AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shtohet presioni në Kosovë për qartësimin e rrethanave të vdekjes së aktivistit Dehari

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Homazhet në Prishtinë për aktivistin Astrit Dehari. Foto: LVV

Ndërsa ekspertët mjekoligjorë në Kosovë filluan të hënën procesin e autopsisë së Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes që vdiq të shtunën në burg – OJQ-të, avokatët, politikanët dhe të afërmit e tij po kërkojnë përgjigje.

Nëna, babai dhe motra e Astrit Deharit gjatë homazheve në Prishtinë. Foto: LVV
Nëna, babai dhe motra e Astrit Deharit gjatë homazheve në Prishtinë. Foto: LVV

Avokatë, OJQ dhe politikanë vazhduan të ushtrojnë presion te autoritetet e Kosovës që të shpjegojnë rrethanat e vdekjes në burgun e Prizrenit të aktivistit të ri të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Vdekja e Deharit të shtunën në një burg në Prizren ka shkaktuar trazira në vend, duke ngritur shumë pyetje shqetësuese nga analistët, studentët, përfaqësuesit e opozitës dhe miqtë.

Eksperti i çështjeve ligjore Kujtim Kerveshi në Facebook përsëriti kërkesat e opozitës që vdekja e Deharit të investigohet nga ekspertë të huaj.

“Shoqëria e Kosovë nuk i beson dhe nuk duhet t’i besojë më tej hetimet e çështjeve të tilla institucioneve tona; ato nuk janë të përgjegjshme ose profesionale dhe nuk janë të pavarura nga ndikimi,” shkroi Kerveshi duke fajësuar shtetin.

Avokati Korab Sejdiu tha se shumë faktorë e kishin fajin për vdekjen e parakohshme të Deharit.

“Prokurorët janë gjithashtu fajtorë. Së fundmi ata kanë krijuar një zakon të kërkesës automatike të paraburgimit [për të dyshuarit] pavarësisht nëse ata mendojnë se mund ta vërtetojnë krimin me prova,” tha Sejdiu.

Dastid Pallaska, një avokat dhe analist politik,  ngriti 15 pyetje në Facebook që sipas tij duhet të marrin përgjigje.

Megjithatë, ai gjithashtu paralajmëroi që të mos bëheshin gjykime të nxituara. “Duhet t’i rezistojmë impulsit për të arritur në përfundime të nxituara për shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie,” tha ai.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli gjithashtu bëri thirrje për sqarim të rrethanave të vdekjes së Deharit.

Homazhet në Prishtinë për aktivistin Astrit Dehari. Foto: LVV
Homazhet në Prishtinë për aktivistin Astrit Dehari. Foto: LVV

Një OJQ, Demokracia Studentore, e krahasoi atë me shumë vdekje të pashpjeguara të kosovarëve të paraburgosu përpara luftës së vitit 1999 në Kosovë, kur autoritetet serbe e qeverisnin provincën me dorë të hekurt.

“Rasti i djeshëm na kujton për vdekjet dhe vrasjet e pashpjeguara që u kryen nga kriminelët serbë në burgjet në Kosovë,” tha OJQ-ja.

Zyra e prokurorisë së Kosovës tha se po e hetonte tashmë vdekjen e tij, që kreu i zyrës së prokurorit në Prizren e përshkroi si “të dyshimtë”.

Familja Dehari ka kërkuar një ekspert të pavarur mjekoligjor në procedurën e autopsisë.

Ndërkohë, të dielën në qendër të Prishtinës u mbajtën homazhe në nder të Deharit, ndërsa të hënën do të ndodhë e njëjta gjë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Dehari u paraburgos në gusht, pasi u arrestua si i dyshuar për terrorizëm me dyshimin se hodhi një mjet shpërthyes në parlament në gusht.

Familja Dehari ka humbur brenda dy viteve dy djem. Arbër Dehari, sekretari organizacional i Vetëvendosjes vdiq në vitin 2014 nën atë që u dyshua të ishte vetëvrasje.

Etiketa: BurgdemokraciaFacebookHetimetkadri veseliKosovëparlamentprokurorshqipstudenttraziravdekjevrasje
Tjetri
Gjykata e re e Kosovës përballet me shqetësimet për mbrojtjen e dëshmitarëve

Prokurori Special i Kosovës do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.