AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Rumania vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë për torturat e CIA-s

Christina E LeengaChristina E Lee
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Justin Norman/Flickr

Pavarësisht provave, qeveria rumune vazhdon të refuzojë pranimin e faktit se CIA kishte në dispozicion një ndërtesë paraburgimi në Bukuresht ku u torturuan të burgosur të dyshuar si me lidhje terroriste.

Foto: Justin Norman/Flickr
Foto: Justin Norman/Flickr

Në një lagje periferike të Bukureshtit ndodhet një ndërtesë me pamje zyrtare që valëvit një flamur të NATO-s.

Emri, Zyra e Regjistrit Kombëtar për Informacion të Klasifikuar, ORNISS, është shkruar në një formë të pjerrët që nuk ngjall kuriozitet dhe vendndodhja është e mjaftueshme për të bindur kalimtarët për mungesën e rëndësisë.

Megjithatë, nëse do të besoheshin provat disavjeçare të OJQ-ve hetuesve ndërkombëtarë, gazetarëve dhe Senatit Amerikan, nga viti 2003 deri në 2005 kjo ndërtesë me pamje të zakonshme strehoi një qendër “të errët” paraburgimi, ku Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA torturoi të burgosur të rëndësishëm të “Luftës mbi Terrorizmin”, duke përdorur teknika të marrjes në pyetje që shkelnin ligjet e të drejtave ndërkombëtare dhe europiane të njeriut.

Pavarësisht informacionit nga disa burime të besueshme rreth zonës së errët të Bukureshtit dhe të atyre që ndodhën atje, qeveria rumune vazhdon ta mohojë ekzistencën e saj.

Por nuk është shumë vonë që vendi të hetojë atë që ndodhi realisht një dekadë më parë dhe të zbulojë se ku mund të kenë përfunduar miliona dollarë për mbrojtjen e sekreteve të SHBA-së.

Investigimi i Martit

Senatori zviceran Dick Marty. Foto: http://www.parlament.ch
Senatori zviceran Dick Marty. Foto: http://www.parlament.ch

Në nëntor 2005, OJQ-ja e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch identifikoi e para Poloninë dhe Rumaninë si vende ku zbrisnin fluturimet sekrete të CIA-s nga Afganistani, duke shoqëruar një raportim të mëparshëm nga Washington Post që pretendonte për qendra sekrete të paraburgimit në Europën Lindore.

Menjëherë më pas, parlamenti i Këshillit të Europës hapi një hetim për akuzat drejtuar nga senatori zviceran Dick Marty. Raportet përfundimtare, bazuar në mijëra regjistra të fluturimeve dhe “konfirmim të qartë dhe të detajuar” nga zyrtarë të lartë në SHBA dhe Rumani, arritën në përfundimin se “tani  kishte prova të ndërtesave sekrete të paraburgimit të drejtuara nga CIA në Poloni dhe Rumani”.

Marty dhe skuadra e tij e hetuesve folën me burime nga qeveria amerikane të cilët thanë se Rumania ishte zgjedhur si vend për të mirëpritur një qendër paraburgimi të CIA-s ose një “zonë të zezë” sepse “ekipi ynë e njihte zonën”, prej bashkëpunimit me Bukureshtin gjatë Operacionit Liria e Irakut.

Gjithashtu, sipas Hetimit Marti, si vende aspirante për NATO, Rumania po përpiqej ta orientonte veten më shumë drejt SHBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, si pjesë e strategjisë së rindërtimit të çuar përpara nga qeveria e Iliescut.

Në vitin 2006, përfaqësuesi rumun në PACE, Gyorgy Grunda pranoi në një debat plenar: “Ne punuam direkt me partnerë të CIA-s në krijimin e burgjeve këtu”.

Duke bashkëpunuar me CIA-n, sipas Investigimit Marty, qeveria rumune mund të tregonte besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të ndërtonte marrëdhënie që do të lehtësonin hyrjen e saj në NATO.

Por përveç konsideratave politike, duket se ka një faktor tjetër që e bëri Rumaninë një vend ideal për pritjen e një “zone të zezë”: gatishmëria e qeverisë për të pranuar para dhe investime në shkëmbim të shkeljes së ligjit.

Sipas një burimi amerikan në raportin Marti, premtimet e përmirësimeve të barrakave, pistës së avionëve dhe gjërave të ngjashme “u vlerësuan shumë”.

Por nuk ishte vetëm investim ushtarak: Siç do ta zbulonte edhe hetimi i Senatit Amerikan mbi zonat e errëta të CIA-s, qeveria rumune mori miliona dollarë për ndihmën.

‘Raporti i Torturës’

Raporti i CIA-s
Raporti i CIA-s

Në dhjetor 2014, Komiteti i Përzgjedhur i Inteligjencës pranë Senatit Amerikan publikoi një raport voluminoz,  që theksoi zbulimet e një investigimi disavjeçar mbi programin e marrjes në pyetje dhe të paraburgosje së CIA-s, i cili nga shtypi u pagëzua shumë shpejt si Raporti i Torturës.

Raporti analizoi në aspektin kritik metodat e CIA-s dhe doli në përfundimin se përdorimi i metodave të tepruara të marrjes në pyetje, nuk kishte prodhuar asnjë të dhënë të dobishme për luftën ndaj terrorizmit dhe më keq akoma, kishte shkelur marrëveshjet ndërkombëtare dhe disa ligje vendase.

Megjithëse raporti identifikon vetëm zonat e zeza të CIA-s me emra të koduar  dhe është shumë i redaktuar, analiza e thelluar dhe krahasimi i fakteve nga OJQ-të dhe gazetarët ka zbuluar vendndodhjen e zonave përfshirë zonën “e zezë” në Rumani.

Referenca të Zonës së Zezë të Paraburgimit gjenden edhe në raport.

Në vitin 2002, CIA arriti një marrëveshje me Rumaninë për të pritur një zonë paraburgimi dhe shpejt pas kësaj ftoi stacionin lokal të CIA-s të gjejë mënyra për të “treguar se ne e vlerësojmë thellësisht bashkëpunimin dhe mbështetjen”.

Në përgjigje ata morën një “listë dëshirash” për një shumë të pazbuluar milionësh, që CIA më pas i dha duke shtuar një sasi të pacaktuar milionësh në “subvencione”.

Pas kësaj, të paraburgosurit u transferuan aty dhe ishin subjekt i “teknikave të tepërta të marrjes në pyetje” si izolimi afatgjatë dhe teknika të ushqimit nga zorra e trashë.

A mund t’i referohet “subvencioni” në këtë pjesë të raportit të njëjtës gjë me “investimin material” në pajisje ushtarake që zbuloi investigimi Marti dhe jo një marrëveshje të ndarë parash. Duket e pagjasë.

Në Poloni, ku prania e një baze të zezë të CIA-s është krijuar me ligj, një zyrtar zbuloi për Uashington Post se Shërbimi Polak i Inteligjencës mori 15 milionë dollarë në dorë.

Menduam se programi “kishte më tepër para se sa mund të shpenzonim dhe rezultoi e vërtetë”, u shpreh një zyrtar.

Por marrësi rumun i fondeve të CIA-s është edhe sot e kësaj dite i paqartë.

Në vitin 2014, ish-kreu i Shërbimit Rumun të Inteligjencës, Ioan Talpes konfirmoi pretendimet e Raportit të Torturës se CIA kishte “të paktën” një qendër paraburgimi në tokën rumune, duke i thënë Spiegel Online se bashkëpunimi lidhej me aspiratat e vendit në NATO, pa përmendur shkëmbimin e fondeve.

Ion Iliescu, president nga 2000-2004, pranoi për Der Spiegel në 2015 se ai i dha CIA-s një vend për përdorim vetjak – një pozicion që ai më vonë tërhoqi në një blog personal.

Të dyja këto pranime erdhën vite pasi Komiteti Hetues i Senatit Rumun arriti në përfundimi se vendi nuk kishte pritur asnjë nga fluturimet sekrete të CIA-s apo ndonjë qendër paraburgimi – një pozicion që e mban edhe sot.

Rasti i Al-Nashiri

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut. Foto: John Cook/Flickr
Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut. Foto: John Cook/Flickr

Raporti i Torturës nga Senati është shumë i qartë rreth investimeve të mëdha dhe bashkëpunimeve sekrete të ndërmarra nga CIA dhe vlerës së tyre për SHBA-në: ato nuk ia vlejtën.

Por bashkëpunimi ende mund të përfundojë duke i kushtuar Rumanisë shumë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ECHR, do të publikojë së shpejti vendimin e saj mbi rastin e al Nashiri përkundrejt Rumanisë, në të cilin Rumania akuzohet nga një ish i burgosur në Zonën e Zezë për shkelje të të drejtave të tij duke lejuar CIA-n ta torturojë në tokën rumune.

Një version i mëparshëm i rastit solli shumë akuza kundër qeverisë polake dhe gjykata në 2014 vendosi se Polonia kishte shkelur Konventën Europiane dhe e urdhëroi vendin të paguante 100,000 dollarë dëme për Al-Nashirin dhe një ish të burgosur tjetër, Abu Zubaydah.

Nëse ECHR zbulon se ashtu si në Poloni, Rumania bashkëpunoi me Shtetet e Bashkuara për të lejuar tortura në Bukuresht, a do ta marrë qeveria mundimin të zbulojë të vërtetën e asaj që ndodhi dhe milionat e eurove që dyshohet se u morën?

Kërkesat ndaj Drejtorisë Kombëtare Kundër Korrupsionit në Rumani, nuk morën përgjigje por shoqëria civile ka dyshime.

“Ky lloj sekreti është i përgjithshëm në Rumani,” tha Maria-Nicoleta Andreescu nga organizata APADOR-CH, duke theksuar se ajo dyshon që ndonjë investigim zyrtar të ketë ndodhur.

Diana Olivia Hatneanu, e cila shërbeu si pikë kontakti për çështjen e al-Nashiri në nivel lokal, u shpreh se ka pak gjasa që çështja e rolit të Rumanisë të zgjidhet: “Publiku nuk ka interes. Nuk ka presion,” tha ajo.

Mohimi i vazhdueshëm i Rumanisë për rolin e saj në programin e paraburgimit të CIA-s jep sinjale zhdekurajuese për dy çështje që janë shumë të rëndësishme për vendin: shumat e mëdha të parave të marra për shkelje të ligjit dhe gatishmërinë e qeverisë për të marrë përsipër gabimet e të shkuarës.

Me mijëra njerëz që dolën në protesta në rrugë kundër korrupsionit jo më pak se një vit më parë, koha nuk mund të jetë më e përshtatshme që Rumania të pranojë rolin e saj në tortura dhe të thotë të vërtetën për atë që mori në këmbim për ndihmën ndaj SHBA-së.

Etiketa: AfganistaniAkuzaBlogDick MartyECHREmrigazetarGjykataHetimhetuesHuman Rights WatchInvestigiminvestimekonfirmimLigjLiriamarrëveshjeNATOpaktParaparlamentPoloniPoloniapresidentProtestaQeveriaraportRaportiRumaniRumaniaSenatiSHSHBAShtetet e Bashkuarasubvencionetortura
Tjetri
Shkelja e rregullave të sigurisë solli aksidentin vdekjeprurës në rafinerinë e Ballshit

Ndërkohë që Tirana përmbytet, bashkia shemb shtëpitë e romëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.