AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Organizata SEEMO reagon për censurimin e emisionit Publicus

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e Organizatës Politike para Bashkisë së Tiranës për vdekjen e punëtorit të mitur Ardit Gjoklaj në Sharrë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Organizata për Median në Europën Juglindore bëri thirrje për respektimin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri pas shqetësimit të krijuar nga bllokimi i transmetimit të dokumentarit “Kodrina e Vdekjes” në Vizion Plus.

Protesta e Organizatës Politike para Bashkisë së Tiranës për vdekjen e punëtorit të mitur Ardit Gjoklaj në Sharrë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Protesta e Organizatës Politike para Bashkisë së Tiranës për vdekjen e punëtorit të mitur Ardit Gjoklaj në Sharrë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Organizata për Median në Europën Juglindore (SEEMO sipas akronimit në anglisht) reagoi me shqetësim mbi mostransmetimin e emisionit investigativ Publicus në Vizion Plus.

SEEMO u habit kur mësoi anulimin e emisionit invesitgativ në Shqipëri pas vetëm tri episodesh të transmetuara,” thuhet në një deklaratë për shtyp të kësaj organizate.

“Anulimi i papritur i një emisioni investigativ është shqetësues,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO Oliver Vujovic. “Redaktorët natyrisht kanë të drejtë të vendosin mbi ndryshimet mbi program, por publiku duhet të informohet mbi arsyet që sollën mbylljen e Publicus,” shtoi Vujovic. SEEMO shprehu gjithashtu shqetësim për lajmet mbi pushimin nga puna të ish-kryeredaktores të televizionit A1 News Alida Tota, pasi kjo e fundit u përpoq të transmetonte një lajm mbi tragjedinë e Sharrës, ku një 17 vjeçar, Ardit Gjoklaj, humbi jetën duke punuar në turnin e tretë në një kompani private që kishte marrë leje nga Bashkia e Tiranës për të ricikluar mbetje në kushte të debatueshme ligjore.

Emisioni Publicus u transmetua në YouTube dy ditë pas anulimit të transmetimit të tij në Vizion Plus.

Autori i emisionit, regjisori Artan Rama, i tha BIRN se nuk e dinte se cili qe personi që bëri presion mbi Vizion Plus për të bllokuar emisionin, por dukshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe marrëveshja e tij me kompaninë 3 R, e cila solli vdekjen tragjike të Ardit Gjoklajt, qe tema kryesore e emisionit.

Partia Demokratike në opozitë akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës për bllokimin e transmetimit. Një grup gazetarësh dolën në protestë të premten e kaluar para zyrës së kryebashkiakut.

Administratori i Vizion Plus Genc Dulaku i tha BIRN se emisioni nuk u publikua për shkak se autorët qenë me vonesë në montim ndërsa mohoi që përmbajtja e emisionit që qe shkak.

Kryebashkiaku Veliaj mohoi disa ditë më vonë akuzat duke deklaruar se nuk i ka bërë presion Vizion Plus. “Nuk e kam kontaktuar kurrë Vizion Plus,” tha Veliaj. “Sfidoj këdo që bën gazetari të mirëfilltë të provojë të kundërtën,” shtoi ai.

Gjithsesi, për SEEMO, fakti është që emisioni është ndaluar të transmetohej dhe se kjo përbën në vetvete një problem të rëndë.

SEEMO është një rrejt redaktorësh, drejtuesish mediash dhe gazetarësh në Europën Jugore, Lindore dhe Qendrore dhe punon për lirinë e medias në bashkëpunim me Qendrën Europiane për Media dhe Lirinë e Medias (ECPMF).

Etiketa: Ardit GjoklajBashkiaBIRNDulakuECPMFErion VeliajgazetarGenc DulakuIvana DervishiMarrëveshjambetjeMediaParaPartiaPartia DemokratikeProtestaPunaPunëRamaSHSharrëshqipShqipëritë miturTiranëVizion PLus
Tjetri
Tregtia Shqipëri-Serbi drejt një rritjeje të ngadaltë

Tregtia Shqipëri-Serbi drejt një rritjeje të ngadaltë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.