AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Trumpi tjetër i Perëndimit

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jaroslaw Kaczynski. Foto kortezi: Piotr Drabik/Flickr

Kërcënimi i Donald Trump për të politizuar sistemin e drejtësisë në SHBA sapo ka marrë goditjen që meriton, por cinizmi i tij për fat të keq nuk është rast unik. Qeveria aktuale e udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi në Poloni ka demonstruar një dozë të ngjashme autoritarizmi, duke goditur parimin e sundimit të ligjit për të arritur objektivat e veta.

Jaroslaw Kaczynski. Foto kortezi: Piotr Drabik/Flickr
Jaroslaw Kaczynski. Foto kortezi: Piotr Drabik/Flickr

Në debatin e dytë presidencial në Amerikë, Donald Trump premtoi se, nëse do të zgjidhet, do të emërojë një prokuror të posaçëm për të hetuar Hillary Clinton. “Ti do të përfundosh në burg,” i tha Trump asaj.

Kërcënimi i Trump për politizimin e sistemit të drejtësisë e mori goditjen që meritoi; por, për fat të keq, cinizmi i tij nuk është unik dhe nuk ndodh vetëm në Shtetet e Bashkuara. Qeveria aktuale e Polonisë, e udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila erdhi në pushtet vetëm një vit më parë, ka demonstruar qëllime të ngjashme autoritariste, duke shkatërruar parimet e sundimit të ligjit për të arritur objektivat e veta.

Udhëheqësi i PiS Jarosław Kaczyński në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për hetim ndaj ish-kryeministrit të Polonisë Donald Tusk, i cili është aktualisht President i Këshillit të Europës. Kaczyński thotë se qeveria e mëparshme e Tusk është pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e një avioni në prill 2010 në Smolensk, Rusi, ku vdiqën 96 vetë, përfshirë vëllain binjal të Kaczyński, presidentin e Polonisë Lech Kaczyński.

Delegacioni i qeverisë polake po udhëtonte për të përkujtuar masakrën e vitit 1940 në Katin, ku Stalini urdhëroi vrasjen e 22 mijë oficerëve të ushtrisë polake, oficerëve të policisë dhe zyrtarë të tjerë të shtetit polak dhe ia hodhi fajin Hitlerit për këtë krim. Kur Lufta e Ftohtë përfundoi, e vërteta mbi masakrën më në fund u bë publike dhe u pranua zyrtarisht nga Presidenti i Rusisë Boris Jeltsin përgjegjësia sovjektike.

Jarosław Kaczyński dhe anëtarë të tjerë të PiS thonë se Rusia – me ndihmën e disa zyrtarëve polakë – qe përgjegjëse për aksidentin ajror. Ata janë mbështetur në disa teori acaruese komploti për të arritur të ngjiten në pushtet, pavarësisht se nuk kanë prova për ta mbështetur këtë teori. në të vërtetë, transkriptet nga regjistruesi i bordit të avionit sugjerojnë se aksidenti ndodhi gjatë një uljeje me mot të keq.

Të armatosur me këtë teori komploti, Kaczyński dëshiron t’i mohojë Tusk një mandat të dytë në drejtimin e një nga tri institucionet kryesore qeverisëse të Bashkimit Europian duke thënë, “a duhet që një person i tillë të jetë në krye të Këshillit të Europës? Unë kam dyshime të thella.” Ndërkohë, media e krahut të djathtë në Poloni e ka ndezur zjarrin, ku një revistë së fundmi e paraqiti Tusk të pikturuar me pranga.

Kryqëzata anti-Tusk e Kaczyńskit është një abuzim i nivelit të Trump me pushtetin politik që paralajmëron për atë se si mund të jetë jeta për kundërshtarët politikë të Trump nëse ai fiton zgjedhjet. Kjo reflekton gjithashtu edhe një betejë më të gjerë dhe të ashpër për shpirtin e Polonisë.

Polonia qe dikur shembulli udhërrëfyes për demokracinë e pas Luftës së Ftohtë në Europën Qendrore. Por tashmë PiS ka nisur një fushatë të gjerë rrëmbimi pushtetesh, duke kërkuar kontroll mbi gjykatën kushtetuese të vendit, kanalet e televizioneve publike dhe shërbimeve të sigurisë. Në vend që të çimentojë rëndësinë strategjike të Polonisë për NATO-n dhe vendin që i takon këtij vendi si një anëtar i fuqishëm dhe i respektuar i Bashkimit Europian, PiS është zënë nga obsesioni për të përmbysur modernitetin. Si provë për këtë, ne duhet të mos shohim më tutje se sa sulmi i qeverisë kundër institucioneve demokratike dhe të drejtësisë në këtë vend, sulm që sakaq ka shkaktuar habi në SHBA, Bruksel dhe në të gjithë Europën.

Polonia po përjeton një krizë kushtetese që filloi kur presidenti i mbështetur nga PiS Andrzej Duda refuzoi të pranojë betimin e tri gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga parlamenti paraardhës. Pas kësaj, PiS zgjodhi gjykatës të parapëlqyer prej saj, ndërsa miratoi ligje që në thelb e paralizuan këtë gjykatë. Gjykata deklaroi ndryshimet ligjore të PiS si antikushtetuese, por qeveria e PiS refuzoi të publikojë vendimin e gjykatës, rrjedhimisht duke bllokuar mundësinë që ky vendim të hynte në fuqi. Tashmë është e pamundur që gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve të parlamentit aktual, pavarësisht se kushtetuta e Polonisë ka klauzola eksplicite që autorizojnë rishikimin nga gjykata kushtetuese të ligjeve të parlamentit.

Tashmë që veprimet e PiS janë dënuar nga të gjithë bota, qeveria polake po pret që të përfundojë ky vit, kur edhe mandati i presidentit aktual të Gjykatës Kushtetuese të skadojë. Pas kësaj, PiS do të emërojë një kryetar gjykate miqësor me veten, i tillë që të kërcejë atë muzikë që i vë qeveria. Por një kryetar i ri i gjykatës vështirë se do t’i japë fund krizës kushtetuese të Polonisë, për shkak se ndërsa vendimet e vlefshme të gjykatës kushtetuese vijojnë të mbeten të papublikuara dhe rrjedhimisht jo në fuqi, një vrimë e zezë është hapur në rendin kushtetues të vendit.

BE-ja ka nisur procedura ligjore kundër Polonisë dhe po i bën thirrje qeverisë polake të punojë me partitë e opozitës për ta reformuar gjykatën. Nëse Polonia nuk bindet, BE-ja në fund mund t’i heqë këtij vendi të drejtën e votës. Por ka pak gjasa që BE-ja apo organizma të tjerë ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të zgjidhin problemin politik të Polonisë. vetëm polakët mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Në fakt, protestat e stërmëdha kundër një projektligji për ndalimin e abortit së fundmi (me kërcënimin për burg deri me pesë vjet), detyruan qeverinë të tërhiqet nga propozimi. Kjo shënoi një fitore për gratë e Polonisë dhe sugjeron se Polonia është njëvend shumë më progresiv nga sa do t’i pëlqente Kaczyńskit

Megjithatë, ndërsa qeveria mund të ketë vuajtur një disfatë të rëndë publike, ideologjia joliberale që gjendet në themelet e PiS mbetet e paprekur. Kjo do të thotë se shoqëria civile polake do të duhet të luftojë edhe shumë beteja të tjera në muajt e ardhshëm për të kufizuar dhe përmbysur paligjshmërinë e PiS.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The West’s Other Trump

Etiketa: abuzimBEBrukselBurgDonald TrumpDonald TuskfitoreGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimKrimkryetarkushtetueseLigjLuftaMediaNATOPartiaPoloniPoloniapresidentProject SyndicateProjektligjiprokurorProtestatQeveriaRusiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSulmTrumpVendimVendimetZgjedhjet
Tjetri
Paradoksi i mbështetjes së Perëndimit për “Kumbarin” e Malit të Zi

Paradoksi i mbështetjes së Perëndimit për “Kumbarin” e Malit të Zi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.