AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Presidenti Nishani kthen në Kuvend ligjin për importin e mbetjeve

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Mjedisi, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Presidenti i Republikës nuk dekreton ligjin e kundërshtuar të importit të mbetjeve, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare si dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Marshimi i mijëra qytetarëve kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. 1 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk i dha dritën jeshile ligjit polemik të menaxhimit të integruar të mbetjeve,duke e rikthyer atë për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një dekreti të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës të premten, Presidenti argumentoi se ligji bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi.

Në arsyetimin prej 9-faqesh, drejtuar deputetëve të parlamentit, presidenti Nishani dha tre argumente kryesore për rikthimin për shqyrtim në kuvend të ligjit Nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar.

Ai argumentoi se ligji bie në kundërshtim me direktivat e BE-së, Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare, që kërkojnë transparencë të plotë dhe mendimin e qytetarëve për vendimmarrje të një rëndësie të tillë; ndërsa nxiti ligjvënësit të fillojnë riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve të prodhuara në vend.

“Së pari Ligji 92/2016 është në kundërshtim me Direktivën 2008/98/EC , sipas të cilit duhet të zbatohet parimi i ‘vetëmjaftueshmërisë dhe afërsisë’ dhe për më tepër nuk është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit apo ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë,” shkruhet në dekretin e presidentit.

Refuzimi i presidentit Nishani erdhi pas protestave të organizuara nga shoqëria civile, ku mijëra qytetarë i kërkuan qeverisë të mbajë premtimin dhe të ndalojë importin nga jashtë të çdo lloj mbetjeje, e rrezikshme ose jo.

Presidenti sugjeroi në dekretin e tij se “importimi i mbetjeve bie ndesh me përparësinë e trajtimit të mbetjeve të prodhuara nga tregu shqiptar dhe ul interesin për mbetjet e prodhuara në territorin tonë”.

Gjithashtu dekreti denoncon mungesën e analizës së besueshme nga ana e Ministrisë së Mjedisit apo Kuvendit për përmbushjen e kushteve të trajtimit të mbetjeve nga jashtë në Shqipëri.

“Është plotësisht e qartë se Shqipëria nuk është në kushtet optimale, që pasi kishte bërë një analizë dhe transparencë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, të merrte vendimin që të importonte dhe mbetje të tjera nga jashtë, gjë e cila në asnjë rast nuk rezulton të jetë e detyruar nga instrumentet ndërkombëtarë” shkruan presidenti.

Së dyti, dekreti i Nishanit argumenton se këto ndryshime ligjore bien ndesh me nenin 59 të Kushtetutës së Shqipërisë për ‘një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm’.

Presidenti argumenton se “Shqipëria nuk disponon infrastrukturën dhe kapacitetet njerëzore për monitorimin e kontrollin e importit të mbetjeve dhe ekziston rreziku i futjes ilegalisht të mbetjeve me rrezikshmëri të lartë” dhe thekson se procesi kërkon fonde publike shtesë për minimizimin e efektit të dëmshëm të mbetjeve në shëndetin e qytetarëve.

Presidenti Nishani argumentoi gjithashtu se procedurat e ndjekura në miratimin e ligjit kanë qenë të përshpejtuara, në mungesë informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë, në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës referuar të drejtës së qytetarëve për t’u informuar me gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

“Është e drejta e publikut të përfshihet në një vendimmarrje kaq të rëndësishme sa ç’është ajo e importit të mbetjeve që ndikon direkt në mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve”, shkruhet në dekret.

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, një grup qytetar mjedisor përshëndeti mosdekretimin e ligjit nga Presidenti duke e cilësuar atë fitoren e parë të luftës për një Shqipëri të pastër e të shëndetshme.

“Presidenti Nishani i dha një mundësi maxhorancës parlamentare, të cilën ne kërkojmë që deputetët ta pranojnë. Kjo mundësi është tërheqja e ligjit që lejon importin e plehrave,” deklaroi në emër të AKIP aktivisti Dorian Matlija.

AKIP kërkoi gjithashtu nga qeveria që të mos mjaftohet me tërheqjen e ligjit, por të ndërmarrë masa serioze për krijimin e sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, për të pastruar Shqipërinë nga plehrat dhe për të rritur sasinë e plehrave të ricikluara, duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe shqetësimet e ricikluesve.

Etiketa: AnalizëBEBIRNBujar NishaniDekretideputetdetyrimDorian MatlijaFondeIvana DervishiKuvendMarrëveshjamarrëveshjeMasambetjeMjedisMjedisitndryshime ligjoreQeveriaRefuzimiSHshqipShqipëriShqipëriaTregu
Tjetri
Të rimendosh tregun e naftës

Të rimendosh tregun e naftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.