AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndërkohë që Tirana përmbytet, bashkia shemb shtëpitë e romëve

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alban dhe Shkëlqim Sollaku, duke mbledhur hekur skrap në rrënojat e shtëpive të tyre | Foto nga : Gjergj Erebara

Bashkia e Tiranës ka shembur të premten pesë shtëpi të komunitetit rom në zonën e Bregut të Lumit, me argumentin se duke i rrafshuar banesat, i shpëton banorët nga përmbytjet, – një pretendim që banorët e mbetur të pastrehë e kundërshtojnë. 

Alban dhe Shkëlqim Sollaku, duke mbledhur hekur skrap në rrënojat e shtëpive të tyre | Foto nga : Gjergj Erebara
Alban dhe Shkëlqim Sollaku, duke mbledhur hekur skrap në rrënojat e shtëpive të tyre | Foto nga : Gjergj Erebara

Nën një qiell të zymtë dhe të lagur nga një shi i imët, të premten pasdite, Alban dhe Shkëlqim Sollaku po përdornin një frezë elektrike dhe një vare, për të shkulur atë pak hekur që kishte mbetur akoma i varur mbi kolonat e shtëpive të tyre tek Bregu i Lumit.

Më herët gjatë ditës, një fadromë e bashkisë Tiranë i kishte bërë vizitë komunitetit rom të cilit ato i përkasin, duke rrafshuar pesë ndërtesa – mes tyre dhe dy shtëpitë e vëllezërve Sollaku.

“Erdhën dje në orën 2 dhe më thanë nxirr plaçkat, dhe më lajmëruan se ke kohë deri në 8 të mëngjesi,” tregon Alban Sollaku.  “Sot jam nën dritën e zotit në shi,” shtoi ai duke u ankuar për vendimin e bashkisë Tiranë për shembjen e banesës së tij.

Për gati dy dekada, rreth 80 familje të varfra nga anë të ndryshme të Shqipërisë –shumica nga komuniteti rom dhe egjiptian – e kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë, që shtrihet në brigjet e Lumit të Tiranës, në skajin perëndimor të kryeqytetit.

Pjesa më e madhe e këtyre familjeve së shpejti duhet të shpërngulen, pasi shtëpitë e tyre preken nga projekti i bashkisë Tiranë për rehabilitim e shtratit të lumit të Tiranës.

Ndërtesat e vëllezërve Sollaku, ishin dy nga 5 banesat e shembura nga bashkia e Tiranës në këtë zonë informale gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që kryeqyteti është prekur nga reshje të dendura që kanë sjellë përmbytje në zona të ndryshme.

Banorët rom shpëtojnë ç'të munden nga shtëpitë e tyre të shkatërruara | Foto nga : Gjergj Erebara
Banorët rom shpëtojnë ç’të munden nga shtëpitë e tyre të shkatërruara | Foto nga : Gjergj Erebara

E pyetur nga BIRN, bashkia në një komunikim me shkrim i përshkroi shembjet me fadroma si një zhvendosje emergjente e banorëve të zonës, që sipas saj rrezikohen nga përmbytjet; ndërkohë që shtoi se familjet që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit do të përfitojnë nga programet e saj sociale.

“Nisur nga reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit, çka solli edhe përmbytjen e banorëve në fjalë, Bashkia e Tiranës u detyrua te ndërhyjë me evakuimin e disa familjeve aty, jeta e të cilave është vazhdimisht e rrezikuar për shkak të prurjeve të mëdha te Lumit të Tiranes,”  tha zëdhënësi i bashkisë Tiranë, Renato Kalemi.

“Të gjitha familjet që do të shpërngulen nga shtrati i Lumit të Tiranës do të trajtohen specifikisht nga Bashkia e Tiranës, sipas kërkesave të tyre. Bashkia e Tiranes u ka ofruar atyre disa zgjidhje, si: Bonus qiraje, strehim ne qendrën e emergjencave, banesa sociale ose nga janari i 2017, te jenë përfitues të sistemit për kredi të buta,” shtoi Kalemi.

Sipas bashkisë aktualisht, nga 10 familje që kanë aplikuar për bonus qiraje, 8 prej tyre janë përfitues të subvencionimit 100% të vlerës së qirasë.

Por disa nga kryefamiljarët rom me të cilët komunikoj BIRN, përfshirë edhe Shkëlqim Sollaku, që po shpëtonte çfarë të mundte nga rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar, u shprehen se nuk e kanë marrë akoma bonusin e premtuar të strehimit.

“Bonusin për 1 vit qira nuk e kam marrë akoma. Nuk kanë hedhur asgjë në bankë,” Shkëlqimi i tha BIRN, teksa qëndronte mbi rrënojat e banesës së tij.

Ai nuk është i vetmi. Tefta Mejdani, nënë e dy fëmijëve që punon në një rrobaqepësi, i tha BIRN se qe duke pritur për bonusin që të hidhej në bankë, kishte humbur dhe apartamentin me qira që kishte gjetur më herët.

“Atë shtëpinë që kisha gjetur ajo e zuri, sepse më tha se unë nuk do të pres ty,” shpjegoi Tefta “Tani kam gjetur një shtëpi tjetër, dhe duhet të bëj një kontratë tjetër,” shtoi ajo.

Ndryshe nga i vëllai, Alban Sollaku nuk përfiton nga bonusi i strehimit dhe as që është i gatshëm të largohet nga Bregu i Lumit.

Edhe pse ka vite që jeton në Tiranë, ai është akoma i regjistruar si banor në Elbasan dhe nuk mund të jetë pjesë e skemës e ndihmës sociale të bashkisë Tiranë.

“Nuk përfiton bonus se ke pasaportizimin në Elbasan. Kam një ndërtesë këtu dhe çfarë do të thotë ajo,” tha Albani, duke treguar nga rrënojat por pa shpjeguar pse nuk e kishte ndërruar pasaportizimin. “Më le ti si shtet që të ndërtoj këtu. Ku ishe deri dje? Do të bëj një kasolle me plastmasë dhe to të jetoj përsëri këtu,” shtoi ai.

Rrënojat e shtëpive të shembura tek Bregu i Lumit | Foto Nga Gjergj Erebara
Rrënojat e shtëpive të shembura tek Bregu i Lumit | Foto Nga Gjergj Erebara
Etiketa: BanorëBashkiaBashkia e TiranesBIRNegjiptianelbasanFamiljeGjergj ErebaraKEkomuniteti romkredipërmbytjePiSrehabilitimromromëshqipSkrapTiranaTiranë
Tjetri
Arrestohet në Pogradec ish-xhihadisti i plagosur në Siri

Arrestohet në Pogradec ish-xhihadisti i plagosur në Siri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.