AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryegjykatësi maqedonas mohon të ketë ushtruar presion ndaj kolegut

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pancevski. Foto: osskopje1

Pasi një gjykatës maqedonas lajmëroi se do të ngrite padi ndaj një kolegu për ndërhyrje në punën e tij, kreu i Gjykatës Penale të Shkupit këmbënguli se akuzat nuk i drejtoheshin atij.

Kreu i Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pancevski. Foto: osskopje1
Kreu i Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pancevski. Foto: osskopje1

Kreu i Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pancevski, i cili është përfshirë në një polemikë prej akuzave se ka penguar punën e Prokurorisë Speciale, SJO, shprehu befasi të enjten me pretendimet se ai mund të jetë paditur nga një tjetër gjykatës për ushtrim të presionit ndaj tij.

“Nuk di ndonjë arsye për një gjë të tillë dhe nuk besoj se akuzat drejtohet ndaj meje,” tha Pancevski për Tv NOVA të enjten, duke iu referuar lajmit se një gjykatës i lartë anonim po paditej për presion ndaj një kolegu.

Ai shtoi se ai nuk mbante mend t’i kishte ushtruar presion ndonjë kolegu për të marrë vendime të caktuara për paraburgimin e të dyshuarve.

Pancevski u përgjigj pasi një gjykatës nga e njëjta gjykatë, gjykatësi Ilija Dzolev tha se kishte ngritur akuza kundër një kolegu për përdorim të ndikimit mbi punën e tij.

“Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, nuk do ta zbuloj identitetin apo inicialet e gjykatësit ndaj të cilit po ngre akuza,” shkroi Dzolev.

“Por publiku duhet ta dijë se akuzat i referohen një akti kriminal, të lidur me ndërhyrjen e një gjykatësi për të bërë veprime të paligjshme,” shtoi ai.

Sipas ligjit, një krim i tillë është i ndëshkueshëm deri me pesë vjet burg.

Vitin e shkuar, që kur SJO u ngrit për të hetuar pretendimet për korrupsion të nivelit të lartë, Pancevski u akuzua për ndjekje të urdhrave nga politikanët e lartë për të penguar punën e SJO. Ai i ka mohuar akuzat.

Megjithatë, gjykata që ai kryeson vitin e shkuar i ka mohuar pothuajse të gjitha kërkesat nga SJO për të paraburgosur dhe siguruar praninë në gjykatë të të dyshuarve.

Gjithashtu ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat e SJO për mandate kërkimi dhe për përjashtim nga çështjet e SJO të gjykatësve të implikuar në përgjimet e opozitës – materiali kryesor i akuzave për korrupsion në qeveri.

Në korrik, Komiteti Maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut publikoi të dhëna ku sipas tij tregohej se gjykata ndoqi standarde të dyfishta në lidhje me kërkesat e SJO.

Të dhënat tregonin se vitin e shkuar gjykata kishte pranuar vetëm 5 për qind të kërkesave të SJO për paraburgim dhe masa të tjera ndaj të dyshuarve.

Nga ana tjetër, nga 2012 deri në 2014, e njëjta gjykatë pranoi 98.6 për qind të kërkesave që vinin nga prokuroria e përgjithshme, theksoi Komiteti i Helsinkit.

Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, media lokale ka cituar burime anonime nga gjyqësori të kenë thënë se presioni është rritur mbi gjykatësit e Gjykatës Penale për të vepruar në mënyra të caktuara në disa çështje. Presioni i dyshuar përfshin udhëzime me shkrim të dhëna ndaj gjykatësve.

Etiketa: AkuzaBurgGjykataGjykatëGjykatësGjyqKomiteti i HelsinkitKorrupsionKrimLokaleMasaMediapadiparaburgimProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunë
Tjetri
Beograd, varri i pashënuar fsheh viktimat e ekzekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore

Beograd, varri i pashënuar fsheh viktimat e ekzekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.