë Bankës së Shqipërisë në vend që të investohej në ekonomi, të krijonte vende pune dhe konsum. Paratë e munguara përgjatë periudhës janar-gusht 2016 prej 19,3 miliardë lekësh, (afro 140 milionë euro) janë shumë, të barazvlefshme me 1.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse do të qenë shpenzuar sipas planit, ekonomia shqiptare do të qe rritur së paku 1 për qind më shumë nga sa është rritur ndërkohë që biznesi dhe qytetarët do të kishin më shumë para nëpër duar.

Problemi u kritikua edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila zakonisht në të shkuarën, në drejtim të qeverisë është ankuar vetëm për deficit. Në deklaratën e fundit publike të guvernatorit Gent Sejko, përveç suficitit të tepërt dhe të panevojshëm, kritikohet edhe fakti se qeveria mund të vendosë të shpenzojë të gjithë deficitin në muajt e mbetur të vitit duke e ulur rentalibitetin e përgjithshëm të investimeve publike në ekonomi.

“Banka e Shqipërisë gjykon se një shpërndarje më e njëtrajtshme e shpenzimeve buxhetore gjatë vitit, do të përmirësonte efektivitetin e tyre dhe do të reduktonte luhatjet në treguesit ekonomikë e financiarë,” tha Sejko në konferencën për shtyp të 5 tetorit. Dhe ndërsa BSH flet për “efektivitet” dhe “reduktim të luhatjeve në treguesit ekonomikë”, kjo në fakt përkthehet në telashe reale për kompanitë dhe individët. Në mungesë të investimeve publike, kompanitë e ndërtimit, psh, nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet e tyre, kompanitë furnizuese të kompanive të ndërtimit do të duhet të mbajnë kapacitete të ulëta prodhuese ndërsa përfituesit finalë të këtyre parave, të punësuarit e të gjithë sektorit që përfiton nga investimet publike, kanë më pak para për të paguar konsumin.

Pjesa dërrmuese e parave të tepërta të pashpenzuara janë shënuar në buxhetin e pushtetit vendor, ku investimet janë shumë më të ulëta nga sa qe parashikuar, si dhe në zërin e shpenzimeve kapitale, ku përfshihen investimet publike, të cilat kanë ecur shumë më keq nga sa qe parashikuar.

Një zë tjetër me kursime është ai i shpenzimeve për interesa të borxhit publik. Rënia e shpejtë e interesave në tregun e bonove të thesarit, rënie që ka ndodhur për shkak se bankat ngurrojnë të japin kredi në sektorin privat. Këtu qeveria ka kursyer 1.7 miliardë lekë, të cilat, në një situatë normale, do të rialokoheshin për investime publike. Problemi është që qeveria sakaq nuk po shpenzon dot paratë e programuara që në fillim të vitit dhe nuk ka nevojë për më shumë.

“Respektimi i niveleve të programuara të deficitit buxhetor për vitin 2016 nënkupton se politika fiskale do të marrë një natyrë stimuluese për pjesën e mbetur të vitit. Ky respektim kërkon gjithashtu përshpejtimin e ritmit të shpenzimeve në pjesën e mbetur të vitit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Qeveria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se pse fondi i saj i investimeve publike nuk është realizuar, por disa nga projektet kryesore investuese, si By Pass i Fierit dhe By Pass i Vlorës janë aktualisht të bllokuara.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBankatbuxhetiBuxheti i ShtetitDibraEdi RamaekonomiEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFinalGent SejkoinvestimekrediKryeministri Edi RamaParaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSejkoSHshqipshqiptareTregVlorë
Tjetri
Mure kundër emigrantëve nga lashtësia deri në ditët tona (fotogaleri)

Gjeografia e Zgjedhjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.